• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haxhia: Pse humbi PD dhe roli i grekëve në Republikën e Re

by Java News
06/07/2017 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Izet Haxhia, një ndër themeluesit dhe njohës i hershëm i Partisë Demokratike, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, ka renditur disa arsye kryesore të humbjes së radhës në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Ish-truproja i Sali Berishës mendon se hija e Berishës, rreshtimi i Partisë Demokratike kundër Reformës në Drejtësi dhe Perëndimit, janë shkaqet kryesore të disfatës.

Haxhia shton se, Partia Demokratike nuk mund t’i fitonte kurrsesi zgjedhjet parlamentare duke pasur si ideolog të Republikës së Re një spiun, siç e quan ai, grek dhe të ish-Sigurimit të Shtetit. I pyetur për mundësinë e krijimit të një partie të re nga grupi kundërshtar i Bashës në PD, ish-truproja i Sali Berishës thotë se, kjo parti ka qenë gjithmonë e përfshirë në një luftë agjenturash, ku gjithnjë ka fituar klani serb, me përfaqësues Sali Berishën dhe më pas Lulzim Bashën.

-Z. Haxhia, në këndvështrimin tuaj, cilat janë shkaqet kryesore që shqiptarët, një pjesë me votë kundër dhe një pjesë me bojkot, vendosën që të ndëshkojnë sërish Partinë Demokratike?
Humbja e PD në këto zgjedhje ishte e paralajmëruar dhe e pritshme. Mund të rreshtojmë me dhjetëra shkaqe, por kryesori është lidershipi i saj apo me saktë mbetja e saj nën hijen e Berishës dhe vënia në funksion të kësaj partie vetëm për një qëllim: Mbrojtjen e krimeve dhe interesave të familjes Berisha dhe klanit të saj kriminal. Një shkak tjetër madhor është lufta e hapur dhe pengimi që i bëri kjo parti Reformës në Drejtësi dhe Vetingut, duke dalë hapur si një parti anti-perëndimore. Unë nuk arrij ta konceptoj dot si mund të fitohen zgjedhjet duke pasur si ideolog të Republikës së Re një spiun grek dhe të Sigurimit të Shtetit si Preç Zogaj apo duke hequr një pjesë të gardës së vjetër e duke vazhduar me të “rinj” si Pollon, Tritan Shehun, Edi Palokën, Ristani apo Flamur Nokën. Me këta nuk fitohen zgjedhjet për kryepleq e jo ato parlamentare, përballë një force të organizuar si Partia Socialiste, e cila ka një elektorat që voton në rresht për vazhdimësinë e partisë mëmë, edhe pse në krye të PS është një antikomunist e antenverist si Edi Rama, që me thënë të drejtën ja kalon gjithë kupolës së PD për antikomunizëm e antienverizëm.

-Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, është përvijuar një ndarje mes dy grupeve në Partine Demokratike. Rrëzimi i kushteve të grupi kundërshtar dhe rikonfirmimi i Bashës në krye të PD, sigurisht me mbështetjen e Berishës, a mund të provokojë ndarjen e PD në dy parti?
Siç e thash, humbja e radhës e PD ishte një humbje e pritur dhe paralajmëruar pothuajse një vit para zgjedhjeve. Basha, si i zgjedhuri i familjes Berisha, për të drejtuar PD, pas dorëheqjes së Berishës në 2013, nuk arriti të bëhej lider i PD, por mbeti nën hijen dhe ndikimin e plotë të tutorit te tij Berisha. Grupimi pro Olldashi, duke parë edhe mënyrën e katapultimit të Bashës në krye të PD, ka qenë gjithmonë në pritje të një hakmarrje ndaj Bashës. Edhe pse me ngritjen e çadrës u synua promovimi i Bashës si lider i PD dhe me listat për deputetë të servirura si lista të orës së fundit të bëra nga Basha, e vërteta qëndron ndryshe. Këto lista ishin të përgatitura shumica në zyrën e Berishës dhe një hakmarrje e tij kundër të gjithë atyre, që e lanë vetëm në dorëheqjen e tij në 2013 nga kupola e PD. Madje edhe marrëveshja e 17 majit ishte një goditje e përgatitur nga Berisha ndaj grupit të të vjetërve në PD dhe Metës, që e tradhtoi Berishën me 1 Prill, duke bërë marrëveshje me Ramën. Pavarësisht se Berisha luan rolin e asnjanësit në këto zhvillime, arkitekti i të gjithave është ai dhe vetëm ai. A do ketë ndarje në PD pas kësaj? PD-ja gjithmonë ka qenë e ndarë dhe në një luftë klanesh apo më saktë një luftë agjenturash të huaja për dominim. Por duhet thënë se luftën gjithmonë e ka fituar agjentura serbe me përfaqësuesin e saj Berisha. Edhe pse kjo luftë ka shkaktuar rrjedhje dhe largime nga PD, prapë dominant ka qenë klani serb dhe vetë Basha është i zgjedhuri i këtij klani.

