Hetimi ndërkombëtar për CEZ-in nuk futet në seancën e sotme parlamentare
Konferenca e kryetarvë ka venndosur që të mos fusë në rendin e ditës së ditës së sotme hetimin ndërkombëtar për skandalin e CEZ-it.
Partia Demokratike pati kërkuar që kërkesa e saj për hetim nga të huajt të hynte që sot në diskutim, por konferenca e kryetarëve ka vendosur të kundërtën.
Rrëzimi i kërkesës ka ardhur për shkak të Partisë Socialiste, kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, deklaroi se kërkesa e PD-së është pa bazë ligjore për procedurë të përshpejtuar.









