• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Historike arritja e parë në Europian”/ Ish-kapiteni Cana: Gjimshiti nuk u ankua kurrë, ja çfarë ju them për Brojën

by Java News
19/10/2023 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po kalon një periudhë të artë, teksa Kombëtarja më në fund po bind me lojë dhe rezultat. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024, teksa në dy ndeshjet e fundit kualifikuese mjafton një pikë. Optimizmi është i madh, entuziazmi gjithashtu, ndërsa tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të parë çfarë emocionesh do na dhurojë skuadra. Një kualifikim në Europian, do të ishte i dyti në histori, pas atij të vitit 2016. Legjenda e Shqipërisë, Lorik Cana u shpreh mjaft i kënaqur për paraqitjet e Shqipërisë, në një intervistë të dhënë për News 24.

A ka sekret suksesi trajneri Sylvinho? Na bërë pak komunistë, pasi the me yllin në ball (Qesh). Kombëtarja është e përbërë nga yje. Po shkëlqejnë më shumë. kur kemi patur arritjen e parë historike, pritshmëritë janë shumë të vështira. Gjithmonë është e vështirë për të bërë diçka historike, më pas e vështirë është që të përsërisësh suksesin. Këta djem po përgjigjen mirë, po hapin një kapitull të ri. Po e bëjnë me gola nga një dimension tjetër. Nuk është rastësi, pasi po ndodh shpesh. Besoj se do ia dalim. I kemi të gjitha mundësitë që të mbyllim kapitullin e kualifikimit që në ndeshjen tjetër.

Çfarë ka kjo Kombëtare më shumë? Duhet ta shikojmë në aspektin e periudhës. Çdo kapitull, çdo edicion ndryshon. Gjëja më historike do mbetet kualifikimi i parë. Teknikisht pritshmëritë janë shumë të mëdha. Kjo e bën meritën e djemve akoma më të madhe. Ne kemi një përbërje me cilësi tjetër. Kemi një skuadër më të talentuar, kemi një skuadër që luan me vetëbesim të madh. Duke mos hequr asnjë presje, është e pamohueshme që merita është e kombëtares që është zgjedhur në grupin 3 të këtij shorti. Në të kaluarën, shorti ka qenë mjaft i vështirë. Duhet të dëshmosh që je i fortë, duhet të mos të ndalemi dhe të kapim vendin e parë.

Çfarë i ka munguar më parë kombëtares? Po t’i shikosh numrat dhe rëndësinë e një lojtari si Asani, po të jap një shembull. Kur ti luan në një kompeticion, nis gjithçka me Moldavinë dhe vjen një gol në këndin e kundërt, është goli që bëri diferencën. Kur luan me Poloninë dhe është i ngjashëm. Kur luan me Çekinë dhe bën sërish një gol të jashtëzakonshëm, dihet kjo që lojtari ka një meritë të jashtëzakonshme. Fryma e grupit duket. Kjo kombëtare di të mbrohet dhe di të sulmojë.

Çfarë ndjesi të jep shiriti i kapitenit që ti e ke mbajtur me shumë krenar? Pse po ndryshojnë shumë kapitenët! Elseidi po arrin një numër të madh ndeshjesh me kombëtaren. Ajo që më bën shumë të lumtur ka të bëjë me të mirën e Shqipërisë. Të gjithë ne përfitojmë. Kur shkon një ekip mirë, ne që kemi luajtur dikur, jemi shumë të lumtur.

Përshtypja… Ua thashë edhe në sy pas ndeshjes me Çekinë. Një lojtar që më bën përshtypje është Berat Gjimshiti. Ishte thellbësor në kualifikimin e Euro 2016. Ai bëri gol ndaj Armenisë. Në asnjë moment atë lojtar nuk e kemi parë të ankohet. Unë gëzohem për Berat Gjimshitin.

Çfarë po ndodh me Brojën, është e vërteta mungesa e harmonisë? Unë Brojën nuk e kam patur mundësinë ta takoj. Jemi shqiptarë të gjithë. Ai djalosh në moshën që ka luan te Chelsea. Kemi një nga sulmuesit e Chelseat, kjo ka rëndësi. Gjithë ky sukses po bëhet pasi lojtarët po gjejnë një lidhje shpirtërore mes tyre. Nuk e shikoj një problem të madh. Duhet dikush që të ketë karakter të fortë.

Qëndrimi në distancë Rama-Kurti në stadium… Çfarë bëjnë ata në axhendën politike, nuk ka të bëjë fare me atë që ndodh në stadium. Rama është tifoz dhe ndjek kombëtaren. E njëjtja gjë vlen për Kurtin, ky i fundit e do po aq shumë kombëtaren. Prezenca e tyre nuk është për të dëshmuar diçka. Kemi lojtarë nga treva të ndryshme. Ata vijnë për dashurinë që kanë për kombëtaren./m.j

Next Post

50 minuta në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In