• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia tronditëse/ Tragjedia që ktheu njerëzit në kanibalë për të mbijetuar

by Java News
14/11/2017 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa shihnim nga dritarja e avionit, diçka nuk shkonte. Ishim të sigurt se ishim shumë poshtë. Krahët e avionit ishin vetëm pak metra larg majave të mbuluara me borë të Andeve.

Çfarë po i thoshte mendja pilotit? Atmosfera në bord ishte fantastike- miqtë e mi të skuadrës së ragbisë dhe unë po udhëtonim drejt Kilit për një ndeshje.

Po qeshnim, këndonim dhe bënim shaka, siç bëjnë të rinjtë.

Por gjërat morën një kthesë të tmerrshme. Ndjeva sikur avioni ra në një xhep turbulencash.

Më pas në një tjetër xhep. Tentoi të ngrihej dhe fitoi lartësi.

Por edhe pse po i sforconte motorët me sa mundej, ato nuk kishin fuqi. Një minutë më vonë dëgjuam një zhurmë të fortë.

Avioni kishte humbur një krah. Më pas erdhi një shpërthim i fuqishëm.

Po fluturonim vërdallë sikur të ishim brenda një uragani.

Menjëherë më pushtoi ideja se do të vdisja.

U mbajta kaq fort të sedilja, aq sa e grisa me duart e mia. Ula kokën përpara dhe po prisja goditjen finale, atë që do më çonte në botën tjetër.

Por nuk ndodhi. Trupi i avionit ndaloi me forcë. Sedilja ime fluturoi drejt vendeve të para.

Por sërish merrja frymë. Isha gjallë!

Rreth e qark meje dëgjoja rënkime dhe të qara. Trupi i avionit ishte hapur, ndërsa bishti i mungonte.

Rreth e qark nesh kishte vetëm male më dëborë.Një stuhi po largohej, ndërsa bishti i saj na fshikullonte me të ftohtë.Si hijet e një bote tjetër, nisën të shfaqen njerëzit e parë.

Pas meje ishte Gustavo Zerbino, një miku im, njësoj si unë, student mjekësie.Më pa sikur donte të më thoshte: Qenke gjallë edhe ti. Pa folur, e pyetëm veten: Po tani, nga t’ia nisim?

Nisëm të ecim përmes rrënojave të avionit. Disa kishin humbur jetën. Të tjerët ishin plagosur rëndë.

Nuk ishte koha për dyshime, i ftohti ishte i paimagjinueshëm.

Hapëm një bagazh dhe nisëm të kërkojmë për bluza dhe xhaketa.

Gustavo dhe unë nisëm të trajtojmë të plagosurit.

Oh Zot sa i lodhur jam, mezi marr frymë. Ajri është kaq i rrallë këtu lart.

Më pas pyesja veten: Si ka mundësi që një avion plot karburant goditi malin dhe nuk shpërtheu?Ra errësira. Brenda pak minutash ishte bërë pus i zi.Ndezëm një çakmak me frikën se mund të shkaktonim një shpërthim. Duart i kisha me gjak.

Në kohën e aksidentit fatal, e premte, 13 tetor 1972, isha në vitin e dytë për mjekësi në Montevideo, Uruguaj. Isha një fanatik i regbisë dhe i dashuri i vajzës së bukur të një doktoreshe, Lauri Surraco.

Deri në atë moment, unë dhe miqtë e mi kishim jetuar në një univers të privilegjuar- po përgatiteshim të bëheshim mjekë, avokatë, inxhinierë, arkitektë.

Skuadra jonë e regbisë ishte nisur për një ndeshje në Kili. Ishim të rinj, të shëndetshëm dhe të lumtur.

Por në një sekondë, të gjitha pritshmëritë tona u rrëzuan.Bota jonë ishte shembur.

Nata e parë dukej sikur do zgjaste një përjetësi. Më pas u zgjova duke menduar se isha në mes të një makthi.

Por ishte realitet. Pavarësisht shock-ut, ne nuk ramë në dëshpërim. Edhe pse nuk kishim as radio dhe as telefon, ne besonim se do na shpëtonin. Autoritetet kiliane e dinin se kishin humbur kontakt me ne 100 milje larg vendit ku u rrëzuam.Me ushqimin u sajuam me sa mundëm.

Edhe pse kishim pak, e ndamë në mënyrë të barabartë, ndërsa rrobat i ndamë me njëri-tjetrin.

