• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

by Java News
17/07/2026 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan, prezantoi parashikimin astrologjik për javën, duke shpjeguar ndikimin e lëvizjeve planetare në secilën shenjë të horoskopit.

Sipas saj, kjo është një periudhë që sjell zhvillime të rëndësishme në çështjet personale, profesionale dhe financiare, ndërsa për disa shenja priten zgjidhje për situata që kanë mbetur pezull prej kohësh.

Dashi

Një periudhë shumë e mirë për ju, ku do keni shanse në fillim të javës të bëni takime që do të japin fryte. Nga ana tjetër, çështje që kishin të bënin me pronën, familjen, që kanë ardhur nga e kaluara dhe janë ende në vazhdim, do të fillojnë të marrin zgjidhje rreth datave 23-24-25. Disa prej jush kanë menduar për blerjen e një makine. Mund të bëni biseda në fillim të javës, por mirë është të veproni me Mërkurin në kurs të drejtë, pra pas datës 25. Një periudhë shumë e mirë për ju, kur një ëndërr e juaj mund të bëhet realitet kësaj jave, të keni një përfitim financiar apo mbështetje nga një person i rrjetit tuaj. Kujdes nga vendimet që do të merrni, edhe pse jeni të favorizuar. Ju, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, është një periudhë ku do të keni zgjidhje, shanse si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Demi

Një mbështetje financiare do të merrni këtë javë, që mund të vijë nga familja, nga njerëzit e rrethit tuaj shoqëror. Nga ana tjetër, do të keni zgjidhje për disa probleme të familjes suaj këtë javë dhe, njëkohësisht, të gjitha udhëtimet dhe kontaktet që keni krijuar për punë do të japin rrugëzgjidhje dhe fryte nga data 24 e në vijim. Gjithashtu, do të rregulloni marrëdhëniet me njerëzit e rrjetit tuaj, nëse gjatë kësaj periudhe keni pasur ndonjë keqkuptim. Pra, ndryshime do të keni ju të 10-ditëshit të parë, si në punë, ashtu edhe në familje.

Binjakët

Në fillim të javës do të bëni biseda me njerëz të rrjetit tuaj shoqëror, ku do të merrni këshillat e duhura, ose do të bëni një bashkëpunim për të realizuar më mirë synimet tuaja. Ndoshta do të kërkoni një ndihmë financiare dhe mund të jepet, që ka të bëjë me realizimin e një prej planeve tuaja. Mërkuri, i cili është edhe guvernatori juaj, kthehet në kurs të drejtë nga data 23-25 e tutje. Kështu, disa vonesa që kishit në sferën financiare tani mbarojnë. Njëkohësisht, është një periudhë shumë dinamike për realizimin e planeve tuaja, për të bërë udhëtime, për të kontaktuar njerëz të rëndësishëm, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e ndryshimeve që keni ndërmend. E gjitha kjo sidomos për të lindurit në 10 ditët e para të shenjës.

Gaforrja

Biseda diskrete do të bëni në lidhje me punën, me njerëz që janë më lart se ju. Këto biseda kanë si qëllim një organizim më të mirë të punës, një mbështetje. Bisedat që do të bëni, mirë është të mos bëhen të njohura për të tjerët, derisa të realizohen. Mund të merrni gjithashtu mbështetje nga një prind. Përpiquni pak për veten, për shqetësimet që keni përgjatë kohës që qëndroni vetëm. Ndoshta pikërisht për këto probleme mund të bëni një bisedë me njerëz më të pjekur ose më kompetentë, që mund të ndihmojnë në këto zhvillime. Mërkuri, që kthehet në kurs të drejtë në shenjën tuaj, do t’ju nxjerrë nga një situatë paksa plogështie dhe gjërat do të shkojnë më mbarë nga java që vjen e tutje. Fokusohuni edhe te sfera financiare, ku do të keni vërtet mbështetje dhe ndryshime.

Luani

Fillimi i javës krijon kushtet për udhëtime, për të bërë takime me miq ose me pjesëmarrës në punë kolektive, që kanë si qëllim realizimin e një plani afatgjatë me të ardhmen tuaj. Njëkohësisht do të keni mbështetjen e një shoku që do t’ju ndihmojë në vendimmarrje ose në zgjidhje të disa problemeve ligjore që ju keni. Jeni në një fazë ku keni përpara zhvillim. Pikërisht këtë javë, Jupiteri gjendet në shenjën tuaj dhe do të krijojë marrëdhënie shumë të mira me Uranin, por edhe me Plutonin. Kështu, pretendimet për para dhe bashkëpunimi duhet t’i shikoni me kujdes, me qëllim që të përfitoni. Mërkuri në prapavijë, në shtëpinë tuaj të 12, do t’ju çlirojë pak nga disa probleme.

Virgjëresha

Fillimi i javës krijon kushte për disa biseda në lidhje me financat që kanë të bëjnë me të tjerët. Pra, ju, duke punuar, ku do të ketë edhe konkurrencë edhe rivalitet, do të nxirrni gjithë aftësitë tuaja. Do të bëni një bisedë ku puna juaj do të vlerësohet dhe ndoshta do të merrni një mbështetje financiare ose një rritje të rrogës, e cila do të sjellë një stabilitet. Njëkohësisht krijohet edhe një stabilitet në punën tuaj. Megjithatë, që sot, deri në fund të muajit, por edhe nga fundi i gushtit, duhet të jeni shumë vigjilentë të mbroni marrëdhëniet tuaja, për të cilat jeni të interesuar, si dhe të mbroni edhe vendin e punës, nëse jeni të kënaqur me atë vend. Por, nëse ju vijnë ndryshime nga faktorë të jashtëm, jeni të detyruar t’i pranoni, por do të keni shanse të gjeni një punë të re. Mbështetje financiare do të vijë për ju në mënyrë të pakuptuar, edhe nga puna, por edhe nga faktorë të jashtëm. Në përgjithësi jeni në një fazë që do të keni gjatë gjithë vitit mbështetje, por do të keni edhe mundësi për të projektuar hapat tuaj të mëtejshëm, për të rregulluar problemet tuaja shëndetësore dhe për të pasur një mbrojtje, në mënyrë metaforike, nga universi.

