• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia nga Elbasani, e mban paralelisht me gruan për 23 vite dhe e kërcënon me jetë

by A R
15/09/2019 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shihemi në gjyq” e nis sezonin e 8-të të transmetimit me një histori ndryshe nga ato që kemi parë përgjatë këtyre viteve. Fatimja dhe vajza e saj Sonila po përballen prej vitesh me një problematikë të vështirë. Nga një bashkëjetesë gati 23-vjeçare, Sonila ka sjellë në jetë një djalë që sot është 7-vjeç. Fatimja kërkon nga Sonila që ajo të bindë babain e djalit ti japë atësinë, por ai ndërkohë është i martuar. A mund të gjendet një zgjidhje për këtë rast?

Fatimja :E kam sjellë vajzën dhe i kërkoj atësinë e djalit, se bashkëjeton me një nga Bradasheshi ka 23 vjet. Nuk e mbaj dot më në shtëpi. Mua më kanë vdekur dy çuna. Djali i saj u bë 7 vjeç dhe i kërkoj atësinë. Unë e njoh kush është ai, ka ardhur çdo natë në shtëpi. Nuk e linte të martohej vajza, i thoshte do të vras …

Sonila: Kam bashkëjetuar 23 vjet me Gëzim Llashanaku Ibrahimi, në fillim më gënjeu më tha jam i pamartuar në vitin 97. Unë isha 17 vjeç kur e njoha, dhe Gëzimi ishte 26 ose 27 vjeç. Ishte viti 97 dhe u njoha në Elbasan, më gënjeu me tha jam beqar, pas dy vitesh e mora vesh se kishte një vajzë, 5 vjeçe. Kur e mora vesh më thoshte hiq dorë po ta mbajti, do të vras, do të bëj, unë nuk e dua bashkëshorten, ma ka bërë halla gruan, nuk e dua, do ta përzje. Unë i thashë do heq unë dorë, por ai nuk donte. Përfunduam në polici dhe i thoshte policisë do i mbaj dy gratë.

Sonila nuk ka pasur fëmijë për 15 vite. Më vonë ka mbetur shtatzënë. Ndërkohë që Gëzimi kishte një martesë tjetër dhe kishte dhe fëmijë.

Sonila: Ai nuk më linte të martohesha, “nëse nuk e do vetën tënde martohu”, më thoshte. Më pas erdhi në jetë djali, Jorgito. Unë me atë e kaloja shumë mirë. Ne jemi në Fushë Mbret, ai në Bradashesh, nuk jemi shumë larg. Ai u bë më vajzë të dytë dhe nuk më tregonte. Unë kam punuar dy vjet me gruan e tij. Ka lokal dhe servis. Kam punuar me burrin e motrës së atij, vinte e shoqja u zinte me mua dhe thoshte lloj- lloj fjalësh, ai i thoshte s’ke punë me atë.

-Ajo më thoshte më mban burrin me zor, unë i thoja jo, por nuk me linte Gëzimi.

Ai rrinte më shumë tek shtëpia ime, tani që ka bërë lokalin ka 6 vjet rri tek lokali, se rri roje. I kam thënë të ndahet, po nuk do.

Fatimja e ka sjellë vajzën që të kërkojë atësinë, e fëmijës. “I kërkoj vajzës që të ikën nga shtëpia, ik ku të duash, përplasu. Do ta nxjerr se më ka shkuar aty ku më nuk mban më, të marrë një gur dhe ta vari në qafë ose të mbytet”.

Eni Çobani: Unë e kuptoj gjithë dhimbjen tuaj. Sonila ka një marrëdhënie jashtë martesore me një zotëri të martuar ligjërisht, akoma sot dhe në këto momente, i cili në martesën e tij ligjore ka dy vajza dhe në marrëdhënien jashtë martesore me Sonilën ka një djalë. Situata është dramatike, kemi përpara një burrë apo një mashkull që nuk mban asnjë lloj përgjegjësie. Ai zotëri ka qenë i thirrur në këtë seancë ndërmjetësimi për të ardhur, në studio. E kam telefonuar disa herë që të jetë dhe sot ky burrë që policia e qytetit të Elbasanit e cila është vënë në dijeni se ky mashkull mban dy gra nëpërmjet konflikteve të herëpashershme dhe ky zotëri guxon të mos përballet në këtë seancë ndërmjetësimi me të cilën bashkëjeton prej shumë vitesh dhe ka dhe një djalë 7 vjeçar. Ky është realitet shqiptar ne duhet ti themi gjërash ashtu siç janë me ngjyrat bardhë e zi.

Sonila tha se nuk e ka deklaruar në maternitet se djali i kujt është, edhe pse mjekët e kanë kërkuar.

“Më bënë fjalë në maternitet, ku e ka babain ky fëmijë. Në certifikatë fëmija nuk ka atësi”.

Fatimja: Nuk dua ta di, ma sill policinë e Tiranës këtu mos iki në Elbasan fare, do e përze nga shtëpia.

Juristja Çobani, tregoi se ka biseduar disa herë me Gëzimi dhe ai kishte thënë se do merrte pjesë në seancën e ndërmjetësimit.

