Presidenti francez, François Hollande, paralajmëroi sot kundër rreziqeve për një rritje të tensioneve në Siri me ndërhyrjet e shumta, kontradiktore të Turqisë dhe Ruisës, gjatë një fjalimi para Konferencës së Ambasadorëve në “Elysée”.
“Këto ndërhyrje të shumta kontradiktore sjellin rreziqe për rritje të përgjithshme të tensioneve”, deklaroi shefi francez i Shtetit, duke përmendur kryesisht ndërhyrjen ushtarake të ankarasë kundër kurdëve.
“Urgjenca absolute është ndërprerja e luftimeve”, shtoi ai./r.a