• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia mbresëlënëse e babait të Srnas

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndeshjes kundër Turqisë, Darijo Srna mësoi se i kishte vdekur babai. Kapiteni i Kroacisë menjëherë u nis për në Metkovic, ku varroset Uzeir Srna.

Mediat kroate kanë publikuar një histori shumë interesante për jetën e babait të futbollistit, për të cilin ka shkruar madje edhe “The Guardian”.

Është thuajse e pabesueshme që përkundër të gjithave që kishte përjetuar në jetë, ai e arriti pleqërinë dhe ndihmoi në krijimin e njërit prej futbollistëve më të mirë kroatë.

Uzeir Srna ka lindur në Gornji Stopic, një fshat në Bosnjën lindore, një vit para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

uzei

Pas fillimit të luftës dhe hyrjes së çetnikëve në fshat, familja e tij dhe bashkëfshatarët tjerë, iknin kohë pas kohe dhe ktheheshin në shtëpi.

Duke menduar se më e keqja kishte kaluar, në vitin 1941, familja e tij ishte kthyer në fshat. Mirëpo, gjatë natës kishin hyrë çetnikët dhe babai i tij kishte arritur ta merrte Uzeirin dhe vëllanë e tij, Safet, që ishte më i rritur dhe kishin ikur në mal.

Por, aty kishte mbetur nëna e tij shtatzënë, të cilën e kishin djegur të gjallë.

Në një kamp në Bosanski Samac, Uzeiri si trevjeçar nga kaosi i krijuar ishte ndarë nga babai i tij duke shkuar në Sarajevë dhe pastaj e kanë dërguar në Slloveni dhe nuk është ditur për fatin e tij.

Atij i ishte ndërruar emri në Mirko Kelenc, derisa nuk e dinte se ku i ishin varrosur prindërit.

Vëllai i tij i madh, Safeti, kishte filluar ta kërkonte Uzeirin dhe pas disa muajsh kërkime ka arritur në Slloveni te familja që e kishte djaloshin me emrin Mirko (që në fakt ishte Uzeiri). Pas një kohe Safeti arriti ta bindte familjen që t’ia jepte vëllanë e tij dhe së bashku u kthyen në Bosanski Samac.

darijo

Jeta pas luftës ishte tejet e vështirë për dy vëllezërit, të cilët nuk kishin as çfarë të hanë. Ai mësoi zanatin e bukëpjekësit dhe u zhvendos në Sarajevë te kushërinjtë e tij. Atje pas një kohe filloi të punonte si bukëpjekës dhe u angazhua si portier në Sarajevë.

Aty nuk qëndroi gjatë dhe u vendos në Beograd për të luajtur si portier. Meqenëse konkurrenca ishte e madhe, ai u kthye në Metkovic, ku u martua me gruan e parë dhe i lindi një djalë. Pas ndarjes nga gruaja, shkoi në Paris, mirëpo sërish u kthye në Metkovic, ku u martua përsëri dhe i lindën dy djem, Igor dhe Darijo.

Disa vite punoi si shofer kamioni, ndërsa një kohë ishte trajner i Neretvas, ku edhe e nisi karrierën Darijo. Të qenit mysliman nuk i ndihmonte djalit të tij në ndërtimin e karrierës si futbollist. Megjithatë, ai filloi të stërvitej te Hajduku i Splitit, ndërsa Uzeiri shkoi në Gjermani për të fituar para për ta ndihmuar të birin.

Si 17 vjeçar, Darijo u kërkua nga Milani, me një ofertë në vlerë prej dy milionë markash. Edhe pse iu premtuan para për nënshkrimin e kontratës, Uzeiri i mori vetëm 10 mijë marka dhe finalizimi nuk ndodhi.

Sidoqoftë, në vitin 2003, Darijo Srna shkoi te Shakhtar Donetsku, ku fitonte miliona dhe aktualisht është kapiten i përfaqësueses kroate. Ai i bleu babait Mercedes dhe BMË dhe u kujdes financiarisht për të deri në vdekje. Ai kujdeset edhe për vëllanë e tij, Igor, i cili vuan nga sindroma Doën, përgatiti “Telegrafi”. (b.an)

Next Post

Ja 11 kuqezinjtë kundër Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com