• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRI/ Tentoi arratisjen i armatosur duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçari në Kurbin! Momenti kur shtrihet përtokë (VIDEO)

by A. Q
03/10/2026 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qarkullonte i armatosur dhe nuk iu bind efektivëve duke përplasur makinën e tyre, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin

Një 27-vjeçar i identifikuar si Edmir Xhaferi është arrestuar në Mamurras pas një ndjekjeje nga policia, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

“Në pranga u vu shtetasi E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili teksa qarkullonte me mjetin e tij nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar punonjësit”, tha policia.

Gjatë largimit, 27-vjeçari dyshohet se ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete. Pas disa minutash ndjekjeje, efektivët kanë mundur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë në lagjen “Zef Hoti”, në Mamurras.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti i përdorur nga 27-vjeçari dhe një palë targa.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Next Post
“Territorialja”, Ndoka kritikon ashpër Berishën në takimin me aleatët: Dëgjesat me PS-në i kishe “muaj mjalti”, kurse ne na le në terr! Ishte gabim i madh

“Territorialja”, Ndoka kritikon ashpër Berishën në takimin me aleatët: Dëgjesat me PS-në i kishe “muaj mjalti”, kurse ne na le në terr! Ishte gabim i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com