Daut Haradinaj ka thënë se krijimi i komisionit nga presidentja për demarkacionin është antikushtetues. Megjithatë, ai ka thënë se Aleanca e ka mirëpritur atë, madje kujton edhe takimin që kishin me Presidenten.
Ai ka thënë se do të presin vlerësimin e tyre, duke shpresuar në pavarësinë politike të komisionit, në të kundërtën prapë do të dalin në rrugë.
“Besojmë shumë se ekspertët ndërkombëtarë do ta vërtetojnë kauzën tonë. Po flasim për territor tepër të madh. Kam luftuar për këtë vend dhe nuk e lëshojmë asnjë pjesë”, ka thënë ai.
Sa i përket kthimit në Kuvend, ai ka përsëritur se do të kthehen nëse Forcat e Sigurisë së Kosovës do të hidhen në votim ose në rast të shpërbërjes së Kuvendit.