Dhoma e Avokatisë ne Qarkun Gjirokastër, në mbledhjen e sapopërfunduar ka vendosur që edhe java e re që do të nisë nesër, seancat gjyqësore do të bojkotohen ne të dy shkallet e gjyqësorit.
Sipas përfaqësuesit të kësaj dhome Bernard Aliko, ky vendim i sotëm i bashkohet vendimeve të dhomave të avokatisë së Shkodrës, Lezhës, Vlorës dhe Korçës të cilat edhe ato kanë vendosur që avokatet të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore të paralajmëruara për javën që vjen si një mase që ndërmerret për të kundërshtuar riorganizimin e hartës së re gjyqësore.
Brenda javës që vjen do të vendoset nëse do të bojkotohen edhe masat e arrestit të cilat deri më sot kanë qenë nën porezencën e avokateve mbrojtës të klientëve të tyre. Në Qarkun e Gjirokastrës sipas riorganizimit të ri, do të ngelet vetëm një gjykate, ajo e Shkallës së Parë ndërkohë që suprimohet Gjykata e Faktit në Përmet, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Apelit.
/e.d