• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hijet e një skandali!

by Dritan Hila
11/04/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Prej disa ditësh Dritare TV po transmeton dëshmitë e ish-drejtuesve të EGL, kompania që krijoi atë që sot e quajmë TAP. Dëshmitë zbulojnë një nga skandalet më të mëdha shqiptare e cila nuk po shqetëson asnjë parti politike. Madje as shoqërinë civile e cila del në protestë edhe për një qen që shtypet në Ndroq.

Historia me pak fjalë është kjo:

Në fund të viteve të qeverisë Nano, konsorciumi EGL kontakton ministrinë e ekonomisë që të mundësojë kalimin e një gazsjellësi i cili do të transportonte gazin azerbajxhanas në Greqi e Itali.

Projekti shqiptar konkurronte me atë grek. Kalimin në territorin grek e përkrahte edhe qeveria e Berlusconit. Por pas fizibilitetit fiton varianti shqiptar si më i lirë, me rreth 5 miliardë euro. Gjatë negociatave të qeverive Nano dhe Berisha 1, flitet që Shqipëria të përfitojë dalje gazi dhe taksë tranziti.

Por me ardhjen në krye të ministrisë së ekonomisë së ministrave të LSI, gjithçka mjegullohet dhe në fund, në prill 2013, nënshkruhet marrëveshja ku Shqipëria nuk përfiton asgjë. Nuk përfitonte as taksë tranziti dhe as dalje gazi e cila mund të përdorej nga termocentralet (TEC-i i Fierit u shkatërrua në 2012 si vendim politik i Berisha-Meta dhe i Vlorës që po rri në pritje), ose të depozitohej në kavernat nëntokësore të zbrazura nga nafta dhe gazi në fushat naftëmbajtëse Shqiptare.

Duke bërë një përllogaritje të përafërt ku minimalisht Shqipëria duhet të merrte vetëm si taksë tranziti 60-100 milion euro në vit, tregon se kjo marrëveshje ishte poshtëruese. Shqipëria nuk u përzgjodh si rezultat lobimi i Berishës por për shkak të leverdisë ekonomike që kishte TAP për kalimin më territorin Shqiptar. Shqipëria ka një marrëveshje poshtëruese por ku duken edhe hijet e një korrupsioni skandaloz.

Është largmendësh që ata që kanë hedhur firmat në këtë marrëveshje e kanë bërë nga budallallëku. E kanë bërë thjesht se kanë marrë ryshfetin ose kuota aksionare. Ata që mburren se kaluan TAP në Shqipëri, në fakt i kaluan një rubinet xhepave të tyre. Kush krenohet se TAP ka zhvilluar infrastrukturën rrugore, në fakt nuk ka bërë asgjë pasi rrugët që ka bërë TAP-i janë thjesht në interes të shtrirjes së tubacioneve dhe nuk kapin asnjë qendër të banuar. Është qesharake të thuash se TAP ndihmon në zhvillimin e vendit pasi askush nuk bën turizëm mbi tuba gazsjellësi.

Për fat specialistë shqiptarë që ju dhimbset ky vend si Naskë Afezolli, Bashkim Baholli dhe Pajtim Bello, folën. Tani duhet të flasin institucionet.

Janë minimalisht 100 milionë euro në vit që humb ky vend dhe miliona metra kub gaz në vit. Në kushtet kur lufta në Ukrainë është më shumë luftë për zotërimin e qymyrgurit dhe gazit të Donbasit; kur luftërat e së ardhmes do të jenë për burimet dhe tregjet energjetike, ne nuk mund t’i lejojmë vetes të jemi kaq të paaftë. Dhe ky skandal kërkon para së gjithash rinegociim./m.j

Next Post
Zbulohet raporti sekret/ Më shumë se 2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë

Ujërat e diskutueshme me Shqipërinë/ Greqia nis kërkimet për naftë dhe gaz në detin Jon. Mitsotakis...!

Comments 1

  1. Tafut Dermani says:
    4 years ago

    Këtu, në këtë aferë, thjesht dhe pastër, është dora e Ilir Metës me mashën Dritan Prifti (i ndrittë shpirti aty ku ka vajtur) dhe pjestari me fifti-fifti Sali Berisha.
    SPAK- le të merret me seksin e mushkonjave, të mizave dhe breshkave…

    Reply

Leave a Reply to Tafut Dermani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

March 31, 2026
VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

March 31, 2026
Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In