• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heqja e koalicioneve, hap garën për partitë e reja dhe shkatrron establishmentin

by Kreshnik Spahiu
13/06/2020 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Në jetën time kam garuar vetëm një herë në zgjedhje. Në vitin 2013 refuzova koalicionin me Partinë Socialiste dhe u futa i vetëm në fushatë elektorale kundër dy koalicioneve të mëdha PD-PS.

Kialicioni i PD kishte 32 parti. Koalicioni i PS kishte 44 parti. Tragji-komedia ishte se ne bazë të ligjit ato numëronin votat e mija dhe nga ana tjetër unë me Aleancën Kuqezi donim të largonim ato. Kuptohet si mund të ishte rezultati. Imagjinoni kur ankohet PD për vjedhje vitash e cila ka dy komisioner në çdo kuti, se çfarë mund kenë bërë ato të dyja me votat e mija që i shikoja nga lajmet në TV.

Pa u zgjatur. Unë nuk dola deputet se nuk kalova pragun ndërsa Luan Rama i LSI që mori më pak se unë hyri në parlament sepse ishte në koalicion dhe formula zgjedhore i bashkon thërimet e votave të disa partive. Troç muhabetit nëse do garoja me Partinë Socialiste në koalicion do kisha disa deputet por duke garuar vetëm humba totalisht. Me këtë sistem elektoral edhe sikur 100 herë të garoja në zgjedhe s’do hyja më vetëm sepse ligji aktual favorizon vetëm koalicionet. Të garosh më vete është vetvrasje.

Për ata që nuk e kuptojnë po ja them pak më thjesht. Në sistemin aktual elektoral nëse garon më vehte pa koalicion mund të votohesh me 100.000 vota nga 8.000 ne cdo qytet por nuk nxjerr asnjë deputet sepse pragu është 10.000. Nëse je në koalicion dhe merr po kaq vota pra 100.000 votues, partia nxjerr 12 deputet.

E kuptoni tashme sa i padrejte eshte ligji shqiptar per koalicionet sepse Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë ndërtuar mbi një parim “ose me mua, ose mbetesh jashtë politike. Ligji aktual duhet rrëzuar sepse me këtë sistem edhe për 50 vjet nuk do lindin forca të te reja politike dhe të pavarura pasi, ligji ju imponon shkrirjen me dy koalicionet e mëdha.

Heqja e koalicioneve zgjidh dy probleme:

1- Hap listat dhe garën elektorale

2- Mundëson futjen e partive të reja pa ndikim nga PS-PD

Në jetën time kam bërë një gabim që më kushtoi largimin nga politika. Unë hyra në “çadrën” që kërkonte Republikën e Re me një sistem të ri elektoral. Gabova se nuk e kuptova që ishte kurth për gjithë sistemin jo për ndryshim sistemi por për pazar mes Bashës dhe Ramës.

Unë sërish do hyja në çadër për këtë kauzë por me një ndryshim. Kësaj rradhe duhen “dy çadra”, përpara dy selive të PD-PS për të thyer sistemin e kolaicioneve. Sinqerisht këtë rradhë do përdorja sloganin e Berishës por përball zyrës tij: “Poshtë Aleanca e Qelbësirave” Ky ligj dhe ky sistem koalicionesh bashkon pa ideale dhe pa program të gjithë qelbësirat e kombit shqiptar.

Po ja u them sinqerisht. Shqipëria ka nevoj për dy çadra me të njëjtën kauzë dhe unë do hyja përsëri për tu hakmarr për besprerjen që i është bërë kauzave të një sistemi të ri, për themelet e një Republike të Re. Në të kundërt harrojeni: S’ka lëvizje të reja politike që të fluturojnë të lira mbi trekëndëshin e Bermudës. Grupa e koalicioneve do ti thith dhe gllabëroj ato në vorbullën e tyre.

Next Post
Dëmtimi i kolonave në Apolloni/ Flet drejtoresha e parkut: Akt vandalist, këtë javë nisim restaurimin

Dëmtimi i kolonave në Apolloni/ Flet drejtoresha e parkut: Akt vandalist, këtë javë nisim restaurimin

Comments 1

  1. . says:
    6 years ago

    sakte

    Reply

Leave a Reply to . Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In