• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

by A. Q
03/10/2026 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kinemanë e qytetit të Reimsit, në Francë, mbrëmjen e djeshme u shfaq filmi shqiptar “Delegacioni” (Le Dernier Prisonnier), me regji të Bujar Alimanit.

Aktiviteti u bë i mundur falë bashkëpunimit me Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Francë dhe shoqatën “7ème Œil”, në prani të Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, të ambasadores së Malit të Zi në Francë, Dubravka Lalović, si dhe të Jessica Larsson, zëvendësdrejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Francë.

Filmi i Bujar Alimanit sjell një histori prekëse, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Shqipërinë e tetorit të vitit 1990, në muzgun e diktaturës komuniste dhe në prag të ndryshimeve demokratike. Në vitin 1990, një delegacion evropian mbërrin në Tiranë për të vëzhguar reformat e ndërmarra nga regjimi komunist. Në të njëjtën kohë, një zyrtar i qeverisë dërgohet në një burg të largët me misionin për të sjellë në kryeqytet një disident të rëndësishëm.

Filmi, i realizuar në vitin 2018, me skenar të Artan Minarollit, u vlerësua me çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë dhe përfaqësoi Shqipërinë në garën për çmimet Oscar 2020.

Në këtë produksion interpretojnë aktorë të njohur shqiptarë dhe të huaj, ndër të cilët Viktor Zhusti në rolin e Leos, Xhevdet Ferri në rolin e Asllanit, Ndriçim Xhepa në rolin e Spiros, Richard Sammel në rolin e kreut të delegacionit, Kasem Hoxha në rolin e shoferit dhe Tristan Halilaj në rolin e mekanikut, si dhe Rovena Lule, Bislim Muçaj, Mehmet Xhelili, Armando Dauti, Jorgaq Tushe, Lulzim Zeqja etj. /TEMA/

Next Post
Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com