• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hipokrizia kroate për fashistët dhe “4 Shkurti”

by
15/06/2015 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Pranimi me të drejta të plota i Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe shfaqjet e zakonshme të fashizmit në këtë vend nuk mund t’i çudisin aq shumë ballkanasit. Vetëm se, rigjallërimi i fashizmit në shoqëritë e ndryshme të Evropës Lindore, duhet marrë seriozisht, pasi po tregon se kjo ideologji po ringjallet frikshëm, sikur të mos ketë ndodhur asgjë dikur. Mu në zjarrin e kthesës së Ukrainës, imazhet fashiste ishin të gjalla mes protestuesve.

Ashtu si në Kroaci, pak muaj më parë, në valën e zgjedhjeve presidenciale, një meshë e madhe i dedikohej Ante Paveliç, njeriut që themeloi Lëvizjen e Ustashëve, formacionit nacionalist që i ka shkaktuar ish-federatës shumë gjak, por edhe ka inincuar politika represioni kundër njerëzve të pafajshëm. Në këtë të fundit, më i dhimbshëm ishte fakti se në ceremoninë përkujtimore të tij morën pjesë personalitete dhe klerikë të njohur, fakt që tregon se Evropa në sitën e politikave të saj kundër zgjerimit të vet, i ka mbyllur sytë për frymëzimet fashiste. Anipse vula e kroatëve ishte në ndeshjen e përfaqësueses së saj në Split kundër Italisë, kur një svastikë e madhe ishte vizatuar në fushën e stadiumit.

Vallë të mos e dinin autoritetet kroate, kur dihet që stadiumet para ndeshjeve të tilla ruhen në mënyrë shumë të fortë? Vetëm një naiv mund ta besoj këtë, ashtu si ndodhi ironia në Tiranë dhe dashakeqësia e heqjes së  emrit të rrugës ”Heronjtë e 4 shkurtit”, kushtuar njerëzve të pafajshëm vrarë nga një kuisling Xhafer Deva. Shfajësimi i autoriteteve shqiptare me emrin e Rugovës (në Kosovë shpjegojnë një lidhje të Xhafer Devës me të), që e zëvendësoi nuk ishte më shumë e as më pak një përdhosje e luftës, për të cilën çuditshëm në Shqipëri kanë frikë të shprehen me zë dhe të Majtët dhe të Djathtët.  E megjithatë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç e bëri një Mea Culpa zyrtare, kur dënoi ashpër shfaqjen e kryqit nazist në fushën e stadiumit ”Poljudi” në Split, por duke ua lënë fajin huliganëve!!!

Një gjë që nuk u bë në Shqipëri. Dhe, ashtu, si sot në Kosovë ulja e imazhit të rezistencës në Luftën e Dytë Botërore, është bërë e zakonshme, njësoj si në Serbi po ngjallen aleatët fashistë me çetnikët.  Fashizmi tashmë është në porta, por këmbanat e para duhet të bien mbi vetë Brukselin, që në vend të merret me vogëlsira burokratike, duhet ta konfrontojë këtë realitet të rigjallërimit të fashizmit dhe ndjenjave ultranacionaliste, që vërtetë u duk se i mposhti për disa dekada demokracia evropiane, por ato po ringjallen fort, për të zezën e ballkanasve dhe europiano-lindorëve, që inatin e Brukselit dhe kontinentit të plakur, e nxjerrin me ata që vërtetë e dogjën Evropën tonë.

Next Post

Francesco Becchetti i ka dhënë 300 mijë $ Fondacionit të Liri Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In