• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e martirizimit të familjes Ulma duhet të njihet botërisht

by Java News
08/09/2023 11:22
20.05.2015 Warszawa Konwencja wyborcza kandydata na prezydenta PiS Andrzeja Dudy Dobra zmiana N/z Andrzej Duda   fot. Andrzej Iwanczuk/REPORTER

20.05.2015 Warszawa Konwencja wyborcza kandydata na prezydenta PiS Andrzeja Dudy Dobra zmiana N/z Andrzej Duda fot. Andrzej Iwanczuk/REPORTER

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si polakë, do jemi krenarë që më 10 shtator 2023, familjes Ulma, bashkatdhetarëve tanë, do t’u shtohen radhëve së personazheve të Lumturimit të Kishës Katolike. Rëndësia e kësaj ngjarje shkon përtej dimensionit fetar – pasi do të jetë gjithashtu një homazh për heronjtë që mishërojnë idealet më të larta të njerëzimit.

 

Nga Andrzej DUDA, Presidenti i Republikës së Polonisë

 

Ashtu si Bibla shumë e vjetëruar, gati e zvjerdhur, që çelej me shëmbëlltyrën e samaritanit të mëshirshëm, me shënjuesin klasik prej fijes së kuqe ku shënohet titulli dhe një shënim i shkruar anash me dorë ‘PO!’- kjo është paraqitja e parë që më vjen në mendje sa herë që mendoj për Muzeumin e familjes polake Ulma, të cilët shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore në fshatin Markowa në jug të Polonisë.

Kjo kopje e Librit të Shenjtë i përkiste Jozefit dhe Wiktoria Ulmës. Ata ishin fermerë polakë që strehuan tetë bashkëqytetarë me origjinë hebreje: Gołda Grünfeld, Lea Didner me vajzën e saj të vogël dhe Saul Goldman me katër djemtë e tij. Pak para agimit të 24 marsit 1944, xhandarët gjermanë ia behën në fermën në Markowa. Hebrenjtë e fshehur dhe mbrojtësit e tyre u qëlluan në vend. Viktimat tragjike përfshinin jo vetëm Józef Ulmën dhe gruan e tij shtatzënë Wiktoria, por edhe gjashtë fëmijët e tyre të vegjël.

Pushtimi nazist gjerman, Holokausti dhe krimet masive kundër polakëve janë pjesë thellësisht e rëndësishme dhe ende mjaft e dhimbshme të historisë së atdheut tim. Fatin e familjes Ulma e ndanë shumë nga bashkatdhetarët e mi. Çdo vit më 24 mars ne kremtojmë një festë publike, Ditën Kombëtare të Përkujtimit, kushtuar polakëve, që shpëtuan hebrenjtë gjatë pushtimit gjerman.

Para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Polonia ishte streha e një komuniteti shumë të madh hebre, një nga më të mëdhenjtë në historinë e atij kombi. Për shekuj me radhë, hebrenjtë kishin kërkuar të vendoseshin në vendin tonë, duke e pajisur atë me emrin “Polin”, që përkthehet si “këtu do të pushoni”. Polonia u dha atyre paqe dhe mundësi për t’u rritur, duke e bërë Varshavën, qytetin e dytë hebre më të madh në botë, si edhe qendrën e popullsisë në fund të viteve 1930.

Plani gjerman për shfarosjen totale të hebrenjve – i tmerrshëm në karakterin e tij çnjerëzor, mekanik, pothuajse industrial – e mori parasysh këtë fakt. Kështu, në Poloninë e pushtuar, nazistët gjermanë krijuan fabrika të vdekjes – kampe shfarosjeje për hebrenjtë nga vendi ynë dhe territore të tjera të pushtuara nga Rajhu i Tretë. Për shekuj me radhë, Polonia ishte njohur si një vend tolerant ku vlerat e krishtera formësuan kulturën dhe marrëdhëniet shoqërore. Prandaj, autoritetet gjermane të pushtimit e prisnin rezistencën ndaj veprimeve të tyre kriminale. Për të minimizuar kundërshtimin, ata kërcënuan me vdekje këdo në tokat tona që arriti dhe u përpoq të ndihmonte qoftë edhe një hebre të vetëm që arrinte të fshihej. Por pavarësisht këtyre sanksioneve të ashpra, mijëra hebrenj polakë gjetën mbështetje për të shpëtuar jetën. Ata jo vetëm u ndihmuan të shpëtonin nga geto, por dhe u pajisën me vende strehime, ushqim, para dhe dokumente false.

Historianët ende po mundohen të rindërtojnë rrjedhën e ngjarjeve dramatike të atyre viteve. Deri më tani, më shumë se shtatë mijë polakë, përfshirë Wiktoria dhe Józef Ulma, janë nderuar me titullin e të drejtëve midis kombeve, dhënë nga Instituti Yad Vashem në Jerusalem. Në rrethin e nderuar së të drejtëve, polakët janë grupi më i madh kombëtar. Autoritetet polake dhe institucionet shtetërore vazhdojnë përpjekjet e tyre për të përkujtuar këta heronj të heshtur, shpesh anonimë – veçanërisht ata të vrarë për shkak të guximit dhe sakrificës së tyre.

Si polakë, jemi krenarë që më 10 shtator 2023, familjes Ulma, bashkatdhetarët tanë, do t’i shtohen radhëve së të Lumturuarve të Kishës Katolike. Rëndësia e kësaj ngjarje shkon përtej dimensionit fetar – do të jetë gjithashtu një homazh për heronjtë që mishërojnë idealet më të larta të njerëzimit. Historia e martirizimit të tyre meriton njohje globale, sepse megjithëse është e tmerrshme, ajo është gjithashtu një testament fuqizues për të dashur të afërmit tanë. Kjo, mund të ndryshojë zemrat por edhe të jetë model i çiltërsisë dhe solidaritetit.

 

Andrzej Duda

Botuar në bashkëpunim me të përmuajshmen polake “Wszystko co najważniejsze” si pjesë e një projekti historik të drejtuar së bashku me Institutin e Kujtesës Kombëtare dhe Fondacionin Kombëtar Polatik.

Next Post
VIDEO/ Arrestohen 4 të huaj në Kakavijë, po transportonin kanabis drejt Greqisë

VIDEO/ Arrestohen 4 të huaj në Kakavijë, po transportonin kanabis drejt Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com