• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haxhiu: Albin Kurti nuk do që të kthehen liderët e UÇK-së, sepse i rrezikohet pushteti

by A R
16/10/2025 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar mbrëmjen e sotme, 16 tetor, në emisionin “Opinion” në TV Klan, komentoi protestën e paralajmëruar për nesër në Tiranë për lirimin e krerëve të UÇK-së, që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Sipas Haxhiut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundër kësaj proteste, pasi synon të monopolizojë çdo ngjarje me karakter kombëtar.

“Kurti është kundër protestës, sepse ai do të monopolizojë çdo gjë që është kombëtare”, deklaroi Haxhiu.

Duke folur për raportet mes Kurtit dhe Ramës, ai tha se midis tyre ekziston një rivalitet politik prej disa vitesh, i cili është thelluar me kalimin e kohës.

“Rama dhe Kurti kanë pasur rivalitet prej pesë a gjashtë vitesh. Faji i Ramës është që e lavdëroi shumë Kurtin, duke thënë se është ylli i së ardhmes dhe ylli iu shua rrugës. Ky yll është kthyer në rivalitet kryesor për të”, theksoi Haxhiu.

Sipas tij, Kurti nuk ka interes për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, pasi ata përbëjnë një rrezik politik për të.

“Kurti nuk do që të kthehen liderët e UÇK-së, sepse i rrezikohet pushteti. Ai i sheh ata si rivalë të tij politikë”, shtoi analisti.

Haxhiu theksoi se edhe qëndrimi i Vetëvendosjes dhe qasja ndaj Gjykatës Speciale kanë qenë të motivuara politikisht.

Ai përmendi gjithashtu akuzat që janë ngritur në të kaluarën kundër Shqipërisë për trafik organesh, të cilat, sipas tij, kanë shërbyer si justifikim për formimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

“Vetëvendosje e ka politizuar çështjen. Kurti e akuzon Ramën se ka udhëtuar në Prishtinë dhe ka bërë presion që Gjykata Speciale të formohet. Shqipëria ama është akuzuar për trafik organesh dhe ndaj është dashur të shtyhen organet e Kosovës që ta formojnë Gjykatën Speciale”, tha ai.

Duke komentuar personalitetin e Kurtit, Haxhiu nuk nguroi ta quajë atë “narcist politik”.

“Albin Kurti është si narcisti, që do që ta duan gjithë shqiptarët, por ai do shohë veten një ditë të vetmuar”, tha ai, duke shtuar se Kurti nuk pranon dot që dikush tjetër të marrë rolin e një figure kombëtare.

Next Post
Fatos Klosi për 21 janarin: Vrasjet i kreu Garda, nën drejtimin e Lulzim Bashës!

“Hashim Thaçin e kanë vrarë”, Klosi zbulon të pathëna nga lufta e UÇK: Si na erdhi lajmi

Comments 2

  1. Anonymous says:
    6 months ago

    Hike shkerdhate,e bire shkerdhatet,je ti spiuni i vucicit,ku ke ti karakter,te zeshe me goje Z Albin Kurtin.Tii koke lope haxhiu je antishqiptare,sic eshte k/hajduti anti kosovare,nji mute jeni ti edhe ai.

    Reply
  2. bci says:
    6 months ago

    Kur nje serbofil ben analize dhe del me konkluzione dhe krahasime. Ky eshte qelbesire burre me te gjithe ato qe e perdorin.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Sondazhi: 80% e të anketuarve nuk i ndjekin as në media protestat e Berishës

April 20, 2026
“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

April 20, 2026
“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

April 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

April 20, 2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

April 20, 2026
“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

April 20, 2026
Sulmet me molotovë në protestën e PD, arrestohen 11 militantë të Berishës! Strategjia e Hitës ‘frenoi’ dhunën

“Po bëjmë luftë të fortë”, deputeti i Berishës: Intelektualët duhet të na bashkohen në protesta!

April 20, 2026
DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

April 20, 2026
Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

April 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Ndërhyrja e Policisë ndaj grupit të molotovëve, hap i duhur”, Leka: Gjetje interesante që…

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In