• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haxhinasto takon Vlahutin, diskutohet marrëveshja me Malin e Zi për hekurudhat

by A R
11/04/2016 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto është takuar me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Çështja kryesore e takimit, ishte përgatitja për Samitin e ardhshëm të Parisit, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili pritet të ketë arritje konkrete për realizimin e rrjeteve të energjisë dhe të transportit për Rajonin.

Ministri Haxhinasto dhe Ambasadorja, u ndalën në çështjen e të ashtuquajturave  masave të buta, që synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor për liberalizimin e mëtejshëm të shërbimeve të transportit mes vendeve të rajonit.

Së afërmi, pritet të përfundojë një protokoll marrëveshje, midis palës Shqiptare dhe asaj Malazeze, për sektorin e hekurudhor.

Me rëndësi është edhe zgjerimi në rajon i eksperiencës shqiptaro malazeze për një pikë të përbashkët kufiri dhe doganore, model i vlerësuar edhe nga komisionerët e Fqinjësisë dhe të Transportit të BE, Johanes Hahn dhe Violeta Bulc.

Ministri dhe Ambasadorja Vlahutin diskutuan gjithashtu për rëndësinë e një mekanizmi koordinues rajonal, në funksion të realizimit të projekteve të infrastrukturës rajonale dhe veçanërisht, për filtrimin e thithjen e investimeve të huaja private në këto projekte.

Në prezencë të ambasadores në ministrinë e transporteve dhe infrastrukturës, është bërë prezantimi  i strategjisë kombëtare të transportit.

Ministri Haxhinasto ka kërkuar nga konsulenca ndërkombëtare që strategjia kombëtare e transportit, të konkludojë në një listë të prioritarizuar të projekteve për sejcilin nga nënsektorët e transportit rrugor, hekurudhor, ajror e detar. Si dhe të realizohet edhe kostimi i të gjithë ndërhyrjeve në fushën e  legjislacionit apo edhe të ndërhyrjeve në infrastrukturën fizike.

Ambasadorja Vlahutin, theksoj se kjo strategji është e domosdoshme, për mbështetjen e ardhshme nga ana e BE, për sektorin e Transportit në Shqipëri.

Next Post

Bllokimi i produkteve bujqësore nga Maqedonia, kontroll për nivelin e pesticideve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In