Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shtyrjes së interpelancës së ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, të cilin e ka bërë përgjegjës direkt për këtë problematikë, transmeton “Kosova Sot”.
Sipas tij,” Z. Thaçi i ka dhënë me fjalë tokë Malit të Zi, me të cilën tokë nuk pranohet qytetarët. Kosova dhe Mali i Zi i kanë kufijtë. Kemi një vijë kufitare që ka depërtuar në territor të Kosovës. Z. Thaçi dhe ata që kanë krijuar këtë duhet me riparuar këtë gjendje. Nëse ka dikush me japë pronë tua japë pronën e vet e jo pronën e Kosovës.
Në rast se Qeveria e Kosovës nuk e merr seriozisht këtë temë, atëherë qeveria vetë po i krijon problem të madh Kosovës”, tha ai.









