Pepe mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Ai ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2017, por ka gjasa të largohet më herët.
Sipas gazetës gjermane, Bild, për mbrojtësin e Portugalisë ka shfaqur interes Juventus dhe Bayern Munich.
Pepe është pjesë e Real Madridit që nga vitit 2007. Ai është transferuar në Santiago Bernabeu nga Porto.
Portugezi deri më tani ka zhvilluar 211 ndeshje dhe ka realizuar 11 gola për ekipin nga mbretëror.