• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e pazakontë/ “Burrin e tradhëtova kur ishte në Greqi… bëra një fëmijë por ai tani nuk ja njeh atësinë”

by Java News
19/12/2016 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrëfim jo i zakontë është ai i një gruaje, që tradhtoi burrin, teksa ai ishte në Greqi. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, Antoneta ka treguar se dështoi martesën, tradhtoi burrin në kohën që ai ishte me shërbim.

gruaja

Ajo tregon se u dashurua me Mihalin, i martuar e me fëmijë, personin që një ditë erdhi t’i hapte një pus për ujë në shtëpi.

Fillimisht tregon se u mashtrua prej tij, pasi ai i premtoi se do t’i nxirrte letrat për t’u bashkuar me burrin në Greqi, por e gjitha ishte kurth për ta futur në dorë.

“Ai më gënjeu në fillim, më çoi në ambasadë për letrat, por më mashtroi dhe më çoi në motel, unë nuk doja”- thotë ajo.

Më pas tregon se lidhja vazhdoi dhe ajo solli në jetë një fëmijë jashtë martese, të cilin burrin e kuptoi vonë.

Ata u ndanë me mirëkuptim dhe ajo nisi të jetonte me babanë e fëmijës, por me këtë të fundit nisën problemet. Antoneta sot 36-vjeçare, kërkon nga babai i fëmijës t’i njohë atësinë.

Gruaja 36-vjeçare gjen guximin të tregojë për lidhjen e saj jashtëmartesore, raportet përgjatë këtyre viteve, të cilat janë prishur tre vitet e fundit.

Shkak për këtë është bërë prishja e planeve që ata kishin për t’u ndarë nga bashkëshortët respektivë, dhe për t’u larguar më pas jashtë vendit, ku mendonin të jetonin me djalin e tyre.

E ndërsa gruaja u divorcua nga burri i saj, Mihali nuk bëri të njëjtë gjë. Madje ai tani refuzon të pranojë atësinë e fëmijës.

Duke i mëshuar faktit se Mihali ka para, 36-vjeçarja thotë se ai po tenton të korruptojë gjyqtarët, të cilët sipas saj nuk kanë pranuar as të bëhet testi i ADN-së.

Sakaq, Antoneta tregon se Mihali është kujdesur për të dhe djalin e saj, madje u ka blerë edhe shtëpinë ku ata jetojnë. Ajo tregon se edhe djali është i afruar me Mihalin, për faktin se ai jetonte me ditë të tëra me ata, pasi burri ndodhej me shërbim.

Ju keni një djalë nga një lidhe jashtë martesore, dhe u divorcuar nga burri për t’u martuar me babain e fëmijës. Mihali të kërkoi që të lije bashkëshortin?
Po. Më kërkoi që të ndahesha. Edhe ai do të ndahej. Më tha që gruas që kam do t’i lë shtëpinë, pasurinë, e do jetojmë të dy. Por ai më mashtronte, më torturonte, më ka prerë edhe damarët.

Ai aktualisht është 66-vjeç, ju thoni që ju mashtroi?
Po. Edhe djali i tij i madh, më kërcënon çunin. Të paktën të më njihet atësia e djalit, se ngelëm në mes të katër rrugëve.

Kur e kuptoi bashkëshorti për lidhjen tuaj jashtëmartesore?
Pak pasi u ndamë.

Ju keni një vit që jeni ndarë. Si e mësoi që djali nuk ishte i tij?
Po se e kishte dëgjuar edhe Mihalin që t’i thonte hajde të babi.

Po tani pse nuk e njeh atësinë?
Nuk e di. Edhe në Gjykatë nuk vjen.

Ti u ndave me mirëkuptim me bashkëshortin?
Po. Nuk i erdhi mirë. Më goditi. Por unë i thashë që nuk e dua, se edhe fëmijën e kam me Mihalin. Më tha që krushku nuk të ble shtëpi.

Jua ka blerë Mihali shtëpinë?
Po. Na e ka blerë Mihali. Unë jetoj atje, por shtëpia është në emër të Mihalit.

Po gruaja e tij e dinte?
Po e ndoshta e kuptonte. Edhe gruaja vinte aty te shtëpia.

A është ai i afruar me djalin?
Burri ikte me javë të tëra në marinë, ndaj Mihali rrinte me ditë të tëra te ne. Dhe kujdesej për të

Po tani pse nuk e njeh atësinë?
Po ai ka para. Tenton ta mbyllë çështjen. Edhe gjyqtarit i kërkova t’i bënim analizën e ADN-së, por më tha që bëhet deri në 8 vjeç. Tani djali është 10 vjeç edhe ndërron gjaku./a.k

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

November 29, 2026
Studentët e Politeknikut kthehen në auditorë pas tërmetit, orët e humbura do zëvendësohen në fundjavë

Sindikatat e Universiteteve letër me kushte Kuvendit për Reformën Zgjedhore: Kryeministri të ketë maksimumi dy mandate dhe…

November 29, 2026
Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun (VIDEO)

Plagosja e deputetit Hoti, Peleshi: Asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet! Bardhi: Neveri, dhuna s’mund të maskohet pas fjalës ‘incident’!

November 29, 2026
EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

November 29, 2026
EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

November 29, 2026
Emri/ Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, 45-vjeçari godet me thikë bashkëshorten pas sherrit në familje! E plagosura dërgohet te Trauma, burri ndalohet

November 29, 2026
Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

November 29, 2026
Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

November 29, 2026
Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In