-Megjithatë, për herë të parë nuk kemi një qëndrim të unifikuar të familjes Berisha pro Bashës. Ndryshe nga Berisha, dhëndri i tij ka firmosur një peticion për dorëheqjen e kryetarit. Kemi të bëjmë me një strategji politike apo ndryshim real në qëndrime?
Duhet të jesh “naiv” të mendosh se ka një qëndrim të paunifikuar apo pakoordinuar të familjes Berisha në këto zhvillime. Këto qëndrime janë tipike nga ato lojërat bizantine të Berishës, për të mashtruar opinionin dhe përkrahësit e PD. Asnjë mendje normale nuk mund ta besoje se dhëndri apo Disidenti i Djathit, Jamarbër Malltezi mund të dalë në kundërshtim me vjehrrin apo gruan e vet. Kjo është një lojë qesharake që nuk e kapërdin njeri..

-A është reale gara për kreun e PD?
Gara e sotme për kryetarin e PD është një farsë që nuk mund të mashtrojë askënd. Me impotencë politike e fizike si Selami, kjo PD as mund të reformohet as të garohet. Kush mendon se Marshalli është tërhequr dhe po i dhimbset PD-ja, gabohet rëndë. Ai deri në vdekjen e tij fizike nuk lëshon PD-në, të cilën e ka kthyer në një mburojë të bandës së tij dhe krimeve të tyre. Dhe ironia më e madhe e fatit për Marshallin dhe partinë e tij është se; Ai personi që e përzuri nga tribuna e mitingut të promovimit të PD-s së sapokrijuar me 15 Dhjetor 1990, me duart e mia, po ky person që u përzu po nga Marshalli në mars të vitit 1991 nga salla e mbledhjes së këshillit të parë kombëtar të PD, në Pallatin e Kulturës, duke e sharë e ofenduar si kokpalarë e të çmendur, ka sot në dorë çelësat e burgut të “liderit historik” të PD -s dhe të ardhmen e lidershipit të saj. Sa e dhimbshme kjo për Marshallin, por e vërtetë…

