• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e Mikelit që vrau për hakmarrje, i masakruan babanë në reanimacionin e spitalit Ushtarak

by Java News
27/10/2016 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga shqiptarët e arratisur nga burgu italian është emër i njohur për policinë dhe historinë e krimit në Shqipëri. Mikel Hasanbelli, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut, shkruan Panorama. Mikel Hasanbelli 38 vjeç, ishte burgosur për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te ishte ne burg deri në vitin 2020.

kasandri

Zanafilla e vrasjeve

Gjithçka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17: 15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri.

Vite më pas, vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.

Prokuroria

Në vitin 2002, vëllezërit u akuzuan nga autoritetet belge se kanë kryer në Belgjikë vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Autoritetet shqiptare kryen arrestimin e Erion (Mikel) dhe Geron Hasanbellit, të cilët gjendeshin në Shqipëri, dhe fillimisht ndaj tyre u vendos nga Gjykata e Fierit masa e sigurisë “Arrest me burg”, në pritje të dokumentacionit nga Belgjika. Por, ky informacion zyrtar u vonua, duke detyruar prokurorinë e Fierit, në përfundim të afateve procedurale të vendoste në vitin 2002 pushimin e çështjes dhe lirimin e tyre. Disa kohë pas lirimit të tyre, mbërrin në Shqipëri materiali nga Belgjika për vrasjen në Antverp, ndaj prokuroria e Fierit regjistroi procedimin penal ndaj tyre. Autoritetet shqiptare zhvilluan hetimin dhe gjykimin ndaj dy vëllezërve në mungesë, pasi nuk u arrit të gjendeshin në Shqipëri. Në vitin 2009, Gjykata e Fierit shpalli fajtor për vrasjen në Belgjikë Erion Hasanbellin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Duke qenë se gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, në vendimin përfundimtar ai u dënua me 25 vite burgim. Ndërsa vëllai i tij, Geroni, u shpall i pafajshëm.

Në vitin 2012, Gjykata e Apelit Vlorë dënoi me 14 vjet burg Geron Hysenbellin. Në zbatim të këtij vendimi, Geron Hasanbelli u arrestua në Tiranë në vitin 2013. Po në të njëjtin vit u prangos edhe vëllai i tij, Erioni. Prej vitit 2013, dy vëllezërit vuanin dënimin në burgun e Peqinit dhe kishin dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë. Ndërkohë që vuanin dënimin për vrasjen në Belgjikë, autoritetet gjyqësore të Milanos, kishin nxjerrë urdhrin e arrestit ndërkombëtar për dy vëllezërit. Për efekt të urdhër­arrestit ndërkombëtar, në gusht 2014, gjykata e Fierit lejoi ekstradimin e tyre. Leja e ekstradimit u miratua edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e cila në përputhje me legjislacionin procedural e pezulloi përkohësisht ekstradimin, deri në përfundim të dënimit për veprat penale të dënuara në Shqipëri (për vrasjen në Belgjikë).

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Vlorës dhe rikthimin për shqyrtim në po këtë gjykatë, me një tjetër trupë gjykuese. Në bazë të këtij vendimi, aktualisht Geron Hasanbelli del i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë e të lirohet nga burgu. Nga ana tjetër, duke qenë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier nuk është i formës së prerë dhe për faktin që periudha që ka qëndruar në burg vëllai tjetër, Erion (Mikel) Hasanbelli ka përmbushur afatet e paraburgimit, edhe ky i fundit duhet të lirohet, deri në vendimin tjetër të Gjykatës së Apelit Vlorë. Në këto kushte, me qëllim zbatimin e vendimit të gjykatës për ekstradimin e tyre në Itali, prokuroria e Elbasanit, si kompetente për zbatimin e procedurave për shkak të vendndodhjes së përkohshme të tyre (në burgun e Peqinit), ka urdhëruar shoqërimin e vëllezërve në paraburgimin e Elbasanit. Vetëm një vit më parë ai Mikeli u ekstradua drejt Italisë.

Next Post
Aeroplani i Mike Pence rrëshqet në New York

Aeroplani i Mike Pence rrëshqet në New York

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In