• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haradinaj, Thaçi, Veseli e Limaj, vërtet fajtorë në Beograd

by Lorenc Vangjeli
06/01/2017 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Varet nga këndvështrimi. Çfarë është mirë për dikë, është keq për dikë tjetër. Të njëjtën gjë që dikush e konsideron të bardhë, tjetri betohet se e sheh të zezë. Për shqiptarët është hero, për serbët një kriminel lufte. Mes këtyre dy ekstremeve, ka një qasje të tretë: për francezët është thjesht një dosje gjyqësore e hapur mbas një urdhër arresti të përcjellë nga interpoli. Një pothuaj rutinë burokratike e sistemit. Ky është rasti i Ramush Haradinajt. Ish-kryeministëri i Republikës së Kosovës, është nën arrestin e tij të tretë në Francë, pas dy të tillëve të njëpasnjëshëm në Hagë, nga të cilët fitoi pafajësinë. Gjykata e Apelit në Francë vendosi që Haradinaj të qëndrojë në paraburgim deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës zyrtare serbe për ekstradimin dhe gjykimin e mundshëm të tij në Beograd për krime lufte.

Ajo që po ndodh me Haradinajn – më parë nga ndodhur dhe me Hashim Thaçin – në thelb është dëshmia e një përplasjeje dhe ndeshje kulturash. Një raport i ndërlikuar mes Ballkanit dhe Perëndimit, që ndonëse pranë, shpesh janë dy botë shumë të ndryshme. Rasti i Rambos krenar shqiptar ka prodhuar veç të tjerash, edhe një përplasje të çuditshme mes modelesh të ndryshme qeverisjeje dhe qasjeje ndaj demokracisë. Një qasje e ndryshme për mënyrën sesi shihet ndarja, ekuilibri dhe pavarësia e pushteteve në Shqipëri & Kosovë, në Serbi dhe në Francë.

Në Paris është e pamundur që presidenti Hollande (ai pritet të vizitojë Tiranën në mars), të telefonojë gjykatësin që do të shqyrtonte dosjen Haradinaj dhe t’i thoshte: “Lere fare atë muhabet se na prish punë. Jemi në marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe unë mbas nja tre muajsh do të takohem edhe me Ramën në Tiranë. Ne francezët kemi pasur një rol special në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj dhe Ramushi ka qenë aleati ynë. Në luftë ai hynte tek të mirët kundër të ligjve. Ka luftuar për krah Klintonit nga Amerika, Blerit nga Britania dhe Majkos nga Shqipëria për një kauzë të drejtë”. Një komunikim i tillë as nuk mund të mendohet të ndodhë në këtë formë, që në Ballkan, do të zgjidhte në mënyrë praktike shumë halle nga ato që prodhon sistemi.

Në Serbi ku e shkuara shpesh është vetëm pronë e kalendarit dhe jo e realitetit, kjo histori shihet tërësisht ndryshe. Serbët janë në një raport të ndërlikuar me të shkuarën. Me gjasë edhe zyrtarisht ata janë ende pjesë e sugjestionimit të tyre kombëtar që e sheh UÇK-në si shkak dhe jo si pasojë, si xhelate dhe jo si çlirimtare dhe vetë Kosovën, e konsideron si djep dhe jo si aktin e fundit të perëndimit njëherë e mirë të ëndrrës sllave. Me të gjitha gjasat në Beograd besojnë realisht se janë në të drejtën e tyre. Edhe pse duke i shkelur syrin perëndimit dhe duke pranuar marrëdhënie të mira me Shqipërinë, edhe duke ndërtuar me një sukses të habitshëm mure mes Tiranës dhe Prishtinës, politika serbe nuk ndryshon në thelbin e saj dhe në bindjen se 17 vjet më parë ju bë një padrestësi nga gjithë bota. Se në gjithë dekadën e fundit të shekullit të shkuar ata ishin viktimë e një konspiracioni ndërkombëtar dhe se Ramushi e të tjerë, janë fajtorë që duhet të shpaguajnë. Ndaj urdhëri serb i arrestit qëndron varur si gozhdë Nastradini. Vetëm se kësaj here Nastradini është dramatik dhe gozhda e tij mund të shërbejë si levë për të kthyer pas edhe përpjekje që janë bërë për të ecur përpara.

Në Shqipëri dhe në Kosovë është e udhës që menjëherë të reagohet dhe të kujtohet e shkuara. Eshtë e menjëhershme ringjallja e saj dhe plagët e pambyllura të dhembin rishtaz. Me të drejtën e zotit dhe të së drejtës ndërkombëtare kërkohet lirimi i njeriut që për historinë është hero dhe luftëtar, për të sotmen është një nga politkanët kryesorë të Prishtinës dhe për të drejtën ndërkombëtare është dy herë i pafajshëm. Reagon Rama, Meta e Basha në Tiranë, ndërsa në Prishtinë reagojnë në të njëjtën mënyrë edhe aleatë, edhe kundërshtarë të Ramush Haradinajt. Edhe Thaçi, edhe Mustafa, edhe gjithkush tjetër në të njëjtën linjë: liri pa kushte për Haradinajn dhe apel për autoritetet franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në Prishtinë refuzojnë vizitën “skiç” të presidentit serb, kujtohet muri në Mitriovicë dhe rikujtohet dhe njëherë se pavarësisht të gjithave, deklaratave, përqafimeve, nënshkrimeve e përbetimeve, distanca mes shqiptarëve dhe serbëve është jashtëzakonisht e madhe. Dhe ky është realiteti praktik.

Çfarë duhet bërë që të ndryshojë diçka për mirë? Për shembull, në takimet bilaterale mes Tiranës dhe Beogradit,  Prishtinës dhe Beogradit, shfuqizimi i këtyre urdhërarresteve absurde serbe, mund të jetë një kusht dhe pjesë e paketës së panegociueshme të negociatave. Njëlloj si ligji i luftës me Greqinë.

Në fakt, e gjithë kjo histori varet nga këndvështrimi. Sipas llojit të këndvështrimit, të gjitha palët kanë të drejtë. Të parët francezët, shteti ligjor i të cilëvë ka një sërë procedurash që duhen ndjekur kur mekanizmi i drejtësisë vihet në lëvizje. Kanë të drejtë shqiptarët në Prishtinë e Kosovë kur kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt. Në mënyrë paradoksale, kanë të drejtë dhe serbët në Beograd. Për ta Ramushi është i keqi që duhet ndëshkuar.

Për fat të mirë Ramush Haradinaj, ashtu si dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe dhjetra mijëra të tjerë shqiptarë, me uniformë ushatarake ose jo, janë realisht fajtorë përballë Serbisë së vjetër të vitit 1999. Ai është faji që duhet t’i bëjë ata krenarë sepse ishin pika e ujit në vërshimin që ndryshoi historinë. Që ndryshoi historinë e shqiptarëve, të serbëve dhe të vetë Ballkanit. Që nëse kërkon të nesërme më të mirë, herët a vonë duhet të gjejë qetësinë e nevojshme për ta parë të shkuarën siç është. Me të gjitha nuancat që e shkuara ka: duke nisur nga e zeza e katranit e deri tek e bardha që ekziston vetëm në përfytyrimet fetare për ëngjëjt.

Next Post
Si ta largoni akullin nga xhami i makinës për 10 sekonda (VIDEO)

Si ta largoni akullin nga xhami i makinës për 10 sekonda (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com