• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Helsinki shqiptar: “Pse ishin lënë të lirë? Të hetohen zyrtarët e dosjes “Kusi”

by Java News
24/08/2019 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar ashpër pas vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çelaj, ngjarje që tronditi kryeqytetin dy ditë më parë. KSHH kritikon ashpër drejtësinë shqiptare, e cila ka lënë të lirë autorët e krimit, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi, të dy me të shkuar kriminale.

 

Sipas KSHH, pavarësisht akuzave të rënda për krime ndaj jetës që rëndojnë mbi dy djemtë e pronarit të vilës 3-katëshe, ku u vra i riu, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale. Lidhur me këtë, Komiteti i Helsinkit i bën thirrje organeve të rendit të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të rëndë, që sipas tij, ndodhi shumë pranë institucioneve të Policisë së Shtetit.

 

Ndër të tjera, KSHH i drejtohet edhe KLGJ e KLP, duke iu kërkuar të hetojnë gjyqtarët dhe prokurorët, që kanë pasur në ngarkim dosjen me krimet e mëparshme dy vëllezërve Kusi.

 

“KShH, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi”, thuhet në njoftim.

 

Njoftimi i KSHH

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç. I riu 26 vjeçar, sipas informacioneve të publikuara në media dyshohet se është vrarë për motive të dobëta, teksa po punonte për montimin e një kondicioneri në një godinë në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

 

Autorët kryesorë të dyshuar për këtë ngjarje rezulton se janë larguar nga vendngjarja dhe sipas medias dyshohet se janë me precedentë të mëparshëm penale. Sipas medias, pavarësisht nga akuzat e rënda që rëndonin në ngarkim të tyre për kryerjen e krimeve ndaj jetës, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.

 

E drejta e jetës është një e drejtë themelore kushtetuese dhe shteti ka detyrimin pozitiv ta mbrojë atë. Por pavarësisht nga ky detyrim, krimet me motive të dobëta apo nga persona të dyshuar se janë të përfshirë në veprimtari kriminale, vijojnë të marrin jetën e njerëzve të pafajshëm në vendin tonë.

 

KShH i sugjeron organeve të rendit që në përputhje me detyrat e parashikuara në ligjin për policinë e shtetit, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve kryesorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë. Ngjarja ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç ka ndodhur në një nga zonat afër qendrës së Tiranës, shumë afër institucioneve të policisë së shtetit.

KShH i sugjeron organeve përkatëse të procedimit penal të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit.

 

KShH, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi.

 

Ndërkohë që sipas ligjit nr.115/2016, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i shpreh familjarëve të viktimës ngushëllimet e tij.

Next Post
Maqedonia/ Shkëlqimi dhe rënia e gruas më të fuqishme

Maqedonia/ Shkëlqimi dhe rënia e gruas më të fuqishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

September 30, 2026
Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

September 30, 2026
Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

September 30, 2026
Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

September 30, 2026
Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 30, 2026
Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

September 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot si dekor

September 30, 2026
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com