• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hashimi erdhi, pa, dhe pa se s’ishte Kurti

by Frrok Çupi
22/03/2025 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Ai erdhi nga Haga për të vizituar varrin e të atit, por pa shumëçka në Kosovë. Këtu në Ballkan njeriun më të lartë e quajnë ‘Hero’, edhe pse fëmijët nuk e kuptojnë këtë fjalë siç e thonë të rriturit. Hashim Thaçi është kthyer në Hero për kohë të gjatë, ndoshta shekuj.
Ndoshta po ta linin vetëm me Luftën Çlirimtare të Kosovës, ku ky ishte komandanti dhe ikona, nuk do të ishte ky Hero.
Por mbasi u zmbraps Serbia me ushtri, vendin e zuri anti- Çlirimi, përfaqësuar nga Albin Kurti. Edhe ky vjen nga jashtë Lufte, jashtë Kosove, familjen nuk e ka prurë asnjë ditë të jetojë në Kosovë.
Kështu është ngrehur Lufta në Kosovë pas Çlirimit.
Anti- Çlirimtarët fituan. Albin Kurti e mbylli Hashim Thaçin në Hagë, aty ku është një prokurori që ushqehet si ‘iluzion për drejtësi’. Vetëm presidenti i Amerikës Donald Trump e ka kuptuar se aty nuk është ashtu siç thuhet.
Por sidoqoftë, Kurti, prej pesë vjetësh është i qetë dhe i fituar kundër Thaçit.
Po të mos kishte vdekur Haxhi Thaçi, babai i Hashimit, zor se do të kuptohej apo pranohej që Hashim Thaçi ka dalë fitimtar edhe në këtë luftë.
Vetëm një fakt i thjeshtë e vërtetoi ekuacionin:
Fakti që sa u duk Hashim Thaçi në Kosovë, dy ditë, asnjë sekondë nuk u duk Albin Kurti. As për një filxhan kafe në mort.
Pse vallë e luftuan ne Kosovë Hashim Thaçin derisa e dërguan në Hagë?…
Për të sunduar vetë, me patjetër dhe si vdekja Albinit i duhej kjo.

Ashtu siç edhe për të fituar lirinë, shtetin dhe Kosovën shtet, duhej patjetër që te dilej në lufte. Ne atë lufte doli Hashim Thaci por nuk u duk Kurti.

Po çfarë ndodhi kështu?

Ndodh me individët njësoj siç ndodh me kombet. Edhe individët shkojnë në luftë me të njëjtat motive me të cilat shkojnë kombet në luftë.
Si nisi lufta e Albinit?
Duke rrëzuar Hashimin. Hashimi nuk rrëzohej kollaj. Atëherë rrëzoi bazamentin që e mbante; dhe, bazamenti ishte vlera kombëtare shqiptare. Në mes të të gjithë botës Kurti deklaroi se ‘kombi shqiptar ka kryer krimet më monstruoze’’ gjatë Luftës. Fjalë për fjalë kështu e tha para Botës:
‘Shumë krime kanë kryer serbët!- tha Kurti- por shqiptarët kanë kryer krime më monstruozë deri në trafiqe organesh njerëzorë’.
Thaçi dhe kombi shqiptar u paketuan si gjëja më e zezë në botë. Po ta kishte thënë këtë tmerr vetë Jul Çezari, Roma e fuqishme do të binte menjëherë.
Atëherë, bash për këtë u rrëzuan si Hashimi dhe kombi.
Ai (Kurti) u shfaq fitimtar deri në çastin kur dha shpirt një burrë 86 vjeç, që është babai i Hashim Thaçit. Këtu ra kryeministri. Hashimi erdhi, pa rrethe rrotull, por nuk u pa Kurti!

Thaçi nuk erdhi pardje në Buronjë për të shpëtuar Kosovën.
‘A e doni ashtu…, ashtu e gëzofshi!’.
Por erdhi se i kishte rënë jo perandoria e ‘Çezarit’, i kishte rënë kulmi i familjes. Hodhi një sy edhe në Kosovë dhe kuptoi se po vetë ishte edhe fituesi

Atëherë pse duhej të ishte Albini kryeministër? Që Hashimi të lidhej në Hagë, mundësisht edhe babai të mos i vdiste kurrë që të bëhej shkak për t’u kthyer.
Po pse duhej izoluar Hashimi?… Që të mbetej kryeministër Albini.
Por ndërsa po izolohet Kosova. Deri tani, që ditën e Hashimit, asnjë njohje e re në botë, asnjë institucion nuk e pranon Kosovën, kufizimet po lidhin nyjën edhe në projektet e shtetit. Albini nuk lejohet të takohet me burrat e shteteve aleate.
Po atëherë pse është kryeministër? Që të dëshmohet se në Kosovë nuk vlen liria. Kinse Perëndimi kur mbështeti lirinë e Kosovës, gaboi e po gabon mbasi ky popull është monstruoz ne krime (!).

Spitali e solli punën deri këtu; spitali i Haxhiut. Hashimi nxori nga spitali të atin, por jo Kosovën. Këta e lënë në spital që dikush të vijë t’i bëjë derman. Ndoshta një sundues i huaj ziliqar.

Atëherë pse kombet shkojnë në luftë? Edhe për Kosovën e çliruar kjo është kthyer në dilemë. Në luftë kombet shkojnë për të mundur të vetin, apo armikun?
John Stoessinger, autor i studimit ‘Pse kombet shkojnë në luftë?’, e gjen arsyen te perceptimi që ka ndaj kundërshtarit. Ky mund të jetë i gabuar ose jo.
Por edhe individi, të njëjtat skille si kombet ka.

Next Post
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

"Bënin kërdinë" në fshatra, arrestohen "skifterët" që grabisnin banesat, e pësojnë edhe dy bashkëpunëtorët (EMRAT)

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Atje ku është Hashim Thaçi, e ka vëndin Albin Kurti, si tradhetari më i madh i kombit Shqiptar, që është një kolonë e pestë e inteligjencës Sërbo-Ruse, për të rikthyer përseri Kosovën nën Sërbi.
    Kjo është strategjia e Albin Kurtit, që po shkaterron çdo arritje të Hashim Thaçit me shokët e tijë të UÇK që çliruan Kosovën.
    Për këtë, dikush duhet të vërë dorë, sa nuk është vonë.

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    Me mire se populli,nuk munde te vene dore askush,kyte e provijne zgjedheet,e lira e demokratike qe bene Kosova,eshte shembull ne rajon e me gjere.Mose degjoni brockullat e spiunit frrok cupit,ky eshte nji person,qe rrene e mashtron opinionin.Tani me skane vlere shkrimet e pa verteta te tijat,eshte vegel,qe perdoret lehte nga padronte e tje antishqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In