• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hasmëritë e bandës së Lushnjes dhe atentati me dy viktima, ja pistat ku po heton policia

by Java News
12/10/2017 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Lushnjës ka përjetuar ngjarjet e viteve 1997-1998, pasi dy të rinj, banorë të këtij qyteti janë ekzekutuar në qendër me breshëri automatiku.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, kanë mbetur të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar i rastit, 66-vjeçar Bujar Turku, që po ecte në atë moment me biçikletë, kanë mbetur të plagosur lehtë.

Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se viktima Jurgen Hoxha, kishte vetëm katër ditë nga Belgjika, ku qëndronte si emigrant në këtë shtet. Policia e Lushnjës dyshon se atentati i rëndë që ndodhi jo shumë larg godinës së komisariatit të këtij qyteti, lidhet me pazaret e drogës në Belgjikë dhe Holandë, ku Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi kanë qëndruar dhe dyshohet se janë marrë me aktivitet kriminal.

Burimet sqaruan se vrasja nuk ka lidhje fare me hasmëritë e vjetra të bandës së Lushnjës dhe se pistat e vetme hetimore është ajo e drogës dhe konfliktet e momentit mes të rinjve.

Autori i maskuar qëlloi i vetëm
Nga të dhënat që disponon “Shqiptarja.com” mësohet se personi që ka qëlluar në drejtim të lokalit ku ndodheshin Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ka qenë i vetëm. Një dëshmitar tregoi se personi ka zbritur nga një automjet dhe në duar mbante një armë automatike, ndërsa në kokë kishte një maskë të zezë. Personi ka ecur gati 20 metra, duke ju afruar dy të rinjve që qëndronin në kafene dhe menjëherë ka hapur zjarr me automatik. Ai ka lëshuar dy breshëri kallashnikovi, ndërkohë që ka lënë të vdekur në vend Jurgen Hoxhën dhe shokun e tij Zamir Latifi.

Plumbat kanë prekur pronarin e lokalit Marjus Xhepexhiu dhe një kalimtar të rastit. Dëshmitari që ka parë të gjithë ngjarjen, tregoi se pas kësaj personi që qëlloi me armë është larguar me shpejtësi duke u futur brenda në makinë, dhe më tej mjeti është larguar shumë shpejt në drejtim të daljes së Lushnjës, drejt zonës ish-fabrikës së Plasmasit.

Pista e parë, trafiku i drogës

Burime policore thanë për Shqiptarja.com se pista e parë e hetimeve është trafiku i drogës në Belgjikë dhe Hollandë. I njëjti motiv për atentatin ka qenë edhe një vit më parë kur ndaj Xhulio Shkurtit, Zamir Latifit dhe Sajmo Xhelilit u qëllua gjithashtu me breshëri automatiku. Ata mundën t’i shpëtojnë plumbave në 2016, por një vit më pas Latifi dhe Hoxha kanë mbetur viktima të kësaj përplasje të rëndë. Gjatë mbrëmjes së djeshme struktura të policisë kanë kryer një sërë hetimesh, ndërkohë efektiva të shumta janë përqendruar në rrugët e Lushnjës, që lidhen me Beratin, Rrogozhinën dhe Fierin.

Zamir Latifi, një vit më parë ju bë atentat

Zamir Latifit i është bërë atentat edhe një vit më parë me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares. Nga ky atentat mori një plumb në këmbë Xhulio Shkurti, ndërsa i plagosur mbeti edhe Sajmo Xhelili. Xhelili dhe Shkurti kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Kontrolle të shumta janë kryer në dhjetëra banesa por pa rezultat. Policia dhe prokuroria e Lushnjës janë mobilizuar për të zbardhur ngjarjen e rëndë, megjithëse situata vijon të qëndrojë ende në mjegull. Nga ana tjetër shumë persona janë shoqëruar me shpresën se do të tregojnë diçka lidhur me krimin e rëndë. Kryesisht personat e shoqëruar kanë qenë shokë të viktimave. Pritet që në ditët në vijim policia dhe prokuroria e Lushnjës të bjerë në gjurmët e autorëve të këtij krimi që tronditi mbarë opinionin publik.

a.ç

Next Post
Paradoksi, Prishtina ngrohet prej Obiliqit, kurse banorëve su jepet ngrohje qendrore

Paradoksi, Prishtina ngrohet prej Obiliqit, kurse banorëve su jepet ngrohje qendrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

June 21, 2026
VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

June 21, 2026
Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

June 21, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

June 21, 2026
Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

June 21, 2026

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

June 21, 2026
Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

June 21, 2026
Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In