• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hashim Thaçin e kanë vrarë”, Klosi zbulon të pathëna nga lufta e UÇK: Si na erdhi lajmi

by A R
16/10/2025 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi teksa komentonte zhvillimet për protestën pro UÇK-së që do të zhvillohet nesër në Tiranë, zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN edhe disa të pathëna nga betejat e UÇK-së.

Klosi rrëfeu se në një nga tentativat e Hashim Thaçit për të adhur në Shqipëri gjatë luftës, SHIK-u mori informacione se komandati kishte mbetur i vrarë në përpjekjen për të kaluar kufirin, i cili kontrollohej nga forcat serbe.

“Unë se di ça ka ndodhur në një qytetet, në këtë datë, në atë datë. Unë kam opinionet e mia për ata njerëz që kam bashkëpunuar me ta. I kam adhuruar madje në një farë mënyrë sepse po sakrifikonin veten. E di mirë që po sakrifikonin. Hashimi biles njëherë u quajt se ishte vrarë në kufi, pastaj doli se jo ishte një tjetër, ishte ngatërruar. Nuk janë aq budallenj. Unë i njoh për njerëz të mençur. Që të binin  në pozita të tilla, që të ishin kriminelë, kur po afrohej liria e vendit të tyre dhe heronjtë ishin ata. Nuk kishte asnjë kuptim”, zbuloi Klosi.

“Në atë periudhë që akuzohen nga mesi i 98-s deri në mesin e 99-s këta ishin heronj dhe nuk kishin asnjë arsye që fundja të mbështesnin dikë në një krim. Absolutisht nuk e kanë lejuar. Po aq mundësi kishin. Ato ishin mundësitë. Unë them që situata deri këtu pse nuk ju dolën prokurorëve ato që mendonin. E nisën me Dick Marty-n, e nisën me shumë dëshmitarë kosovarë që për arsye personale, për probleme të ndryshme, dikujt i është vrarë vëllai… Se thashë se kujtoni se kështu po merrnin hak. Dolën që ishin dëshmi të rreme, prandaj dhe u mbyllën ato. Gjoja për t’i mbrojtur, po u mbyllën për të parë se dëshmitë ishin… të paktën ato që kanë qenë të hapura kanë qenë deri njëri që thoshte i kanë hedhur kripë. Më vjen mirë që dëshmitaret e mbrojtjes dolën ato që dolën. Janë personazhe të rëndësishëm. Mund të them dhe unë që s’i kam quajtur kurrë terrorist, i kam quajtur heronj dhe i adhuroja me thënë të drejtën. Kishin rastin të bënin një gjë të madhe për vendin e tyre, por amerikanët ishin pak të qartë e të ftohtë. Domethënë amerikanët, britanikët sepse nuk bashkëpunonim me terroristë. Për mua ka dështuar ekipi i prokurorëve atje u nisën me zhurmë të madhe dhe kanë dështuar dhe tani do përpiqen të justifikojnë dështimin e tyre.

 Situata në Kosovë nga mes fillimi i bombardimeve është maj. Nga fillimi i bombardimeve deri në qershor që është akuza. Në maj filluan bombardimet deri në qershor të 99-ës që është periudha e akuzës. Natyrisht ka qenë një situatë e turbullt në Kosovë një vend që po kalonte nga një sistem nga një vend i okupuar në një vend nën forcat e NATO-s që jepte një shpresë shumë të madhe që do përfundonte në pavarësi. Pra çështja nuk është a kanë vra, po çështja është, diskutimi atje është që UÇK-ja ishte një strukturë dhe ishte më e organizuar mënyra se si vinin urdhrat nga UÇK-ja. Kjo po diskutohet në Hag.ë Jo a u vranë, a s’u vranë se edhe mund të jetë. Edhe janë vrarë. Forcat e NATO-s e konsideronin që ishin ata që kishin përgjegjësinë për sigurinë në Kosovë. S’kishte më kuptim që UÇK-ja të qëndronte e armatosur. U bë një mbledhje atje. Unë konstatova që shumica e komandantëve të zonave për herë të parë takuan njëri-tjetrin. Për herë të parë e takuan njëri-tjetrin. Nuk e kishin takuar se e kupton zona ku luftohesh në që ishin një zonë në territor të ushtrisë serbe. Në territor të ushtrisë serbe. Nuk është se lëviznin kollaj”, rrëfeu Fatos Klosi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Ai shtoi më tej se këta njerëz që akuzohen sot në Hagë i ka njohur personalisht. Sipas Kloasit është bërë një përpjekje dy javore për të bindur komandantët e UÇK që të dorëzojnë armët pas luftës dhe në lojë kanë hyrë amerikanët.

“Unë këta njerëz i kam njohur personalisht. Ne i mbanim heronj edhe gjatë luftës, sepse edhe ata kanë sakrifikuar. Nuk janë nga ata gjeneralët që rrinë në një shtab edhe vriten ushtarët poshtë. Edhe këta e kanë kaluar disa herë atë kufirin që ishte vërtetë shumë i vështirë që kanë ardhur në Tiranë, kanë shkuar në takime ndërkombëtare, domethënë kanë qenë vetë të rrezikuar.  Ramushi një nga më të shkakit por edhe ky Selimi është komandant i një zone ku është luftuar seriozisht ndërkohë që Hashimi dhe Kadria kanë qenë politikanë. Kadria ka qenë shefi i shërbimit informativ. Po politikë bëhej dhe atje. Pra nuk janë këta njerëz që kanë qenë në luftë o burrë. Pastaj nuk e imagjinoj dot që dikush prej tyre të ketë tërheq këmbëzën. Ata po akuzohen që pse Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fund të luftës dhe disa muaj nga akuza është mbas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë kur përgjegjësia s’ishte më. Unë kam qenë dëshmitar i përpjekjeve që u bënë për ta çarmatosur UÇK-në. U bë një takim i madh në shtabin e përgjithshëm. Pastaj i morën amerikanët, i çuan të gjithë komandantët atje në Amerikë. I mbajtën dy javë për t’i bindur Kosovën dhe qenë të sinqertë se akoma ata po e mbrojnë Kosovën. Nuk është ushtria e Kosovës ajo që jep garancinë në Kosovë. Është NATO që jep garancinë”, tha Klosi.

Next Post
Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian jep 99.3 milionë euro për Shqipërinë

Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian jep 99.3 milionë euro për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Sondazhi: 80% e të anketuarve nuk i ndjekin as në media protestat e Berishës

April 20, 2026
“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

April 20, 2026
“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

April 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

April 20, 2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

April 20, 2026
“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

April 20, 2026
Sulmet me molotovë në protestën e PD, arrestohen 11 militantë të Berishës! Strategjia e Hitës ‘frenoi’ dhunën

“Po bëjmë luftë të fortë”, deputeti i Berishës: Intelektualët duhet të na bashkohen në protesta!

April 20, 2026
DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

April 20, 2026
Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

April 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Ndërhyrja e Policisë ndaj grupit të molotovëve, hap i duhur”, Leka: Gjetje interesante që…

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In