• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet për vrasjen e 5 viteve më parë, çfarë ka deklaruar 56-vjeçarja Marjeta Karaj

by A R
15/12/2022 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës zbardhi pas 5 vitesh një ngjarje shumë të rëndë, vrasjen e 61-vjeçarit Mehdi Kurt-Deda. Ai u dhuna barbarisht dhe më pas u dogj për së gjalli. Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga Marjeta Karaj, 56 vjeç dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota. Në kërkim u shpall djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj.

Gazetari Merin Maçi ka sjellë detaje të reja në lidhje me hetimet e ngjarjes. Ai u shpreh se Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota kanë dhënë deklarimet e tyre. 56-vjeçarja, e cila dyshohet si urdhëruese e ngjarjes, ka refuzuar përfshirjen në krim.

Ajo është shprehur se ka patur njohje me viktimën. Por Gazmir Ngota ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajn, të cilin në atë kohë e ka patur shok. Ai është shprehur se gjithçka ka ardhur si pasojë e borxhit prej 10 mijë Eurosh.

Merin Maçi: Të paktën nga informacioni që kam pranë grupit hetimor Marjeta Karaj, e cila dyshohet se është edhe personi që mund të konsiderohet si urdhëruese i këtij akti të rëndë, i cili u ndërmor nga djali i saj Besmir Karaj dhe shtetasi tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”,  Gazmir Ngota, janë persona të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre. Marjeta Karaj ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në këtë krim, duke thënë se ka patur edhe njohje me viktimën, por nuk ka pranuar të ketë gisht në ekzekutimin e tij, fillimisht dhunimin e më pas djegien. Ndërkohë ka qenë pikërisht Gazmir Ngota, i cili ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajin, të cilin në atë kohë e ka patur shokë dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e një borxhi prej 10 mijë eurosh, fakt ky që u pranua edhe ditën e sotme nga kreu i Drejtorisë së Tiranës. Ka qenë pikërisht një borxh i pashlyer që u bë shkak për atë ngjarje të rëndë.

Policia tha në një deklaratë ditën e sotme se shkak i ngjarjes do të bëhej një borxh i pashlyer prej 10 mijë Eurosh që viktima i kishte Marjeta Karajt. Autorët e kanë transportuar Kurt-Dedën në një zonë pyjore në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse. Mbetjet kockore të gjetura në atë kohë në vendngjarje zbuluan identitetin e viktimës. 61-vjeçari punonte në një organizatë me Marjeta Karajn.

/a.r

Next Post
U dënua me burg për një fjalim, mijëra protestues mbështetin kryebashkiakun e Stambollit

U dënua me burg për një fjalim, mijëra protestues mbështetin kryebashkiakun e Stambollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com