-Si e parashikoni fatin politik të Partisë Demokratike dhe çfarë mendoni për idenë e rithemelimit të saj?
Unë e kam thënë edhe herë të tjera që, PD të shpëtojë nga arshivimi i pashmangshëm, duhet të çlirohet nga pushtimi kriminal që i është bërë asaj nga familja Berisha. PD, pa u çliruar nga Berisha, pa u ballafaquar me historinë e saj 27-vjeçare, pa u çliruar nga mitet e rreme të heronjve të rremë, pa u çliruar nga të korruptuarit që erdhën në Tiranë me çizme llastiku e xhaketë të arnuar dhe sot janë bërë miliarderë, pa u çliruar nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe agjenturave greko-serbe, nuk mund ta shpëtojë asgjë nga përfundimi në arshivat e historisë me vulën e turpit.
Izet Haxhia, një ndër themeluesit dhe njohës i hershëm i Partisë Demokratike, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, ka renditur disa arsye kryesore të humbjes së radhës në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Ish-truproja i Sali Berishës mendon se hija e Berishës, rreshtimi i Partisë Demokratike kundër Reformës në Drejtësi dhe Perëndimit, janë shkaqet kryesore të disfatës. Haxhia shton se, Partia Demokratike nuk mund t’i fitonte kurrsesi zgjedhjet parlamentare duke pasur si ideolog të Republikës së Re një spiun, siç e quan ai, grek dhe të ish-Sigurimit të Shtetit. I pyetur për mundësinë e krijimit të një partie të re nga grupi kundërshtar i Bashës në PD, ish-truproja i Sali Berishës thotë se, kjo parti ka qenë gjithmonë e përfshirë në një luftë agjenturash, ku gjithnjë ka fituar klani serb, me përfaqësues Sali Berishën dhe më pas Lulzim Bashën. -Z. Haxhia, në këndvështrimin tuaj, cilat janë shkaqet kryesore që shqiptarët, një pjesë me votë kundër dhe një pjesë me bojkot, vendosën që të ndëshkojnë sërish Partinë Demokratike? Humbja e PD në këto zgjedhje ishte e paralajmëruar dhe e pritshme. Mund të rreshtojmë me dhjetëra shkaqe, por kryesori është lidershipi i saj apo me saktë mbetja e saj nën hijen e Berishës dhe vënia në funksion të kësaj partie vetëm për një qëllim: Mbrojtjen e krimeve dhe interesave të familjes Berisha dhe klanit të saj kriminal. Një shkak tjetër madhor është lufta e hapur dhe pengimi që i bëri kjo parti Reformës në Drejtësi dhe Vetingut, duke dalë hapur si një parti anti-perëndimore. Unë nuk arrij ta konceptoj dot si mund të fitohen zgjedhjet duke pasur si ideolog të Republikës së Re një spiun grek dhe të Sigurimit të Shtetit si Preç Zogaj apo duke hequr një pjesë të gardës së vjetër e duke vazhduar me të “rinj” si Pollon, Tritan Shehun, Edi Palokën, Ristani apo Flamur Nokën. Me këta nuk fitohen zgjedhjet për kryepleq e jo ato parlamentare, përballë një force të organizuar si Partia Socialiste, e cila ka një elektorat që voton në rresht për vazhdimësinë e partisë mëmë, edhe pse në krye të PS është një antikomunist e antenverist si Edi Rama, që me thënë të drejtën ja kalon gjithë kupolës së PD për antikomunizëm e antienverizëm. -Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, është përvijuar një ndarje mes dy grupeve në Partine Demokratike. Rrëzimi i kushteve të grupi kundërshtar dhe rikonfirmimi i Bashës në krye të PD, sigurisht me mbështetjen e Berishës, a mund të provokojë ndarjen e PD në dy parti? Siç e thash, humbja e radhës e PD ishte një humbje e pritur dhe paralajmëruar pothuajse një vit para zgjedhjeve. Basha, si i zgjedhuri i familjes Berisha, për të drejtuar PD, pas dorëheqjes së Berishës në 2013, nuk arriti të bëhej lider i PD, por mbeti nën hijen dhe ndikimin e plotë të tutorit te tij Berisha. Grupimi pro Olldashi, duke parë edhe mënyrën e katapultimit të Bashës në krye të PD, ka qenë