• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori filmash/ Gruaja nga Tirana tradhton burrin për 3 vite dhe më pas denoncon të dashurin: Pasi e lash më kërcënoi se do më vriste

by Ardit Rada
16/06/2020 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua në Tiranë, e cila e tradhtoi burrin gjatë kohës që ai jetonte jashtë vendit, është detyruar jo vetëm t’i tregojë atij për lidhjen jashtëmartesore, por me të për krahu ka përfunduar në polici. I denoncuar nuk ishte bashkëshorti, por ish i dashuri i gruas. Të dy ata u njohën përmes rrjeteve sociale, në llogaritë përkatëse të “Facebook”. Kur gruaja u bind se duhej t’i jepte fund tradhtisë, i dashuri i fshehtë nuk e ka pranuar mbylljen e kapitullit dhe ka nisur nga kërcënimet, aq sa në një moment ai ka kanosur se do t’i merrte lopën apo makinën.

Kallëzimi i pabesueshëm është mbajtur nga oficeri i policisë, Arjan Boci pranë komisariatit numër një. Denoncuesja quhet E.V., e martuar, ndërsa personi me të cilin gruaja tradhtoi bashkëshortin E.T. “Jam e martuar, kam dy fëmijë. Në nëntor 2019  pas tre viteve tradhti, lidhja përfundoi.

Nuk dëshiroja ta takoja më, pasi im shoq mësoi për lidhjen jashtëmartesore. E.T kërkonte doemos takim pas këtij vendimi dhe disa herë erdhi në shtëpi”. Siç tregohet më tej, i dashuruari godiste me gurë banesën dhe disa herë i ka bërë presion dhe shantazh nëpërmjet telefonit. Në këto kushte, gruaja është detyruar të mbyllë telefonin.

Por, i dashuruari ka vazhduar me presione me mesazhe deri edhe te burri, vjehrra dhe vjehrri. “Ai më kërcënoi se po mos të dilja në takim, do më vriste, do më merrte peng fëmijët në shkollë, ose se do vriste mua dhe bashkëshortin tim”, thotë gruaja.

Siç thotë burimi i gazetës “Si” ka dyshime se i riu, me status beqar e ka gjurmuar gruan herë pas here. E.T në një rast shkoi në shtëpinë e denoncueses, ku pasi hyri në ambientet e verandës, ai takoi vjehrrën e të dashurës. Ai e shau dhe e ofendoi, së cilës i kërkoi një shumë parash në formë detyrimi. “Dua tre milionë lekë, lopën ose makinën që e keni të parkuar në oborr”, ka kërcënuar më tej ish-partneri i nuses së saj.

Ndonëse policia ka dyshime të paverifikuara se konflikti mund të jetë agravuar për shkak të ndonjë shume, ende nuk ka prova ta vërtetojë këtë opsion. Për momentin oficerët sipas burimeve të gazetës “Si” do besojnë pretendimin e gruas së martuar, që këmbëngul se është përndjekur që nga muaji tetor 2019 dhe deri në fund të majit 2020, ditën kur ajo u bind se duhet të njoftonte policinë.

“Ndihem e frikësuar, kam ndryshuar stilin e të jetuarit”, i tregoi policisë ajo. Sa i takon lidhjes jashtëmartesore, gruaja pranoi se bashkëshorti ishte vënë në dijeni. “Lidhja intime zgjati pothuajse tre vjet. Marrëdhënia ishte e fshehtë deri në momentin që bashkëshorti mori telefonin tim dhe lexoi të gjitha mesazhet dhe komunikimet tona.

Njohja jonë me E. filloi nëpërmjet telefonit, kur pasi u prezantuam në ‘Facebook’ dhe komunikuam për njëfarë kohe, ai më telefonoi. Këtë numër nuk e posedoj më, pasi e kam mbyllur gjatë shqetësimeve disamujore, bezdisjeve dhe agresivitetit. Pas rreth gjashtë muajsh, e gjendur në një situatë të tillë, kur ai më shantazhonte edhe me fotografi dhe më kërcënonte, u detyrova ta takoj dhe u detyrova të krijoj një lidhje intime që zgjati tre vite”. Edhe pse gruaja këmbëngul se ishte detyruar ta tradhtonte bashkëshortin për shkak të fotografive që i kishte nisur të panjohurit, policia thotë për gazetën “Si” se ka dyshime të forta që ajo e tradhtoi me vullnet të plotë partnerin. Megjithatë, gruaja shton “ai më kërcënoi se do iu tregonte të gjithëve, dhe e gjendur në këto kushte shkova me E.T, sa herë kërkonte ai”. Sipas policisë, referuar qëndrimit të kallëzueses, i riu shkonte në banesën e saj private që gjendet në periferi të Tiranës dhe e takonte. “Ndonëse kallëzuesja jetonte edhe me vjehrrin e vjehrrën, ata nuk kanë kuptuar asgjë”, shprehet një burim i gazetës “Si”, që po e heton partnerin zemërthyer për përndjekje.

Rezulton se rreth një muaj më parë, pasi bashkëshorti u kthye në Shqipëri për shkak të Covidit, ai gjeti telefonin e partneres që e kishte lënë mbi lavatriçe.

“Im shoq gjeti të gjitha mesazhet në telefon dhe nga kjo arsye më pyeti kush ishte dhe çfarë kishte ndodhur. Ndërpreva çdo komunikim me të, hoqa telefonin sepse ma kërkoi im shoq, ndaj E.T nuk kishte ku të më telefononte”. Policia bën me dije për gazetën “Si” se çifti që ka dy fëmijë, një të moshës 12 vjeç dhe tjetrin të moshës 8 vjeç është përpjekur që kjo çështje mos të kuptohej nga dy të moshuarit që jetojnë me ta. Por diçka e tillë ka qenë e pamundur. Pas ndërprerjes së komunikimit, edhe pse gruaja pretendon se po përndiqej prej kohësh, partneri kishte shkuar befas në banesë.

“Ai erdhi në shtëpinë tonë dhe filloi të më kanosë, filloi të ruajë të gjithë pjesëtarët e familjes, dhe t’i shqetësonte të gjithë, bashkëshortin, kunatën, kunatin, nusen e kunatit, vjehrrin e vjehrrën. Ai ju telefononte atyre dhe iu kërkonte që të më linin të dilja nga shtëpia”, thotë më tej gruaja në denoncim. Policia ka pyetur si fillim vjehrrin dhe vjehrrën që tregojnë se si i riu i kërcënoi nën pretendimin se nusja e tyre i kishte marrë një borxh, ndaj dhe ai do t’ju merrte lopën ose makinën. Ndërkohë pritet që të pyetet gjithë familja e telefonuar nga i dashuruari, përfshi kunetër e kunata, që të gjithë ata të telefonuar nga i riu.

Next Post
FOTO / Gazetarja e njohur zhvishet para kameras, fansat mbeten pa fjalë

FOTO / Gazetarja e njohur zhvishet para kameras, fansat mbeten pa fjalë

Comments 1

  1. Studenti says:
    6 years ago

    Po policia çpune ka me gazetat llapaqene slate halelleqe pa nxjerre dhe sekrete te rendesishme kini çuar te kriminelet

    Reply

Leave a Reply to Studenti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In