• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

by Java News
02/03/2026 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hermes Kafexhiu

Edhe sikur simbolika e djeshme e protestës të ishte një gjetje e goditur, ajo sot nuk ka më vlerë. Nuk ka më vlerë në asnjë kuptim.
Në fakt, akti i djeshëm i protestuesve të Sali Berishës, edhe i quaj kështu sepse shumë demokratë të vërtetë kanë dashur ta ndërmerrnin atë akt vite më parë, pikërisht kur ai e pengoi, vjen si një gjest i vonuar dhe i mbushur me hipokrizi.

Kjo simbolikë që paska prekur kaq shumë Berishën pas 30 vitesh është thellësisht e sforcuar. Edhe ai vetë e di këtë dhe e ngre si një flluskë për konsum politik. Është një flluskë që provokon qindra e mijëra ish-të përndjekur dhe demokratë idealistë, të cilët shumë vite më parë kanë dashur ta kryenin atë akt, por nuk u lejuan.

Berisha, i njohur si figura që drejtoi Shqipërinë pas rënies së Enver Hoxhës, nuk ndërmori asnjë akt simbolik të krahasueshëm me ato që u panë në Rumani, Poloni, Hungari apo në Gjermaninë Lindore. Nuk mund të kujtohesh pas tre dekadash për të djegur pikërisht simbolin që vetë e ruajte në kurriz të atyre që prisnin drejtësi simbolike dhe morale.
Ajo vilë ka qenë aty pikërisht sepse ai vetë e ka lënë të qëndrojë.

Kjo zhurmë lë një shije të hidhur. Një hipokrizi e madhe, për të cilën me gjasë i pari që do të qeshte nga përtej do të ishte Pjetër Arbnori. Por po aq e hidhur është edhe për nipërit e atyre familjeve që u rritën me bindjen se etërit e tyre nuk gabuan kur besuan te Sali Berisha, një lider që nuk ndërmori asnjë akt simbolik kundër godinave që mishëronin komunizmin.

A nuk është hipokrizi të kujtohesh pas 30 vitesh për të djegur vilën e Enverit?

Përtej kësaj, si një njeri që e ka studiuar atë vilë dhe e ka vizituar me kamerën e Top Channel, duke i kushtuar një reportazh, mund të them se ajo është krejt ndryshe nga simbolika që i është shitur publikut gjatë komunizmit dhe më pas. Ajo mbart një histori tjetër për Shqipërinë, historinë se si diktatorët përvetësojnë pronën dhe e kthejnë në pronë personale.

Ajo vilë nuk është thjesht “vila e Enverit”, edhe pse qëndrimi i tij aty përbën një pjesë të historisë së saj. Pikërisht për këtë arsye, ajo duhet të qëndrojë aty, për t’u treguar çdo turisti kureshtar se është një dëshmi e prekshme e padrejtësive që ka përjetuar ky vend.

Ashtu siç është e padrejtë sot historia e disa demokratëve që kanë si barrë një lider që tallet me kujtimin e etërve të tyre.

Do ishte e ndershme që çdo ciceron që hyn brenda saj të tregojë jo vetëm për kohën e Enver Hoxhës, por edhe për hipokrizinë e Sali Berishës një përpjekje për ta njollosur historinë me një akt të vonuar, që ngjan më shumë me një gjest politik sesa me një reflektim të sinqertë.

Historia nuk rishkruhet me një zjarr të vonuar. Simbolika ka vlerë vetëm kur vjen në kohën e duhur dhe me sinqeritet, jo si llogari politike pas 30 vitesh. Përndryshe, mbetet thjesht një gjest që bën zhurmë për pak, por nuk shlyen as heshtjet dhe as përgjegjësitë e së djeshmes.

Next Post
VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In