• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Haxhi Lleshi do të më ulë figurën me intriga!” Zbardhet letra e Tefta Camit për Enver Hoxhën në ‘74: Do jem përjetë ushtare e Partisë, por…

by Java News
18/05/2022 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Imaj

“Haxhi Lleshi më sulmoi tërë jetën pas shpine”. Me këtë titull publikoi dje “Panorama” kujtimet e Tefta Camit, ish-ministres së Arsimit dhe Kulturës të regjimit komunist, e cila risillte përjetimet e trishta nga përplasja që kishte pasur për vite me radhë me Haxhi Lleshin, ish-Presidentin e Republikës; të dy të ardhur në Tiranë pas luftës nga zona e Dibrës, e të njohur herët me njëri-tjetrin.

Kujtimet e ish-ministres me të drejtë kanë tërhequr vëmendje e kanë ngjallur reagime jo të pakta. Dy kanë qenë vërejtjet kryesore për kujtimet e Tefta Camit. E para vjen në formë revolte: Pse akoma me ministrat e komunizmit, shkruajnë disa.

Në pamje të parë, duket sikur kanë të drejtë, por arsyeja e publikimit të kujtimeve të Camit nuk ka të bëjë me rolin e saj si zyrtare e lartë e regjimit. Sot, gjithkush e di cili ishte produkti i asaj epoke. Tjetërkund ishte qëllimi i publikimit të kujtimeve të Camit: Njohja me konfliktet dhe përplasjet për pushtet në radhët e lidershipit komunist, rrëfyer nga një dëshmitar i dorës së parë.

Pavarësisht motivit personal të autores në këtë rast, shtjella e ngjarjeve dhe zbardhja e debateve të panjohura për opinionin asokohe, përtej kërshërive, mendojmë se i shërben zbulimit të së vërtetës, aq sa mund ta demonstrojë me dritëhijet e veta një personazh si Tefta Cami, që për një kohë relativisht të gjatë ka drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës.

“Po pse tani dhe jo më parë, pse nuk foli kur Haxhi Lleshi ishte gjallë”. Është ky një tjetër reagim për kujtimet e publikuara dje të Tefta Camit. Në fakt, ish-ministrja nga Dibra për këtë çështje ka folur edhe më parë, sidomos pas viteve ‘90, madje edhe kur Lleshi gëzonte shëndet të plotë.

Së paku, “Panorama” në dy-tre raste ka sjellë jo vetëm rrëfimet e saj, por edhe dokumente konkrete me objekt përplasjen e saj me ish-Presidentin e vendit. Nga ky i fundit nuk ka pasur asnjëherë ndonjë reagim të veçantë për akuzat që i bënte Tefta Cami. Në fakt, përplasja Lleshi-Cami ka qenë një çështje shqetësuese, kuptohet larg syrit të njerëzve, dhe për kupolën e Partisë shtet.

Panorama boton sot të plotë një letër që ishministrja e Arsimit dhe Kulturës i adresonte Enver Hoxhës në vitin e largët 1974, ku i ankohet për sjelljet tinëzarë plot intriga të Lleshit, i cili bën të pamundurën për të denigruar figurën e saj dhe të krejt fisit Cami. Denoncimi te kreu i regjimit vinte në vëmendje të Partisë faktin se Presidenti i Republikës prej kohësh kishte ndikuar me influencën e tij tek autoritete të kohës për të zbehur figurën e babait të Tefta Camit, Dëshmor i Atdheut.

Ai, sipas Camit, jo vetëm që kishte kontribuar që Ahmet Cami mos të shpallej “Hero i Popullit”, siç kishin propozuar autoritetet lokale, por edhe të vihej në diskutim roli i tij gjatë luftës.

Në rrëfimin e saj për shefin e Partisë, Cami vë në dukje se Haxhi Lleshi, nëpërmjet manipulimit të disa veteranëve dibranë që jetojnë në Tiranë, synon të tjetërsojë të vërtetat e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në zonën e Dibrës.