Peshorja

Kjo javë favorizon udhëtimet që do t’i bëni ose me bashkëpunëtorë, ose me partnerët. Kështu do të vini edhe më afër, do t’i forconi pozitat tuaja ose do të bëni udhëtime që kanë si qëllim punën dhe bashkëpunime të reja, që do të japin fryte brenda vitit 2026. Paralelisht, në karrierën tuaj, përfundon një periudhë ku kishit disa pengesa, vonesa dhe do të rregullohet klima brenda punës. Kujdes në vlerësimin e situatave në të cilat gjendeni.

Akrepi

Fokusohuni në karrierën tuaj. Keni shanse shumë të mira aty. Është një periudhë që keni udhëtuar, ose jeni në vazhdim të udhëtimeve. Keni bërë ato plane dhe jeni duke bërë plane në lidhje me jetën tuaj në përgjithësi për të ardhmen: për të kurorëzuar një marrëdhënie, për të rregulluar një problem ligjor… Të gjitha këto do të marrin një rrugëzgjidhje pas datës 23 e tutje. Nga ana tjetër, fillimi i javës krijon shanse ideale për të marrë një ndihmë, një mbështetje financiare, ku do të organizoni më mirë punën dhe përditshmërinë tuaj. Njëkohësisht, kjo periudhë mund të zgjidhë disa probleme financiare që ju kanë preokupuar.

Shigjetari

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja kalojnë disa sprova. Krijimi i javës krijon kushte të gjeni njerëzit e përshtatshëm që të zgjidhni këto problematika. Njëkohësisht krijon kushte për bashkëpunim financiar, ose një njohje për jetën emocionale, që mund të nisë seriozisht, ose, nëse jeni njohur, ka ardhur momenti ta afroni bisedën ose situatën në një fazë më serioze. Jeni në një fazë jete ku do të keni përfitime shumë të mira ju, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Këto shanse që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, sidomos me përfitime financiare, nga ana tjetër mund të vijnë si pasojë e ndryshimeve në marrëdhënien tuaj.

Bricjapi

Çështje që kanë hasur disa pengesa në bashkëpunime dhe në jetën tuaj emocionale, tani fillojnë të marrin zgjidhje. Ristabilizohet një keqkuptim, ndërkohë që ju, që kishit një rikthim të një partneri nga e kaluara, tashmë do të doni të dini çfarë vendimi të merrni që nga fillimi i kësaj jave e kryesisht nga data 24. Njëkohësisht do të keni mundësi nga fillimi i javës për të zgjidhur një problem që do të përmirësojë kushtet tuaja në shtëpi e në punë. Gjithashtu mund të marrin zgjidhje çështjet e pronave. Duhet të jeni shumë vigjilentë në mënyrën se çfarë iniciative do të merrni në sferën financiare. Megjithatë, ndihmën dhe mbështetjen ju do ta keni.

Ujori

Jeni në fazë ndryshimesh. Përditshmëria juaj ka qenë e ngarkuar, por edhe me pengesa. Këto pengesa do të fillojnë të marrin fund nga data 23 e tutje. Përditshmëria dhe problemet shëndetësore që mund t’ju kishin shqetësuar, do të fillojnë të lehtësohen. Kjo javë është shumë interesante, sidomos fillimi i saj, për biseda dhe njohje që lidhen me jetën tuaj personale, ose biseda serioze që kanë të bëjnë me atë pjesë të punës suaj që është e lidhur me krijimtarinë tuaj, ose zhvillime që kanë të bëjnë me investime. Shanse shumë të mira do të keni në fushën e marrëdhënieve dhe në fushën e bashkëpunimeve. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë muajit korrik të merrni vendime serioze për jetën tuaj, ku të kurorëzoni me sukses një marrëdhënie tuajën.

Peshqit

Të kujdesshëm në problemin që shfaqet në familjen tuaj. Ndoshta bëni disa investime lidhur me një rinovim në shtëpinë tuaj. Jeni në një fazë ku keni marrë një përgjegjësi më të madhe në sferën financiare dhe ndoshta jeni pak të kufizuar pikërisht prej investimeve në shtëpinë tuaj. Përditshmëria juaj është shumë e këndshme dhe ju krijon kushte të gjeni një punë të re. Këtë javë, kur Jupiteri bën aspekte shumë pozitive, krijohen kushte për të zgjidhur një problem shëndetësor, për të organizuar më mirë përditshmërinë, për të kaluar bukur, për të gjetur një punë të re. Mërkuri, që kthehet në kurs të drejtë, do t’ju japë zgjidhje për vonesat, pengesat, lidhur me fëmijët, partnerët, e për të marrë një vendim ndoshta për një person që u kthye gjatë kësaj periudhe nga e kaluara.

Next Post
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

July 17, 2026
Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë  në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

July 17, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

July 17, 2026
Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

July 17, 2026
Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

July 17, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

July 17, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In