• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

VIDEO/ Agon Channel ndryshon emër dhe logo

by
12/06/2015 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzës së prokurorisë për pastrim parash nga Francesco Becchetti dhe urdhërarrestit për biznesmenin italian,  Agon Channel ka vendosur të ndryshojë emër dhe logo në Agon Channel Free (Agon Channel i Lire).

Lajmin e njoftoi në edicionin qendror spikeri Artion Vreto.

 

https://www.youtube.com/watch?t=25&v=_n3XadkUa64

Biznesmeni është shpallur kërkim ndërkombëtar nga Policia Shqiptare. Urdhër-arresti i është dërguar të gjitha vendeve anëtare të Interpol. Dyshohet se Becchetti ndodhet në Angli, aty ku zotëron dhe një skuadër futbolli.

Përveç pastrimit të parave, Becchetti akuzohet për mospagim taksash, në vlerën e 770 milionë lekëve të reja në hidrocentralin e Kalivaçit. Ndërkaq, prokurorët kanë arritur të faktojnë dhe mashtrimin që ai ka kryer me rimbursimin e TVSH-së.

Dyshohet se ai ka raportuar fatura fiktive në punët e kryera në Kalivaç. Në këtë formë, ai ka aritur t’i marrë buxhetit të shtetit shqiptarë, shuma të konsiderueshme parash.

Prokurorira e Tiranës dhe Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara i kanë dërguar shkresa Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për sekuestrimin e kompanive të Becchetti-t, ndër to edhe Agon Channel.

Në masën e sigurisë, zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për aksionerin e Agon Channel, Erjola Troplini ka thënë se çdo lëvizje e parave bëhej me urdhër dhe firmë të Becchetti-t.

Next Post

Kosova bën histori, merr pjesë në Lojërat Evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com