Në një letër që ata i drejtonin në vitin 1974 sekretarit të parë të Peshkopisë dhe KQ, e shikonin të udhës të informojnë Partinë, se në sajë të ndërhyrjes që kishte bërë Tefta Cami, ishte mitizuar kontributi i Dëshmorit të Atdheut Ahmet Cami, duke i thurur lëvdata që nuk i meritonte në një shkrim në gazetën lokale, me synim përgatitjen e terrenit për ta shpallur “Hero të popullit” dhe për të zbehur rolin historik të Haxhi Lleshit gjatë luftës në Dibër dhe më gjerë. Po çfarë shkruante tjetër Tefta Cami në letrën që i adresonte Enverit dhe cili ishte reagimi i këtij të fundit.

DOKUMENTI

LETRA E TEFTA CAMIT PER ENVER HOXHEN DHE HYSNI KAPON I DASHUR SHOKU ENVER

Dua t’ju informoj për një çështje që mendoj se ka rëndësi. Sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit, shokut Hekuran Isaj, (për dijeni) dhe kryeredaktorit të gazetës “Oshëtima e maleve”, shokut Velo Cfarku, i ka ardhur një letër nga shokët Qazim Prishtina, Rexhep Doda, Ahmet Jegeni, Ymer Lleshi, Xhavit Hatipi dhe Hilmi Çausholli.

Këta janë disa veteranë që punojnë dhe jetojnë në Tiranë. Letra citohet se është personale dhe sekrete. Në të shkruhet për një skicë letrare që ka shkruar gazeta lokale për babanë tim, në 23 tetor, me rastin e përvjetorit të rënies.

Të tilla shkrime janë bërë edhe për dëshmorë të tjerë që kanë luftuar në rrethin e Dibrës. Në letër, veteranët bëjnë këto vërejtje;

1. Në skicën letrare mohohet roli i Partisë dhe i shokut Enver.

2. Nuk evidentohet roli i shtabit të batalionit, i çetave të tjera dhe partizanëve të tjerë që janë vrarë atë ditë.

3. Skica ka pasaktësi dhe nuk përputhet me realitetin.

4. Vargjet që citohen sipër shkrimit, nuk i takojnë dëshmorit Ahmet Cami. (Në fakt, vargjet janë zgjedhur si okelio, për rubrikën e dëshmorëve)

5. Bëjnë biografinë e babait tim, duke e motivuar se bëhet për interesin e Partisë. (Faktet historike mendoj se duhen diskutuar, pasi nuk jam aspak dakord me ta).

Për qëllimet dhe metodat që kanë përdorur këta shokë, i jam drejtuar Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Tiranës, shokut Manush Myftiu, me qëllim që ata t’i shpjegojnë nëpër organizatat e tyre të Partisë, brenda normave të Partisë.

Të njëjtën kopje të letrës për njoftim ia kam dërguar edhe Sekretarit të Komitetit Qendror, shokut Hysni Kapo. Vendosa t’ju shkruaj juve, sepse më këtë çështje implikohej edhe shoku Haxhi Lleshi. Po gjatë këtyre ditëve, shoku Haxhi Lleshi i bën të njëjtat vërejtje për shkrimin në shtëpinë e tij Sekretarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit, shokut Haxhi Rama.

Jam e shqetësuar, shoku Enver, qoftë për veprimin e veteranëve, letërshkruesve, të cilët e dërgonin letrën personale dhe sekrete, për të mos marrë dijeni unë, qoftë dhe për trajtimit të këtij problemi nga shoku Haxhi Lleshi që nuk komunikoi drejt për drejt me Komitetin e Partisë dhe me mua, kur u takova me të në mbledhjen e Kuvendit Popullor.

Nuk do t’ju shqetësoja shoku Enver, por jam e bindur tashmë se shoku Haxhi Lleshi kërkon të krijojë opinione kundër meje, pas krahëve, ashtu siç veproi para një viti. Më falni për shqetësimin. Të na rroni sa malet shoku Enver. Do jem përjetë ushtare e Partisë

Me respekt e dashuri/Tefta Cami- 27.XI.1974/panorama.al

Next Post
Integrimi/ PE: Qershori momenti për përcaktimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Integrimi/ PE: Qershori momenti për përcaktimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In