HISTORITË/ 10 austronautët që me arritjet e tyre ndryshuan historinë e njerëzimit
10 – Ed Uajt
Një ‘superstar dhe lideral natyral’, Ed Uajt ishte amerikani i parë që zbriti në hapësirë, dhe që rezultoi të ishte shumë më shumë ambicioz nga sa kishte menduar NASA. Pasi programi i sovjetëve mundi atë të NASAs në zbritjen e parë në hapësirë, misioni i Uajt u rishikua dhe një herë, dhe nga thjesht ‘dalja nga kapanxha’ u shndërrua në një qëndrim prej 36 minutash jashtë saj. Uajt qëndroi jashtë anijes hapësinore më tepër nga sa ishte supozuar, dhe pas kësaj ishte aq i ekzaltuar sa që e përshkroi kthimin në anije si “momentin më të trishtë në jetën e tij”.
9 – Gus Grisom
Sëbashku me Uajt dhe dy të tjerë në këtë listë, Grisom ishte një nga anëtarët e Merkuri Seven, grupi i parë i austronautëve amerikanë, ku secili prej të cilëve është cilësuar nga gazeta Time ‘një qënie fizike supreme… me vetëbesim dhe me eksperiencë në rrezik,’ dhe secili prej tyre kishte shkallë të lartë inteligjence. Ai ishte amerikani i dytë që fluturoi në hapësirë dhe i pari që e bëri këtë dy herë. Para se të niste karrierën e tij në NASA, ai kishte marrë pjesë në misione ushtarake, fluturuese, në Kore, dhe kishte kërkuar që të zgjaste karrierën e tij. Sëbashku me Ed Uajt, Grisom vdiq në mënyrë tragjike në fluturimin Apollo 1, në 1967.
8 – Xhim Lovell
Xhim Lovell kaloi në hapësirë më shumë kohë se çdo austronaut tjetër – ai ishte amerikani i parë që fluturoi drejt hapësirës katër herë, i pari që fluturoi në hënë dy herë dhe ruajti rekordin për kohën më të madhe të kaluar në hapësirë (715 orë) deri në krijimin e Stacionit Hapësinor – por më tepër ai mbahet mend si komandanti i misionit pothuajse katastrofik Apollo 13. Vetëm disa vite pas fatkeqësisë së Apollo 1, Apollo 13 pati një shpërthim gjatë fluturimit që dëmtoi sisteme të shumta, përfshirë këtu dhe atë të burimeve të ajrit dhe fuqisë. Vetëm në sajë të veprimeve të tij të menduara shpejt dhe nën presion, ai arriti të shpëtonte grupin, duke manipuluar me përdorimin e modulit të padëmtuar hënor, që bëri që ata të riktheheshin në tokë të sigurt.
7 – Boris Volinov
Volinov ishte pjesë e bashkimit të parë të dy anijeve hapësinore (Soyuz 4 dhe 5), duke e lënë atë vetëm në bordin e Soyuz 5. Ndërkohë që ai kthehej për në Tokë, moduli i shërbimit të Volinov dështoi të ndahej, duke e lënë atë të mbrojtur vetëm nga një kapanxhë, vendet e së cilës filluan të shkriheshin për shkak të nxehtësisë. Moduli arriti të ndahej në mënyrë të përshtatshme, por parashuta pati disa probleme dhe Volinov zbarkoi në mallet Ural, duke thyer dhëmbët. Ai arriti të ecte milje të tëra në një terren me temperaturë zero gradë, për të gjetur një strehë; grupi i kërkimit ndoqi gjurmët e gjakut të tij. Më pas doktorët e informuan se Volinov nuk do të ishte në gjendje të fluturonte më – por ai fluturoi.
6 – Xhon Glen
Kur Amerika prezantoi Shtatë Austronautët e saj, njëri prej tyre e prezantoi veten si “marinari i vetmuar” i grupit. Ai u bë amerikani i parë në orbitë dhe personi i tretë në të, por rekordet nuk ishin asgjë e re për Xhon Glen; ai kishte tashmë një rekord për fluturimin e parë transkontinental me shpejtësi më të madhe se atë të dritës, vite më parë në 1957, dhe vazhdoi të thyente rekorde dhe për një kohë të gjatë (40 vite më vonë ai u bë personi më i vjetër në moshë që arriti të fluturonte në hapësirë, në moshën 77 vjeçare). Glen ka qenë gjithashtu senator i Ohios për katër mandate.
