• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hipokritët e Bled Manes dhe keqkuptimi i patriotizmit

by
28/11/2015 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gëzuar ditën e Flamurit, ditën e Pavarsisë së Shqipërisë”. Ky ndoshta duhet të ishte mesazhi i ardhur nga miqtë në facebook, msg, viber, whats app, instagram …!

Sot lexova shkrimin e mikut tim të mirë (dhe tuajit) Bledi Mane, të cilit nuk ja kishte mbajtur “barku” zemërimin se pse ne, unë ndoshta ndër të parët, nuk e uruam për festën e pavarsisë së Atdheut. Bledi në fakt nuk kishte shumë problem faktin që nuk e uruam, sa ç’kishte dhe ka mërzinë dhe indinjatën e thellë për verbërinë tonë.

Bledi ka plotësisht të drejtë. Ne jemi ata hipokritët që nuk bëjmë pushime për veten, por për t’i treguar miqve në facebook e kudo On line që ne jemi në vende të bukura duke pushuar. Harrojmë të pushojmë, sepse kalojmë kohën duke numëruar “liket” e duke parë “konkurentët”. Ne nuk  sensibilizohemi me francezët, malezët, sirianët e as me veten, por turremi kush e kush t’i japë më shumë efekte një fotoje që të marrë më shumë “like”. Pushteti ynë duket se është “like-t” në facebook e instagram. Hipokritët e Bledit janë kudo, jemi ne, pothuajse të gjithë.

Natyrisht të gjithë flamujt sot e ato që do jenë në qarkullim nesër, janë as më pak e as më shumë se një trend festash. Është steriotipi i krijuar se “ai/ajo që vendos një flamur në facebook, ballkon etj, është patriot.” Keqkuptimi i madh me patriotizmin ka sjellë një hipokrizi të madhe e njëherësh një dozë të lartë injorance. Vijon i gjithë skenari herë më tortë e herë jo. Vijon injoranca deri në pikën që studentët nuk dinë datën e ditës së çlirimit, vitin jo e jo. E përballë gjithë injorancës, shfaqet bota virtuale ku të gjithë urojnë e “like-osin” pa turpin se janë injorantë, por me krenarinë se kanë kapur xxx LIKE. TURP! (Bled, mos u mërzit, tregtarët e flamujve po shesin flamuj kinezë të paktën, hanë bukë.)

Por, përtej gjithë injorancës që ka shpërthyer dhe hipokrizisë që na ka marrë zemrën, natyrisht që duhet të themi edhe se çfarë na bën vërtetë patriotë. Nuk ëshët aspak e vështirë, na mjafton të jemi qytetarë pikë së pari. Tek dilja sot nga shtëpia, një djalë rreth 25 vjeç i thoshte të ëmës: ‘Ma, po dal se ka festë sot”, ndërkohë që hante një mandarinë dhe flakte në rrugë lëvozhgën e  e saj që hiqej shakull. E pra, ky është hapi i parë drejt patriotizmit. Patriotizëm është që para se të urosh Bled Manen, të mos hedhësh mbeturinat në rrugë, por në kosh. E thënë ndryshe, mbaje vendin tënd të pastër, duaje atë, mbaje atë të bukur.

Pasi t’i bësh mesazhin Bled Manes (kushdo qofshin Bled Manet tuaj), kujdesu që të japësh mesazhin e njeriut solidar, të patriotit që nuk shan e pështyn rrugëve. Mesazhin që ligjet e vendit tënd duhet t’i zbatosh me përpikmëri, siç bëjnë europianët që jo vetëm nuk shkelin ligjet e vendit të tyre, por s’të lejojnë as ty ta bësh shkeljen.

Duaje vendin me vepra, duke përhapur njëkohësisht mesazhin e zhvillimit social-kulturor, duke denoncuar padrejtësitë, duke ngritur zërin dhe bythën kur është nevoja, kundër padrejtësive që bën çdo ditë drejtësia e vendit tonë.

Dil, festo por edhe protesto kur të gjitha detyrimet e tua ndaj shtetit i shlyen përpikmërisht e ata që kanë vjedhur, vrarë, rrjepur këtë vend rrinë të lirë akoma. Dil, ji patriot. Rrëzo gjykata, bëj referendume, që flamuri ynë të mbetet krenarë dhe i lirë nga “sunduesit” e rinj.

Ja pra që nuk jemi patriotë, nuk duam zhvillimin e vendit, por duam thjeshtë ca like në facebook. Jemi hipokritë, për sa kohë na përton bytha të mbajmë vendin pastër dhe të bukur, por mjaftohemi me një status a foto në facebook. Po, Bledi ka të drejtë. Bled më fal, gëzuar vëlla festën e ngritjes së Flamurit dhe Pavarsinë  at’dheut!!! Gëzuar të gjithë hipokritëve! /lexo.al

Next Post

Çfarë ndodh pas arrestimit të Albin Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In