• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

50 minuta në pushtet

by Mero Baze
19/10/2023 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Protesta e sotme duket se dha një zgjidhje për mënyrën se si mund të zgjidhet çështja që edhe opozita të ndjehet në pushtet.

Lehtësia me të cilën shumica në parlament, lejoi Sali Berishën tu “zinte karriget” e ministrave, ishte zgjidhja e duhur,  se si mund ta bëjnë që Berisha të ndjehet në pushtet. Çdo javë të tretë të një muaji, shumica ta lejojë Berishën të ulet në karriget e ministrave, dhe kështu edhe ata ndjehen në pushtet 50 minuta në muaj.

Nuk është pak, po të llogarisësh që kanë dhjet vjet që nuk janë ulur asnjëherë në ato karrige.
Pastaj vendet mund ti zgjedhin. Albana për lehtësi mund ti zërë vendin Albanës së Mjekësisë, se dhe ashtu e ka pas ëndërr atë karrige. Flamuri po dihet ka karrigen e Taulant Ballës. Ina Zhupa nuk e di pse kërkonte deomos të Bora Muzhaqit se në fakt mund të zërë dhe të Kumbaros. Gaz Bardhi sot e ka pas lehtë se Ulsiu është në Londër. Edhe Fatmir Mediu mund të zërë vendin e Niko Peleshit edhe pse e ka akoma nëpër këmbë në gjyqe atë karrige.

Sidoqoftë shansin të ndjehen në pushtet e kanë të gjithë. Ndonjëri dhe mund ta ndërroj ëndrrën e vet me ndonjë karrige që gjen bosh se nuk u bë qameti. Në fund të fundit këto prova për pushtet janë.
Problemi është se ky është një vetëposhtërim, që Edi Rama nuk ka fuqi tua bëj vet dhe sikur të vras mendjen 24 orë. Atij I kërkohet të zgjedh kë do kryetar të PD, Berishën apo Lulin.

Ai me qejf Berishën ka, me thënë të drejtën, por këtu po I bien më qafë se kryetarin ata kanë vendosur ta zgjedhin me gjykatë. Po ta kishin lënë që në fillim në dorë të Ramës do ta kishin zgjidhur tani.

Deri dje po e akuzonin Edi Ramën se po diktonte zhvillimet në opozitë dhe po përçan opozitën. Sot e akuzojnë se nuk ka bërë mirë që ka zgjedhur Lulin por duhet të zgjidhte Berishën.

Tani ndaheni një herë mendjen, nëse kryetarin do ta zgjidhni vet apo Rama. Nëse bini dakord tua zgjedh Rama, jepni një mandate atij se dhe Kongresin ua bën më të mirë se tuajin, dekorin e qan, mund tu sjell hua dhe të ftuar ndërkombëtar nga ata shokët e vet të majtë e të djathtë nëpër Europe dhe dukeni parti serioze.

Protesta e sotme, dukej se e kishte kaluar këtë hap dhe bëhej kundër “përzgjedhjes” së kryetarit nga Rama. Pra gjithë ajo pakënaqësi dhe zënie karrigesh ishte se ai nuk paska zgjedhur Berishën, po Bashën.

Ndaj dhe simbolika e zënies së karrigeve, donte të thoshte se në ato karrige nuk mund të ulet Basha me të vetët, por këta të Doktorit.

Nuk e kishin menduar keq. Cilësore ishte si gjetje, por këtë shans Edi Rama mund tua japi sa herë të doni. Dhe ashtu ai I ka bezdi ministrat e vet në sallë.
Puna është se mos u duket vetja në pushtet për 50 minuta dhe mësoheni keq duke lënë Edi Ramën 50 vjet kryeministër.

Next Post
Apartamente e vila me qira ditore/ Biznesi i shqiptarëve që po lulëzon nga viti në vit

Vendimi i KKT/ Miratohet kulla te ‘Blloku’, Barcelona Tower e të tjera në Tiranë. Kompleks vilash te 'Kepi i Rodonit' në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria drejt një ligji të unifikuar për investimet, filtra sigurie për kapitalet e huaja dhe rishikim i statusit “strategjik”

Shqipëria drejt një ligji të unifikuar për investimet, filtra sigurie për kapitalet e huaja dhe rishikim i statusit “strategjik”

October 21, 2026
Do flemë më pak! Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet në kohën dimërore

Do flemë më pak! Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet në kohën dimërore

October 21, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

October 21, 2026
42-vjeçari arrestohet sapo zbriti në Rinas, ja për çfarë dyshohet

Pavarësisht protestës, shqiptarët i vijojnë udhëtimet! Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave!

October 21, 2026
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

Alarm për sigurinë kibernetike në të gjithë Evropën, mbyllen përkohësisht disa faqet online!

October 21, 2026
Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

October 21, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In