gjithmonë në pritje të një hakmarrje ndaj Bashës. Edhe pse me ngritjen e çadrës u synua promovimi i Bashës si lider i PD dhe me listat për deputetë të servirura si lista të orës së fundit të bëra nga Basha, e vërteta qëndron ndryshe. Këto lista ishin të përgatitura shumica në zyrën e Berishës dhe një hakmarrje e tij kundër të gjithë atyre, që e lanë vetëm në dorëheqjen e tij në 2013 nga kupola e PD. Madje edhe marrëveshja e 17 majit ishte një goditje e përgatitur nga Berisha ndaj grupit të të vjetërve në PD dhe Metës, që e tradhtoi Berishën me 1 Prill, duke bërë marrëveshje me Ramën. Pavarësisht se Berisha luan rolin e asnjanësit në këto zhvillime, arkitekti i të gjithave është ai dhe vetëm ai. A do ketë ndarje në PD pas kësaj? PD-ja gjithmonë ka qenë e ndarë dhe në një luftë klanesh apo më saktë një luftë agjenturash të huaja për dominim. Por duhet thënë se luftën gjithmonë e ka fituar agjentura serbe me përfaqësuesin e saj Berisha. Edhe pse kjo luftë ka shkaktuar rrjedhje dhe largime nga PD, prapë dominant ka qenë klani serb dhe vetë Basha është i zgjedhuri i këtij klani. -Megjithatë, për herë të parë nuk kemi një qëndrim të unifikuar të familjes Berisha pro Bashës. Ndryshe nga Berisha, dhëndri i tij ka firmosur një peticion për dorëheqjen e kryetarit. Kemi të bëjmë me një strategji politike apo ndryshim real në qëndrime? Duhet të jesh “naiv” të mendosh se ka një qëndrim të paunifikuar apo pakoordinuar të familjes Berisha në këto zhvillime. Këto qëndrime janë tipike nga ato lojërat bizantine të Berishës, për të mashtruar opinionin dhe përkrahësit e PD. Asnjë mendje normale nuk mund ta besoje se dhëndri apo Disidenti i Djathit, Jamarbër Malltezi mund të dalë në kundërshtim me vjehrrin apo gruan e vet. Kjo është një lojë qesharake që nuk e kapërdin njeri.. -A është reale gara për kreun e PD? Gara e sotme për kryetarin e PD është një farsë që nuk mund të mashtrojë askënd. Me impotencë politike e fizike si Selami, kjo PD as mund të reformohet as të garohet. Kush mendon se Marshalli është tërhequr dhe po i dhimbset PD-ja, gabohet rëndë. Ai deri në vdekjen e tij fizike nuk lëshon PD-në, të cilën e ka kthyer në një mburojë të bandës së tij dhe krimeve të tyre. Dhe ironia më e madhe e fatit për Marshallin dhe partinë e tij është se; Ai personi që e përzuri nga tribuna e mitingut të promovimit të PD-s së sapokrijuar me 15 Dhjetor 1990, me duart e mia, po ky person që u përzu po nga Marshalli në mars të vitit 1991 nga salla e mbledhjes së këshillit të parë kombëtar të PD, në Pallatin e Kulturës, duke e sharë e ofenduar si kokpalarë e të çmendur, ka sot në dorë çelësat e burgut të “liderit historik” të PD -s dhe të ardhmen e lidershipit të saj. Sa e dhimbshme kjo për Marshallin, por e vërtetë… -Si e parashikoni fatin politik të Partisë Demokratike dhe çfarë mendoni për idenë e rithemelimit të saj? Unë e kam thënë edhe herë të tjera që, PD të shpëtojë nga arshivimi i pashmangshëm, duhet të çlirohet nga pushtimi kriminal që i është bërë asaj nga familja Berisha. PD, pa u çliruar nga Berisha, pa u ballafaquar me historinë e saj 27-vjeçare, pa u çliruar nga mitet e rreme të heronjve të rremë, pa u çliruar nga të korruptuarit që erdhën në Tiranë me çizme llastiku e xhaketë të arnuar dhe sot janë bërë miliarderë, pa u çliruar nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe agjenturave greko-serbe, nuk mund ta shpëtojë asgjë nga përfundimi në arshivat e historisë me vulën e turpit.

ma.me
Next Post
Në disa raste stresi ndikon për…mirë?!

Kriteret për studentët e rinj, si do të pranohen në Universitete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In