• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hetoni Berishën”! Thirrja publike e gazetarit Dritan Hila për SPAK-un

by Java News
29/04/2022 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Dritan Hila ka komentuar ditën e sotme në “Top Talk”, nismën e marrë kundër Yuri Kim për ndërhyrjet e saj në drejtësi.

Ai u shpreh se në drejtësinë shqiptare po bëhen shkelje nga më të mëdhatë dhe një ndërhyrje e ambasadores amerikane nuk mund të jetë kurrsesi e pavend. Hila tha se gjyqtarët dalin në mëngjes me lekët e kafes në xhep ndërsa kthehen në shtëpi me miliona dhe kjo është gjëja për të cilën duhet të shqetësohemi.

Gazetari u shpreh se këtë peticion po mbështesin dhe nxisin vetëm persona që mendojnë se do të jenë objekt hetimi. Hila i bëri thirrje SPAK që të hetojnë Berishën pasi ka bërë shkelje shumë të mëdha ligjore ku më e hapura është ajo e gazsjellësit për të cilin nuk merret asnjë taksë.

Iku koha e artë e Bashkimit Europian, jemi në një kohë që Europa po jeton forcat centrifugal, që kanë një kurorëzim me BREXIT, po përjeton autoritarizmin me vendet e Europës Lindore. Europa është e vetëdijshme që e ka arritur pikën e saturimit të saj me anëtarësime.

Ata po mbulojnë problemet e tyre, unë i njoh vendet e lindjes dhe mund të them se më i mirë është shteti shqiptar me të gjithë problematikat që ka se sa Hungaria që ka një polici arrogante. Ne jemi më shumë europianë se ata.

Jemi në një pikë që Europa problematikën e vet e paraqet si problematikë shqiptare dhe me luftën në Ukrainë tregoi dhe njëherë që europa është e dobët pa ushtri e pa diplomaci. Ukraina e nxori më në pah shpërbërjen e Europës, është shumë e vjetër për të fituar zakone të reja.

Për fat në planet afatgjata të perandorisë amerikane jemi edhe ne. Këtë e tregoi e gjithë veprimtaria e deritanishme. Ka një lloj sondazhi që e paraqet popullsinë shqiptare 73% pro amerikane por unë nuk e besoj se është i vërtetë. unë e pëlqej Amerikën për lirinë që ka brenda vetes. I lejon të gjithë mendimet e ndryshme. Në kuadër të këtyre mendimeve të ndryshme mendoj se ky peticioni është në kuadër të një 17% që nuk e pëlqejnë qeverisjen amerikane.

Mua nuk do të më shqetësonte që 70% e shqiptarëve të jetë filoamerikane, mua më intereson që elita të jetë pro-amerikane. Edhe Izraeli që është shteti më i preferuar i amerikanëve ka një përqindje anti-amerikane.

Shqiptarët ça nuk bëjnë po tu lësh dorë të lirë, gjyqtarët dalin në mëngjes me lekë sa për një kafe e kthehen pastaj me miliona, ndërsa problem qenka përse ndërhyn Yuri Kim? Këtu është problem përse nuk godet SPAK-u Berishën apo Metën?

Jemi i vetmi vend ku gazsjellësit nuk paguajnë para dhe nuk marrim asnjë gjë. Ndërkohë duhet të paguante 60 deri në 100 milion euro taksë. Minierat e kromit iu janë dhënë disa banditëve. Jemi vendi i 14 në botë për nga rezervat e naftës dhe ne nuk prodhojmë asnjë pikë.

Luftën kundër Yuri Kim e nxisin disa plehra që mendojnë se do të jenë objekt hetimi. Nuk dua të themi jemi dembel se jam pjesë e këtij populli, por problem është se pasi dolëm në 1912 elitat ishin vetëm disa që vinin 3 muajt e verës dhe paratë që merrnin i luanin në kazino. Ça do bëje ambasadorja? Berisha po i vë të gjitha përballë një fakti të kryer, krahu i Alibeajt më duket gjë qesharake që pret a e dha vendimin apo jo gjykata. Unë mendoj se PD-ja dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin. Berisha do të jetë i vetmi gjel, amerikanët nuk të bien dot në pushtet, politikën nuk mund ta mbjellësh, do ambientin e vet.

Ata nuk të sjellin dot në pushtet por mund të mbajnë larg pushtetit. Nuk po i hy gërdecit apo temave të tjera, po përmend vetëm projektin e TAP-it qe kalon në vendin tonë dhe nuk i marrim asnjë taksë, këtu duhet të ndërhyjë SPAK-u dhe të marrë negociatorin se pa usdajën e Berishës dhe Metës nuk bëhej një gjë e tillë.

Unë po pres që SPAK-u të kapi dhe të hetojë të gjithë. Berisha është njeriu që po destabilizon prapë vendin dhe ku i gjen ai këto lekët që bën të gjitha këto gjëra? Sipas DASH, hajduti më i madh është Berisha dhe duhet të hetohet nuk mund të hedhësh firma pa e parë ca po firmos. PD nuk është më parti ideologjike, merret me ndonjë thashetheme apo me Lul Bashën. Është në prag të një ‘Big Bangu’ të ri./m.j

Next Post
Ç’po ndodh në Vlorë? Përplasje me armë zjarri mes dy mjeteve në Lungomare. Policia në ndjekje të autorëve

Ç'po ndodh në Vlorë? Përplasje me armë zjarri mes dy mjeteve në Lungomare. Policia në ndjekje të autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In