• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një (jo)lajm me komshiun plak

by
04/06/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një fqinj i moshuar ndjehet keq duke ecur me biçikletë në rrugë. Gjithçka ndodh shpejt dhe plaku i gjorë e sheh veten të shtrirë në asfalt. Mblidhen menjëherë njerëz, shumë prej të cilëve kuriozë që hapin sytë për të parë ç’po ndodh. Plaku shoqërohet në spital, merr ndihmën dhe këtu mbyllet gjithçka.

Kjo ngjarje ka ndodhur sot në një nga rrugët e Tiranës, kur 68 vjeçari Avgur Topalli është rrëzuar nga biçikleta rreth orës katër, pasi është ndjerë jo mirë. Kështu lexohet në të gjitha mediat. S’do ta kishim marrë vesh fare këtë ndodhi krejt banale që i ka ndodhur shumëkujt, më shumë se një herë në jetë, me veten, të afërmit apo të njohurit. Por ja që kur ta jep ndihmën e parë një anëtar i qeverisë, edhe një jo-lajm kthehet në lajm. Madje i vlefshëm për në faqe të parë.

Klajda Gjosha ka bërë një gjest human, kur ka ndalur makinën për t’i dhënë fqinjit të saj Avgur Topalli. Por këtu s’ka asnjë lajm. Sepse pyetja më naive e botës që lind në një rrethanë të tillë është: Cili nuk do të ndalonte, teksa sheh një fqinj të moshuar që rrëzohet nga biçikleta? A mos duhet të jesh patjetër ministër, që të ndalësh hapin apo automjetin? Me siguri që të dyja pyetjet marrin të njëjtën përgjigje: Nuk ka nevojë të jesh anëtar qeverie, për të ndihmuar komshiun e vjetër që shtrihet në rrugë. Për pasojë, nuk ka as lajm.

Ky vend prodhon shumë jo-lajme, bashkë me lajmet. Të dyja kategoritë i gjejmë të rrasura në faqet e gazetave dhe kuadratet e portaleve online, aq sa i gjori njeri nuk di të dallojë të rëndësishmen nga e parëndësishmja. Ja, siç ndodhi edhe sot, kur një ministre ndali makinën për çuar dikë në spital, e të gjithë u turrën ta mbajnë shënim.

Next Post

Spaghetti me fruta det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com