• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heronjtë që kthehen në vrasës

by Qamil Xhani
06/03/2017 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profecia e ushtarakut të lartë të NATO në vitin ’98: “Kemi krijuar elitën e ushtrisë shqiptare, nëse nuk i trajtoni siç duhet moralisht dhe financiarisht, jashtë ushtrisë këta trupa rrezikojnë të kthehen në kriminelë potencialë”…

Nga Qamil Xhani

Në vitin 1998, kur Shqipëria certifikonte Batalionin e parë ushtarak të Operacioneve Speciale (BOS), një prej gjeneralëve të huaj që kreu trajnim e trupave kishte një porosi për Ministrinë e Mbrojtjes. Në ceremoninë e inaugurimit, ushtaraku i huaj i tha ministrit të asaj kohe dhe gjeneralëve shqiptarë, se trupa e re ishte trajnuar me stërvitjet më të veçanta të kohës, mes të cilave vlerësohen si më specialet; kursi i mbijetesës dhe qitja e besimit (me fishekë realë). Ata që i njohin si funksionojnë këto trajnime ekstreme, e dinë se vetëm pak persona në një mijë vetë arrijnë t’ja dalin. Këshilla e ushtarakut të lartë të NATO ishte kjo: “Kemi krijuar elitën e ushtrisë shqiptare, nëse nuk i trajtoni siç duhet moralisht dhe financiarisht, jashtë ushtrisë këta trupa rrezikojnë të kthehen në kriminelë potencialë”.

Kjo deklaratë e bërë 20 vjet më parë sot merr një tjetër kuptim, kur sheh se pjesa kryesore e ngjarjeve kriminale të ndodhura këtë vit kanë për protagonistë pjesëtarë të Batalionit të Operacioneve Speciale në ushtri dhe të forcave komando. Vjedhjet e bankave rezultuan se ishin ideuar dhe ekzekutuar nga ushtarakë profesionistë. Po ashtu dhe ngjarja makabre dje në Këlcyrë u krye po nga një ish-ushtar profesionist. Në total janë rreth 15 raste kur vrasjet, grabitjet dhe ngjarjet kriminale kanë për autorë ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë të Batalionit të Operacioneve Speciale dhe Komando.

Më të drejtë, në ngjarje të tilla theksohet fort fakti se autorët janë ushtarakë. Por pas dhënies së lajmit harrohet të shkohet përtej ngjarjes dhe të bëhet një analizë; përse një ushtarak që është edukuar më shumë se çdo qytetar tjetër të zbatojë ligjin dhe rregullat arrin dhe kthehet në kriminel?

Arsyet e dhunës nga pjesëtarët e Forcave të Armatosura nuk duhen kërkuar vetëm tek historitë personale të tyre, por edhe tek trajtimi që u bën shteti. Për të bërë pjesë e BOS dhe Komandove, të rinjve u duhen disa vite stërvitje dhe mbijetese. Pjesëmarrja në misione të huaja ka dhe trauma psikologjike, për të cilat ushtria shqiptare nuk ka luksin e ushtrive të tjera për trajtimin me psikologë edhe pas misionit. Në fund, gjithë puna e forcave speciale ushtarake shpërblehet vetëm 30 deri në 40 mijë lekë në muaj. Pas disa vitesh shërbim, shumë prej ushtarakëve zgjedhin të largohen me dëshirë nga detyra ose nxirren jashtë sistemit për shkak të gradave. Të gjendur në një ambient tjetër, pa rregullat e ushtrisë dhe pa pasur asnjë mundësi për t’u integruar në shoqëri, një pjesë e tyre gabimisht zgjedhin të bëjnë atë për të cilën janë stërvitur, të përdorin armët.

Sigurisht, çdo krim duhet trajtuar dhe dënuar sipas ligjit dhe nuk ka justifikim për autorët. Por ngjarjet e fundit përveçse dëshmojnë dhunën e ushtarakëve, sofistikimin e krimit dhe pasojat e mosmjekimit mendor, flasin dhe për harresë dhe neglizhencë të institucioneve ndaj pjesës më të rëndësishme të elitës ushtarake.  Nëse një ushtarak e trajnon 10 vjet si makinë dhe i jep 30 mijë lekë pa i lënë asnjë shans të jetojë si qytetarët e tjerë, mos prisni që kur largohen nga ushtria të sillen si njerëz normal.

Fatkeqësisht shumë prej krimeve kanë ndodhur nga ushtarakët që kanë marrë pjesë në misione të rrezikshme në Irak dhe Afganistan. Një pjesë prej tyre kanë marrë medalje nga Shqipëria, SHBA dhe NATO dhe janë vlerësuar si heronj. Sot kur i sheh emrat e tyre në kronikën e zezë për vrasje dhe grabitje kupton sesa lehtë nga hero mund të kthehesh në kriminel.

Gjithë këto krime të kryera nga ushtarakët shqiptarë janë dhe një kambanë alarmi për Ministrinë e Mbrojtjes dhe politikat e saj të trajtimit të veteranëve të rinj të luftës dhe ushtrisë shqiptare. Vende të tjera të NATO-s kanë programe të veçanta për të kthyerit nga misionet luftuese ushtarake. Përveç trajtimit shëndetësor dhe psikologjik u sigurohet dhe vazhdimësia e karrierës dhe trajtimi financiar.  Janë mijëra të rinj që kanë marrë pjesë në misione, nëse hidhen në rrugë rrezikojnë të kthehen në një “bombë” sociale. Ndaj deklarata e Gjeneralit të lartë të NATO-s, 20 vjet më parë ngjan si profeci për forcat speciale të ushtrisë shqiptare; “Nëse nuk i trajtoni siç duhet, jashtë ushtrisë rrezikojnë të kthehen në kriminelë”.

Next Post

Shtyrja e afatit të Vettingut, Bogdani: Procesi dështoi, 7-ditëshi nuk e zgjidh problemin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com