Të keqen e lamë pas, i thamë vetes. Nuk duhet të na kapë paniku, duhet të rezistojmë fort.

Me valixhet e zbrazura formuam një kryq në dëborë, ndërsa me këmbë krijuam germat SOS, që mund të shiheshin nga ajri. Por për habinë tonë, asnjë avion nuk po kalonte.

Mëngjesin tjetër dëgjuam një avion sipër nesh. Të gjithë betoheshin se avioni e kishte parë mesazhin tonë.

Kërcyem dhe qamë nga gëzimi.

Por ndihma nuk erdhi as atë ditë, as të nesërmen, as të pasnesërmen…

Sërish besonim se ishte një mision i vështirë shpëtimi, ndaj do vinin me helikopterë.

Ishte vetëm çështje kohe.

Lart në qiell, një avion tregtar po linte gjurmë- ishte pjesë e një bote që lëvizte pa ne.

Nga 45 persona në bord, 12 kishin vdekur nga përplasja. 6 të tjerë vdiqën në ditët që pasuan.

27 të tjerët u strukëm në trupin e avionit.

Por nuk ishim më pjesë e kësaj bote. Ishim krijesa të një planeti tjetër.

Qëllimi ynë ishte të mbijetonim, por na mungonte ushqimi.

Pas pak ditësh e ndjenim se trupat tanë po konsumoheshin nga brenda që të qëndronin gjallë.

E dinim përgjigjen, por ajo ishte e tmerrshme.

Trupat e miqve tanë ishin ruajtur mirë në akull e dëborë, përmbanin proteina vitale për ekzistencën tonë.

Por a do e bënim dot?

Për një kohë të gjatë ishim në agoni.

Dilnim në dëborë dhe i luteshim Zotit që të na drejtonte.

Pa miratimin e tij, ndjenim sikur do u vidhnim shpirtin miqve tanë.

Javier Methol, 35 vjeç, ishte më i madhi ndër ne.

Ai tha se është lutur Zotit dhe ai i ka cituar Tesamentin e Ri.

“Ai që ha nga mishi im dhe pi gjakun tim, do ketë jetë të përjetshme. Merreni dhe hajeni, ky është trupi im”.

Fjalët që thashë atë ditë më përndjekin akoma: edhe nëse ne do vdisnim, të tjerët do hanin trupat tanë për të mbijetuar.

Ne ishim të parët që po thyenim tabunë.

Ngadalë, të gjithë e kishim pjekur mendjen.

Pasi ndodhi kjo, erdhi e pakthyeshmja: Lamtumira e fundit ndaj pafajësisë.

Ne nuk ishim më kurrë si më parë.

Katër nga ne morën disa brisqe dhe nisën të presin fillimisht rrobat e më pas copa mishi.

Konsumuam copat tona.

Një ditë më vonë, më 23 tetor, dëgjuam nga një radio e vogël me transistorë se pas 100 përpjekjesh për të na gjetur, kërkimi ishte ndërprerë.

Më 8 dhjetor dëgjuam në radio se kërkimi për ne kishte rinisur. Në fakt ishte një mision për të gjetur trupat tanë.

Me motin më të mirë mund të kishin një shans për të na gjetur.

Tre ditë më vonë, Gustavo erdhi dhe më tha privatisht: Numa vdiq. Edhe Roy është drejt asaj rruge. Shumë shpejt do vdesim të gjithë.

Numa ishte më i zoti ndër ne.

Atë natë nuk fjeta dot.

Mendoja vetëm gjëra të tmerrshme.

Çfarë muresh akulli qëndronin mes nesh dhe shpëtimit tonë?

*Këto janë pjesë nga libri i Dr. Roberto Canessa “Duhej të mbijetoja”. Canessa ishte pasagjer në avionin çarter, të rrëzuar në vitin 1972. Në atë kohë ishte një student 19-vjeçar. Nga 45 persona në bord, vetëm 16 mbijetuan. Canessa dhe të tjerët u detyruan të hanë të vdekurit.

Ky material është publikuar nga Daily Mail.

a.ç

Next Post
Rezultatet e dobëta në zgjedhje, kush janë krerët lokalë të PS që largohen

Visho Ajazi ambasador në NATO, socialistët të surprizuar me propozimin e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e Belerit për ngritjen e gjimnazit në gjuhën greke, ja si përgjigjet Vangjel Tavo

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

August 10, 2026
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com