• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Helsinki shqiptar : Vetting po jep rezultat po duhet ende punë për Integrimin

by Mero Baze
16/04/2019 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Integrimi Europian kushtëzohet nga shumë faktorë, por detyrë parësore mbetet zbatimi në praktikë i reformës në drejtësi, lufta kundër korrupsionit si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Konstatimi vjen nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka publikuar raportin vjetor mbi situatën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut për për vitin 2018, ku theksohet se pavarësisht rezultatave të arritura, në këtë drejtim mbetet shumë për të bërë. Raporti analizon disa fusha, duke nisur nga reforma në drejtësi, korrupsioni në arsimin e lartë, e drejta e pronës apo reforma zgjedhore.

Më konkretisht në raport thuhet se vettingu ka nisur të japë rezultatet e para konkrete, por vonesat në zbatimin e ligjit të vettingut, vonesat në ngritjen e institucioneve të reja kanë krijuar ngërçe dhe probleme shqetësuese në drejtim të aksesit të qytetarëve në drejtësi, dhe në shqyrtimin e çështjeve të grumbulluara në këto gjykata veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.  Në drejtim të strehimit dhe pronësisë, rezulton se nga trajtimi i ankesave të qytetarëve është vërejtur mosrespektimi i afateve ligjore të njoftimit për prishjen e banesave nga ana e IKMT-së, si dhe mungesa e alternativave të qëndrueshme të strehimit për njerëzit në nevojë.

Gjithashtu, në drejtim të konfliktit te Unaza e Madhe, KSHH ripërsërit thirrjen për gjetjen e një zgjidhje adekuate dhe konform standardeve të vendosura nga Gjykata e Strasburgut. Ndërkaq, në drejtim të korrupsionit, raporti vëren se ai mbetet i lartë dhe faktet e kohëve të fundit tregojnë se edhe në sektorin e arsimit aktet korruptive nuk kanë munguar. “Në forumet e organizuara nga KShH me studentë të Universiteteve janë evidentuar forma të ndryshme të shfaqjes së korrupsionit”,-shtohet në raport. Ndërkaq, në drejtim të reformës zgjedhore raporti thekson se ajo vijon të mbetet peng i monopolit të partive politike. (SCan)

Next Post
E rëndë në Berat, vetëvraret në burg 38-vjeçari

Faktet/Shqiptarët vetëm 0.2% mes 244,500 të dyshuarve për krime në Holandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron ‘shtetrrethimet’

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron ‘shtetrrethimet’

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In