• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

by E S
17/05/2026 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin “Flasim” se Shqipëria ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në fushën e prokurimeve publike, duke u vlerësuar pozitivisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të procesit të integrimit.

Sipas Ramës, Shqipëria renditet e para në rajon për treguesit e prokurimeve publike dhe në disa indikatorë kyç ndodhet edhe mbi mesataren e vendeve të BE-së.

Ai theksoi se procedurat me një ofertues në vend janë 23.5%, ndërsa për prokurimet e punëve publike kjo shifër zbret në 12%, krahasuar me mbi 32% që është mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian.

“Këtë javë ndamë disa të dhëna kuptimplota për ecurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë në fushën e prokurimeve publike. Një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe një kapitull ku, ndryshe nga pasqyra tërësisht e deformuar e realitetit e kanaleve dhe e portaleve të këtushme, Shqipëria shihet si e transformuar pozitivisht dhe vlerësohet me një progres domethënës.

Sot, në bazë të vlerësimit europian, Shqipëria është e para në rajon dhe me diferencë nga vendet e tjera të rajonit në të gjithë treguesit e prokurimeve publike, ndërkohë që në disa indikatorë kryesorë Shqipëria ndodhet mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian. Për shembull, ndërsa mesatarja e procedurave me një ofertues në vendet e BE-së është mbi 32%, në Shqipëri kjo shifër është 23.5%, ndërsa në prokurimet për punë publike ajo zbret në 12%. Edhe të dhëna të tjera flasin pikërisht për faktin se lufta kundër korrupsionit, e cila nuk është thjesht dhe vetëm lufta në frontin që ne mundësuam dhe që, falë vullnetit tonë, u hap në anën e drejtësisë, por është edhe lufta e përditshme sistematike në anën e modernizimit të shtetit dhe të ndërtimit të sistemeve që e bëjnë gjithmonë e më pak të pranishme prezencën e korrupsionit”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se lufta kundër korrupsionit nuk lidhet vetëm me drejtësinë, por edhe me modernizimin e shtetit dhe ndërtimin e sistemeve digjitale që reduktojnë hapësirat për abuzim.

Rama u ndal edhe te shërbimet online, duke theksuar se 95% e shërbimeve publike ofrohen tashmë në platformën e-Albania, çka sipas tij ka eliminuar radhët dhe ryshfetet për qytetarët.

“Janë rezultatet që tregojnë se, nga njëra anë, qytetarët tanë shërbehen tanimë prej vitesh me një klik në sistemin e shërbimeve digjitale, ku 95% e shërbimeve që ata kërkojnë nga shteti janë në platformën e-Albania. Pra, nuk janë më radhët, nuk janë më ryshfetet për të kaluar radhën e kështu me radhë, por është marrëdhënia e drejtpërdrejtë me shtetin. Ndërsa, nga ana tjetër, është pikërisht i gjithë sistemi i prokurimeve publike. Prandaj jam krenar sot që Shqipëria përmendet si një shembull pozitiv nga ata që na gjykojnë objektivisht, ndryshe nga çfarë ndodh në pasqyrat e deformuara të gjykatësve popullorë, subjektivë, partiakë dhe gjysmë të verbër ose tërësisht të verbër”, tha ai.

Next Post
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

Comments 1

  1. Bruno says:
    2 months ago

    KY nuk di cfare thote,e mbyti njerzimin,me rrenat e mashtrimet e tje,te neveriteshme,mjere kujte i humbet mendja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In