• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi/ PE: Qershori momenti për përcaktimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

by Java News
18/05/2022 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erisa Zykaj

Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian u bën thirrje shteteve anëtare që të fillojnë menjëherë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ky grupim e konsideron procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor si një motor për demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe prosperitetin ekonomik. “Në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, riangazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është më urgjent se kurrë dhe vendimi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të merret në qershorit më së voni. Vonesa e mëtejshme jo vetëm që po dëmton besueshmërinë e BE-së, por gjithashtu po e bën rajonin e Ballkanit Perëndimor më të prekshëm ndaj ndërhyrjeve nga vendet e treta armiqësore”, thuhet në komunikatën e këtij grupimi.

Isabel Santos, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentit Evropian është shprehur, se Shqipëria mbetet një partner strategjik plotësisht i besueshëm dhe i përkushtuar.

Sipas Santos vendi vazhdon të ecë përpara me reformat themelore të integrimit europian dhe ka përmbush kushtet për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit.

“Procesi i anëtarësimit për Shqipërinë nuk mund të mbahet peng i diskutimeve dhe interesave të palëve të treta. Është e drejtë që Këshilli më në fund të bie dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë, aq më tepër përballë sfidave gjeostrategjike në rritje” është shprehur Santos.

Eurodeputeti Tonino Picula, që është njëkohësisht zëdhënës i këtij grupimi ka nxjerrë në pah, se edhe pse Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që kërkohej, nuk dihet ende data e konferencës së parë ndërqeveritare që shënon fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim.

“Vendi iu nënshtrua reformave thelbësore, duke përfshirë forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, madje edhe ndryshimin e emrit! Nuk duhet të ketë më justifikime për vonesa të mëtejshme, nëse duam të ruajmë besueshmërinë tonë. Është e nevojshme të mbahet gjallë aspirata  pro-evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Picula./m.j

Next Post
“Zelensky është rus”/ Eksperti britanik i përgjigjet mediave të Kremlinit: Pasaporta e publikuar, e rreme

“Zelensky është rus”/ Eksperti britanik i përgjigjet mediave të Kremlinit: Pasaporta e publikuar, e rreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

September 28, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

September 28, 2026

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com