• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

by E B
07/05/2026 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, nxiti kureshtjen e shumëkujt në Kosovë.

Por, arsyeja e fluturimit drejt Kosovës të njërit prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë për transportin e mallrave, përfshirë ato ushtarake, mbetet ende e panjohur.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar të enjten informacione nga Aeroporti i Prishtinës në lidhje me ardhjen e fluturakes së madhe të prodhimit ukrainas, por nuk ka marrë përgjigje.

Fluturimi i aeroplanit me regjistrimin UR-82008 nuk ka figuruar as në regjistrat e fluturimeve komerciale online.

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka thënë se nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë fluturim.

Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, e ka fotografuar dhe e ka xhiruar uljen e djeshme të aeroplanit gjigant, i cili në Kosovë është parë edhe në të kaluarën.

Edhe entuziastë të aviacionit, vendës e të huaj, po ashtu kanë publikuar fotografi e video të uljes së Antonov An-124 në aeroportin që ndodhet 17 kilometra larg kryeqytetit kosovar, duke aluduar se aeroplani është nisur nga një bazë ajrore në Gjermani.

Sipas tyre, ai mund të ketë sjellë pajisje ushtarake për misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Por, nga ky mision i NATO-s nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë i tha REL-it se, “si çështje parimore dhe pavarësisht nga pyetja specifike, nuk komenton transportet ushtarake”, si dhe që përgjigja e saj nuk përbën as konfirmim e as mohim në lidhje me këtë fluturim.

Ajo, megjithatë, tha se forcat e armatosura gjermane përdorin shërbimin e transportit të kompanisë Antonov.

“…Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH [përdoren] për dërgimin dhe furnizimin e forcave gjermane në kontekstin e mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleancës, menaxhimit të krizave ndërkombëtare dhe menaxhimit të rreziqeve dhe krizave kombëtare”, i tha REL-it një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Për çfarë përdoren aeroplanët Antonov?

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga vetë kompania ajrore, Antonov Airlines është një degë e Antonov Company, me seli në Kiev, Ukrainë.

Ndërmarrja shtetërore ukrainase operon një flotë të gjerë avionësh që transportojnë mallra, duke përfshirë pesë avionë të tipit An-124 Ruslan, që mund të bartin ngarkesa deri në 150 tonë.

Dy prej këtyre aeroplanëve përdoren zyrtarisht përmes kompanisë Antonov Logistic SALIS GmbH, për të ofruar shërbime transportuese për NATO-n dhe vendet e Bashkimit Evropian për dërgimin e “mallrave emergjente në situata të krizës”.

Sipas informacioneve në ueb-sajtin e kompanisë, shërbimet përgjegjëse për planifikimin e transportit dhe mirëmbajtjes së avionëve janë zhvendosur përkohësisht në Lajpcig të Gjermanisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Fluturimet e mëparshme në Kosovë

Aeroplani i kompanisë Antonov nuk erdhi për herë të parë në Kosovë të mërkurën.

Vetë Aeroporti i Prishtinës kishte publikuar fotografi të këtij aeroplani, kur ai kishte mbërritur në Kosovë më 2016.

Ndërkaq, grupi BBKRspotters, i cili publikon pamje të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, kishte publikuar një video të uljes së këtij aeroplani në “Adem Jashari” në janarin e vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione nga vetë kompania e fluturimeve Antonov për fluturimin e djeshëm, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka marrë përgjigje./REL

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nuk bëhet punë me këtë popull”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

August 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 19 Gusht 2026

August 18, 2026
Europa dukej vetëm disa hapa larg…Për ta, ishte fundi!

Europa dukej vetëm disa hapa larg…Për ta, ishte fundi!

August 18, 2026
Zjarri në Vlorë, 25-vjeçarja me djegie të rënda dërgohet në Turqi. Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

Zjarri në Vlorë, 25-vjeçarja me djegie të rënda dërgohet në Turqi. Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

August 18, 2026
“Mund të eksploroni plazhet dhe qytetet historike”! Tabloidi “The Sun” rekomandon Shqipërinë

“Mund të eksploroni plazhet dhe qytetet historike”! Tabloidi “The Sun” rekomandon Shqipërinë

August 18, 2026
Vendim historik në Siri, kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje

Vendim historik në Siri, kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 18, 2026
Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

August 18, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Balla: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

August 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Pas bashkive, rajonet

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com