• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Heronjtë tanë mbesin në piedestal

by
12/06/2015 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Jemi mësuar që heronjtë tanë të qëndrojnë vetëm në piedestal, të pamundur të mund të zbresin prej aty. Është kaq e vërtetë kjo, sa për vite të tëra, brezat e shqiptarëve u rritën me mendimin se heronjtë tanë ishin vetëm të përkorë, sypetritë, atdhetarë si ata dhe nuk mund t’u vije re asnjë të metë njerëzore. Kjo është vënë re që në skulpturën e para Luftës së Dytë Botërore, por që pas Çlirimit të vendit mori pamje të frikshme me muskujt në artin e Realizmit Socialist.

Një hero duhej të ishte patjetër i bukur, sy-shqiponjë dhe me shikimin e drejtuar tejet. Të tjerët (lexo: populli) ishin thjesht numërorë, që duhet ta ndiqnin. Ashtu të paarritshëm, ata u jetësuan prej luzmës së madhe të historianëve, që krijuan me ta lloj-lloj sajesash, ku vetëm për subjekte humane nuk mund të bëhej fjalë. Do të mjaftonin pak kujtime vite më vonë, që të tregonin se këta njerëz ishin të thjeshtë dhe të zakonshëm dhe aktet heroike ose veprimtaria patriotike nuk bëhej thjesht vetëm për kombin, por edhe nga rastësia e pse jo edhe për interesa vetjake. Kështu, pakkush sot do të pranojë se Faik Konica ishte fjalaman, konjuktural dhe cinik apo se Isa Boletinin e manipulonte “Crna Ruka”, Bajram Curri ishte kumarxhi apo sesi në zgrip të varfërisë dhe pa asnjë mbështetje në Shkodër Çerçiz Topulli nuk i merrte dot paratë borxh Luigj Gurakuqit që e qesëndiste, trimin tashmë të reckosur. Por pse Luigji vetë vallë vdiq me fare pak para në xhep, aq sa nuk mjaftonin edhe për të ngrënë një vakt bukë dhe pak më tej Avni Rustemi që mëtonte vetëm të vriste ata që e kishin mbajtur. Pakkush e thotë se heroi Hasan Prishtina mori pjesë në përndjekjen e armenëve apo se Zogu vra priftërinj aq sa do t’ia kishte zili dhe Enver Hoxha që do i qesëndiste të gjithë pastaj në kujtimet e veta, por që nuk do përmendte kurrë se për të shpëtuar kokën rrinte i fshehur te kunati i vet nacionalist Omari, që e shpagoi me plumbin pas koke.

Lista është e gjatë dhe mbase do vijë një ditë që do kemi fat, që historia të bëhet pikërisht edhe me këto elementë ndryshe, duke na treguar se historinë e bëjnë njerëzit që dalin shpesh nga rastësia. Anipse, personazhet që përmendën kanë edhe shumë vlera. Ndryshe nga personazhet politikë që kemi para syve, e ku rëndomtësia e tyre po bëhet gati proverbiale. Ndaj duhet të ruhemi. Edhe pse ka të ngjarë të jenë vonë, pasi librat e historisë do jenë zëvendësuar me këta heronj të rinj, që njësoj si shumë paraardhës do ngjiten në piedestale me sytë drejt në paanësi, me pyetjen reale për ne: Po vallë ç’duan aty?!

Next Post

VIDEO/ Agon Channel ndryshon emër dhe logo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com