• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hapni provat. Hapni kafazin. Hapni kamerat”, avokati i Veliajt: Procesi po shmang përballjen me të vërtetën

by A R
28/04/2026 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Erion Veliajt ka parashtruar tri kërkesat kryesore të kryebashkiakut të Tiranës, i cili prej më shumë se një viti po qëndron në praburgimin e Durrësit.

“Hapni provat. Hapni kafazin. Hapin kamerat”, janë tri kërkesat e Veliajt, shkruan Plarent Ndreca në një shënim në rrjetet sociale, përcjell A2CNN.

Sipas tij seanca e djeshme ekspozoi një rrezik real që është drejtësia që shmang përballjen me faktet dhe të vërtetë. Ndreca theksoi domosdoshmërinë për ta kthyer procesin  në shinat e Kushtetutës dhe standardeve evropiane.

“Pa këto kushte, çdo përpjekje për të hequr “pataten e nxehtë” apo për të larë duart si “Ponc Pilati” do të dështojë dhe përgjegjësia, dikur, diku, ndaj dikujt, do të kërkojë adresën e saj”, shkruan ai.

Shënimi i plotë

Të nderuar përfaqësues të medias,

Seanca e djeshme ndaj Erion Veliajt nuk ishte thjesht një zhvillim i radhës procedural, por një pasqyrë e qartë e situatës dramatike në të cilën është mbërthyer drejtësia shqiptare.

Nga ana jonë u paraqitën kërkesa bazike për një proces të rregullt ligjor. Kërkuam që gjykata të sillte në sallë 35 fashikuj me prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura dhe të konstatohej ky fakt në seancë: prova që nuk janë hapur, nuk janë parë dhe nuk janë vlerësuar as nga gjykata e seancës paraprake, megjithëse ajo ka marrë vendim mbi to.

Kërkuam gjithashtu që këto prova të viheshin në dispozicion të mbrojtjes, pasi nuk janë administruar kurrë prej saj, ndërsa z. Veliaj jo vetëm që nuk i ka marrë, por nuk ka asnjë mundësi teknike të njihet me to. Reagimi i gjykatës ishte tronditës: e injoroi këtë fakt, e konsideroi të ezauruar kohën e mbrojtjes për njohjen me aktet, refuzoi çdo verifikim, nuk solli fashikujt, nuk konstatoi gjendjen e tyre dhe, ndërkohë, as vetë nuk i ka hapur dhe nuk është njohur me to.

Absurdi vijoi me pranimin e gjykimit të shkurtuar për një pjesë të të pandehurve, pra gjykimin mbi gjendjen aktuale të akteve, në një kohë kur një pjesë e tyre janë të pahapura dhe të pashqyrtuara edhe nga vetë gjykata, çka ngre pyetjen thelbësore: mbi çfarë baze u vlerësua se çështja mund të zgjidhet “në gjendjen që janë aktet”, kur vetë aktet nuk janë hapur? Një situatë kjo që krijoi bindjen e qartë për një vendimmarrje të paracaktuar për ndarjen e çështjes dhe “heqjen nga dora” të rastit “të nxehtë” Veliaj, bindje e përforcuar nga qëndrimet e prokurorëve, të cilët paralajmëruan se kërkesat tona do trajtoheshin në një proces tjetër, pikërisht siç ndodhi.

Në të njëjtën linjë, u refuzua pa asnjë argument dhe pa bazë ligjore kërkesa për transmetimin e seancave, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me praktikën e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, u refuzua e drejta e z. Veliaj për të qenë në kushte dinjitoze dhe të barabarta me palën tjetër, përmes eliminimit të qëndrimit në kafazin e xhamit, një kërkesë që u trajtua në mënyrë cinike dhe arrogante nga akuza, duke u krahasuar me një qëndrim në “hotel me 5 yje”.

Seanca e djeshme nuk ishte thjesht një diferencë qëndrimesh proceduriale, por një kontrast i fortë midis një mbrojtjeje që kërkon standarde, profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe një procesi që i shmang standardet, Kushtetutën dhe ligjin. Ajo ekspozoi një rrezik real: një drejtësi që shmang përballjen me faktet dhe të vërtetën, duke u kthyer nga organ i dhënies së drejtësisë në një mekanizëm “paketim-ambalazhimi” çështjesh, i shurdhër ndaj argumentit dhe i verbër ndaj ligjit.

Kjo nuk na dekurajon. Përkundrazi, e rrit përgjegjësinë tonë nga një detyrë profesionale në një detyrë qytetare, për të përdorur çdo mjet ligjor dhe për ta rikthyer këtë proces në shinat e Kushtetutës dhe standardeve evropiane. Pa këto kushte, çdo përpjekje për të hequr “pataten e nxehtë” apo për të larë duart si “Ponc Pilati” do të dështojë dhe përgjegjësia, dikur, diku, ndaj dikujt, do të kërkojë adresën e saj.

Next Post
Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

April 28, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

April 28, 2026
Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

April 28, 2026
Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

April 28, 2026
Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

April 28, 2026
CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

April 28, 2026
“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!

“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!

April 28, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

April 28, 2026
VIDEO / Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

VIDEO / Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

April 28, 2026
Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In