• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hëna që na ndan

by Fatos Tarifa
18/05/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Unë kam lindur në vitin 1954, dhjetë vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri.

Vitet e fëmijërisë sime dhe të moshatarëve të mi i përkasin një periudhe shumë të vështirë, por edhe interesante, madje unike, në historinë e socializmit shtetëror në vendin tonë. Ato fillojnë me ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik (në vitin 1961) dhe me daljen (më 1968) nga Traktati i Varshavës.

Këto ngjarje shënuan shkëputjen e plotë të Shqipërisë nga kampi i demokracive popullore dhe një orientim të ri prokinez—e më vonë ikonoklastik e tërësisht izolacionist—në politikën e jashtme.

***

Për të kuptuar fëmijërinë tone, lojërat që luanim, mënyrën si mendonim, pasionet që kishim, pëlqimet dhe sjelljen tonë si fëmijë dhe si adoleshentë në atë kohë, të cilat kanë pasur më vonë e kanë edhe sot ndikim te ne, kërkohet të mbahet parasysh konteksti historik e politik i kohës në të cilën është rritur brezi im.

Pa këtë perspektivë historike, shumë nga bëmat tona të asaj kohe do të ishte e vështirë të kuptoheshin nga të rinjtë e sotëm.

Sot, fëmijët dhe të rinjtë rriten e arsimohen në kushte krejt të tjera, duke shfrytëzuar të gjitha avantazhet që kanë krijuar për ta—dhe për çdonjërin nga ne—teknologjitë e reja të informimit e të komunikimit. Kompjuteri, Interneti, emaili, telefonat “smart”, “instant messaging” dhe rrjetet socialë janë bërë pjesë integrale e jetës së tyre.

I riu i sotëm nuk është nxënësi apo studenti tradicional i brezit tim, por një “netizen”, një krijesë njerëzore e kësaj epoke digjitale, në të cilën sot jetojmë të gjithë—të mëdhenj e të vegjël.

Brezi i nxënësve dhe i studentëve të sotëm nuk e mban mend të ketë jetuar një kohë pa kompjuter. Ata janë kaq të lidhur pas komunikimit elektronik përmes kompjuterit, telefonit celular, rrjeteve socialë—dhe të varur prej tyre, në një mënyrë thuajse fatale—saqë për ta sot përdoret gjithnjë e më shpesh termi “screenagers”. Bota e tyre është në një “infosferë”, në të cilën kufijtë mes shkollës, shtëpisë dhe argëtimit kanë rënë.

Në ditët tona, funksionin tradicional të shkollës, si një agjent për përhapjen e dijes, në një masë të madhe e kryen Interneti. Interneti është bërë një hapësirë në të cilën nxënësit dhe të rinjtë e sotëm punojnë, luajnë, komunikojnë dhe mësojnë. Në fakt, kufiri që ndan sot jetën tonë fizike nga ajo digjitale po bëhet përherë e më i padukshëm.

***

Unë dhe fëmijët e brezit tim, si të gjithë moshatarët tanë në atë kohë në Shqipëri—por dhe kudo në botë—u rritëm pa kompjutera dhe pa Internet. Rrethet tona sociale nuk ishin karaktere virtualë, por shokët tanë të klasës e të lagjes dhe kushërinjtë tanë të parë.

Orët, ditët apo javët që fëmijët dhe të rinjtë e sotëm i humbasin në “instant messaging”, “chat rooms” apo me “video games”, ne—ose, më saktë, shumica prej nesh, fëmijëve dhe të rinjve të brezit tim—i fitonim përmes komunikimeve të gjalla shqisore me moshatarët tanë, në një mënyrë të tillë dhe me lojëra që na shkathtësonin e na forconin fizikisht, na zhvillonin mendërisht, na krijonin emocione të gëzuara dhe i pasuronin jetët tona të përditshme.

Them “shumica” prej nesh, sepse jo të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e brezit tim jetuan në të njëjtat kushte dhe patën të njëjtat mundësi zhvillimi si pjesa më e madhe e moshatarëve të tyre. Krahas nesh—dhe, shpesh herë, larg nesh—ishin qindra e mijëra fëmijë, prindërit ose familjet e të cilëve Partia e Punës—që ishte “truri dhe zemra e diktaturës së proletariatit”—i konsideronte “armiq të popullit”, “armiq të klasës”, ose individë apo familje “të deklasuara” dhe i trajtonte si të tillë.

Në atë moshë, si fëmijë dhe adoleshentë, ne ishim krejt të painteresuar për politikën, të painformuar dhe të pandërgjegjësuar për formën e regjimit politik në Shqipëri. Politika ishte një botë shumë vite drite larg botës sonë dhe ne, fëmijëve, nuk na lidhte asgjë me të.

Pavarësisht pozitës shoqërore të prindërve të gjithsecilit nga ne, “lufta e klasave” që instigoi regjimi komunist në Shqipëri fatmirësisht nuk arrinte dot deri në radhët tona dhe nuk kishte thuajse asnjë ndikim në jetën tonë të përditshme si fëmijë, në zgjedhjen e shokëve tanë, në marrëdhëniet me ta, si dhe në mënyrën se si ne e shihnim botën e madhe përreth nesh.

***

Fëmijët dhe të rinjtë e sotëm e kanë shumë të thjeshtë e të lehtë të marrin informacion për çdo gjë përmes Internetit, por kjo nuk është domosdoshmërisht një avantazh për formimin e aftësive të tyre kognitive dhe për zhvillimin e tyre intelektual, pasi njohuritë që ata duan i marrin “të gatshme”. Mjafton t’i kërkojnë, pa mësuar dhe pa u përpjekur të dinë se si arrihet e zhvillohet njohja dhe cilit informacion i duhet besuar dhe cilit jo. Kjo do të thotë se, në shumë raste, fëmijët dhe të rinjtë e sotëm nuk inkurajohen të përdorin intelektin e tyre dhe ta ushtrojnë e ta zhvillojnë atë.

Fatmirësisht, brezi im u rrit dhe u shkollua “the hard way”, përmes vështirësish të çdo lloji, me përpjekjet tona individuale dhe duke mësuar prej gabimeve tona, ndërkohë që mbi kokë na rrinin dhe kujdeseshin për zhvillimin tonë mësues shumë të mirë e të motivuar dhe, sigurisht, prindërit tanë.

***

Nuk ka asnjë lidhje organike me çka thashë më sipër, por gjithnjë i bëj vetes pyetjen: Pse, ndërsa njeriu i parë, Neil Armstrong, zbriti në Hënë në vitin 1969 (viti kur unë fillova shkollën e mesme), dhe njeriu i fundit shkeli mbi Hënë në dhjetor të vitit 1972 (kur unë isha në vitin e fundit të shkollës së mesme), askush më pas, edhe pse kanë kaluar më shumë se gjysmë shekulli qysh nga ajo kohë, nuk ka shkuar më në Hënë? Mos vallë distanca në kohë që ndan brezin tim nga brezi i të rinjve të sotëm nuk është më shumë sesa një fluturim tjetër në Hënë?/dita

Next Post
“Një djalë shqiptar më futi drogë në pije, më kërkonte seks”! Italiani në gjendje të rëndë, ndërhyn policia

“Një djalë shqiptar më futi drogë në pije, më kërkonte seks”! Italiani në gjendje të rëndë, ndërhyn policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com