5 – Aleksej Leonov
Askush, në asnjë vend, nuk dinte çfarë të priste nga udhëtimi i parë në hapësirë. Leonov kaloi dhjetë minuta në hapësirë duke lëvizur me një shpejtësi prej 18 mijë milje/orë, përpara se të kuptonte se kostumi i tij kishte filluar të fryhej në vakum, dhe se nuk mund të arrinte më pjesën e dorezave apo të çizmeve, dhe se kishte ‘ngecur’ jashtë. Pa dashur të shkaktonte panik, Leonov vendosi të thithte ajër nga kostumi i tij dhe arriti të përshtatej sërish me përmasat e kostumit. Pothuasje menjëherë pas kësaj, ai zbuloi se programi i uljes kishte kqfunksionuar, anija ishte pothuajse pa karburant dhe ai (si navigator) duhej të bënte uljen në mënyrë manuale. Kozmonautët ranë në male dhe kaluan dy netë në pritje për t’i shpëtuar.
4 – Buz Aldrin
Një vit pas daljes në hapësirë të Leonov, NASA ende po testonte se çfarë mund të bëhej dhe çfarë aktivitetesh mund të kryheshin jashtë anijes hapësinore. Kjo bëri që Buz Aldrin të kryente tre nga këto në Gimini 12, në një total prej gjashtë orësh. Anija u ndesh me një mjet në orbitë (dhe kjo ndodhi vetëm katër vjet pasi Aldrin kishte shkruar tezën e doktoraturës rreth ‘ndeshjeve të ekuipazheve orbitale’). Si njeriu i dytë që shkoi në hënë, Aldrin u bë subjekt i një shakaje të një teoristi mbi zbritjen në hënë, që e ngacmoi atë në rrugë duke e quajtur frikacak, dhe ku si kundërpërgjigje austronauti e qëlloi me grusht në fytyrë.
3 – Alan Shepard
Shepard ishte caktuar të shkonte në hapësirë gjashtë muaj përpara se të fillonte programi i Sovjetëve. Ai ishte veteran i Luftës II Botërore me eksperiencë të madhe në fushën e fluturimit, dhe u bë një admiral i dalluar në skuadër. Ai fshehu në kostumin e tij të hapësirës një hskop golfi, që të luante golf në hapësirë. Arritja më e madhe e Shepard, përveç të qënit amerikani i parë i caktuar për të shkuar në hapësirë, ishte humbja ‘e të qënit njeriu i parë që shkoi në hapësirë’ në një distancë kohore prej vetëm 23 ditësh. Këshilla më e vlefshme që mund t’i jepet dikujt që pregatitet për të përfaqësuar kombin e tij në një akt të rëndësishëm për të gjithë njerëzimin është “Mos prish punë, Shepard”.
2 – Juri Gagarin
Një punëtor fabrike në një fshat rural, Gagarin ka shprehur se dëshira e tij për tu bërë pilot kishte ardhur si rezultat i pafuqisë që ai ndiente gjatë pushtimit nazist të vendit të tij (vëllai dhe motra e tij u kapën dhe u shfrytëzuan si skllevër pune). I përzgjedhur si një nga 20 kozmonautët e parë, Gagarin respektohej nga kolegët e tij për miqësinë dhe sinqeritetin. Ai u zgjodh të pilotonte Vostok 1, dhe më 12 Prill të 1961, Gagarin – rreth 26 vjeç – u bë njeriu i parë që shkoi në hapësirë, duke realizuar një udhëtim prej 180 minutash në orbitën e Tokës. Ai vdiq në moshën 34 vjeçare në një trajnim fluturimi.
1 – Neil Armstrong
Më 16 Korrik 1969, një raketë me përmasat e një ndërtese 36 katëshe, lëshoi në hapësirë, në një distancë prej ¼ million milje, tre burra ku dy prej të cilëve hipën një avion të vogël dhe arritën të zbrisnin në sipërfaqen e Hënës. Më 20 Korrik, komandanti Neil Armstrong u bë njeriu i parë që arriti të shkonte në Hënë. Uilliam Safire kishte shkruar një fjalim për presidentin Nikson, ku thuhej se Armstrong dhe Aldrin ishin bllokuar. Por ky mesazh nuk arriti të përçohej: “Në eksplorminin e tyre, ata ‘ngacmuan’ njerëzit e tokës që të ndiheshin si një të vetëm; në sakrificën e tyre, ata bashkuan më shumë shoqërinë njerëzore… Këta burra ishin të parët, dhe do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona.”









