• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Heronj kombëtarë”- BBC dhe CNN raportojnë për aktgjykimin ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe vlerësojnë figurat e tyre!

by A. Q
16/09/2026 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat e mëdha ndërkombëtare.

BBC raportoi për dënimin e Hashim Thaçit, duke e përshkruar atë si bashkëthemelues dhe komandant të UÇK-së, i cili luftoi për pavarësinë e Kosovës.

Në raportim theksohet se Thaçi konsiderohet hero në Kosovë, ndërsa përmendet edhe rrugëtimi i tij politik, nga një prej drejtuesve të UÇK-së te kryeministri i parë i Kosovës dhe më pas president i vendit.

BBC raportoi gjithashtu për reagimet në Kosovë pas shpalljes së aktgjykimit ku mijëra qytetarë e ndoqën vendimin në ekrane të mëdha, ndërsa në Prishtinë u raportua për reagime emocionale dhe qytetarë në lot.

Edhe CNN raportoi për vendimin, duke theksuar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte. Mediumi amerikan vë në dukje se Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit në vitin 2020 për t’u përballur me akuzat.

Ai u gjykua së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të gjithë ish-drejtues të UÇK-së. Prokuroria kishte kërkuar dënime deri në 45 vjet burgim, ndërsa të katër të akuzuarit i kanë mohuar akuzat.

CNN thekson gjithashtu se në Kosovë, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi konsiderohen gjerësisht si heronj kombëtarë dhe se mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë në mbështetje të tyre.

Në raportimin e tij, CNN rikujton edhe luftën e Kosovës, e cila zgjati gjatë viteve 1998–1999, duke theksuar se gjatë konfliktit humbën jetën rreth 13 mijë njerëz, shumica shqiptarë të Kosovës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim, ndërsa ish-kryeparlamentari dhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është dënuar gjithashtu me 25 vjet burgim. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Next Post
Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

Spahiu: Gjykata e Apelit do të shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, njësoj si gjeneralin kroat Ante Godovina!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In