“Gëzimi  është telefonuar disa herë nga unë dhe i është kërkuar të marrë pjesë në këtë seancë dhe deri në këto momente që ne flasim ai ka premtuar që do vijë. Çudia dhe habia ime ishte që kjo fjalë nuk u mbajt. Brenda vetes dyshoja që do të vinte, por megjithatë besova në fjalën që më tha në telefonatë kur e pyeta: Gëzim ju e njihni djalin, si djalin tuaj? Zonja, Eni djali është i imi. E pyeta pse nuk e pranoni përpara organit kompetent që djali është tuaj dhe të regjistrohet me atësinë tuja? Jo, tha se unë kam një pengesë nga familja im, nuk e pranon këtë fëmijë në trungun tim familjar, përndryshe do ndaj bashkëshorten. 

I thashë zoti Gëzim, si mundet brenda një qyteti, brenda një fshati të vazhdoni një bashkëjetesë normale dhe të jeni të martuar. Dhe përgjigjja e tij ishte: zonja Eni, unë nuk e di pse ankohen, se unë i mbaj me të gjitha të mirat, si njërën dhe tjetrën. Nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë.

Kjo ishte jo vetëm habia, por dhe kurajoja e një burri të papërgjegjshëm  i cili përgjigjet në këtë formë dhe nuk paraqitet në seancë. Dhe më të drejtë shqiptarët me drejtohen, pse  e ke vetëm më burrat dhe jo me gratë? Të paktën në këto 8 vjet të këtyre seancave të ndërmjetësimit, çfarëdolloj burri që kemi thirrur të përballet jo vetëm me këto lloj situatash, por çfarëdolloj situatash nuk i janë përgjigjur thirrjes. Atëherë, këto nuk janë burra, se burri ka një fjalë, përderisa i kë dalë ballë një martese edhe bashkëjetese, duhet të vish dhe të përballesh. Por, përfundimisht në këtë vend nuk ka burra. Por ka vetëm gra dhe gratë janë bërë të forta dhe me kurajo Sepse të përballesh me një situatë të tillë dhe të  thuash një sitat të tillë si e Sonilës  do një kurajo të jashtëzakonshme.  

Sonila deklaroi se nuk kërkon para, apo pasuri nga Gëzimi, por vetëm atësinë e djalit.

“Unë nuk dua pasuri, dua atësinë. Vajza e tij Denisa e ka përhapur fjalën se djali im është kopil”.

Sonila tregoi se i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Kujtimi ka marrë pjesë në tre seanca gjyqësore.

“Erdhi dhe i tha gjyqtarja Zamira Vyshka si do ja bësh se djali të ngjan shumë, s’të ka lënë gjë ty. Kujtimi tha nuk kam çfarë të bëj se nuk më le gruaja dhe vajza. Herën e dytë që do hidhte firmën erdhi vajza e tij, Denisa, (vajza) Unë dua ADN e babës tim, Ik moj ku***. Unë nuk po e ndaj babai e saj. Nuk ja kam fajin asaj.

E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse ka tentuar ndonjëherë ta denoncojë Gëzimin, Sonila tha po.

“E kam denoncuar, kam ikur natën me mamin ne polici dhe ai i jepte lekët policisë dhe doli”.

 Jurisja Eni Çobani: Një bashkëshort në një martesë ligjore me dy fëmijë del nga shtëpia e gruas dhe drejtohet tek shtëpia e të dashurës, këtu pastaj ka ardhur fundi i kësaj shoqërie, i këtij vendi dhe i këtyre njerëzve se njeriu jeton për pak moral. Kjo nuk është forma që unë apo dhe gratë të tjera jemi të pritura për të dhënë si model, ky është model i padëgjuar. Nuk është i vetmi Gëzimi juaj, pasi shumë burra të tjerë bëjnë marrëdhënie të kësaj natyre, por shumë të  kamufluara dhe të dukshme.

Ky zotëri do të përgjigjet para ligjit unë i thashë një shans të madh për ta sjellë në seancë për i kërkuar ty dhe bashkëshortëve dhe fëmijëve që ka sjellë në jetë. Tani Gëzim Ibrahimi nuk do të ketë vetëm gruan dhe ty, do ,ë ketë dhe mua përballë bashkë më gjykatën e Elbasanit se këta burrat që nuk vinë e nuk përballen unë do ti le jo vetëm zotin të mendojë për ta por edhe ligjin me këta njerëz që sjellën në jetë fëmijë dhe nuk përballen.

Unë në vendin tënd derën më këtij burri nuk do ja kisha hapur, unë do vuaja për bukën e gojës, do dilja dhe të lypja, por këtë burrë nuk do e pranoja më në shtëpi, dhe ti këtë burrë nuk do duhet ta pranoje sepse ashtu Gëzim Ibrahimi do vihej para ligjit në mënyrë m,ë të fortë, por kur ti thua, mua djalin ma mban, mua ma mban, tek unë vjen atëherë ti duhet të shikosh dhe veprimet e tua. Që në momentin që ai nuk njohu atësinë fëmijës nuk duhet ta kishe pranuar më. /tvklan.al

Next Post
Tryeza që vulosi live ndryshimet e Kënga Magjike

Tryeza që vulosi live ndryshimet e Kënga Magjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In