• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e negociatave/ PE merr në shqyrtim draft- rezolutën për Shqipërinë

by Java News
29/11/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pasi Parlamenti Evropian u kërkoi vendeve anëtare të Unionit pezullimin e përkohshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, Komiteti i Jashtëm i PE merr në shqyrtim draft-rezolutën për Shqipërinë, e cila “mbështet plotësisht anëtarësimin e vendit në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave”, sipas rekomandimit  të Komisionit Evropian, më 9 nëntor.

“Mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave të anëtarësimit sapo të ketë progres të besueshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë që të ruhet vrulli ( ose ritmi/shpejtësia) i reformave; si dhe pret që Shqipëria të konsolidojë progresin e arritur dhe të ruajë ritmin e përparimit në zbatimin e të gjitha prioriteteve kyçe;”

Në 7 faqe përmblidhen 21 paragrafe dhe RTSH zbardh pjesët kryesore të dokumentit të hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, ku krahas njohjes së progresit të qëndrueshëm në procesin e anëtarësimit drejt BEsë, theksohet edhe rëndësia për dialog konstruktiv politik, “zbatimin e plotë dhe në kohë” të reformave integruese, në veçanti për paketën e drejtësisë, por dhe përmbylljen e reformës elektorale, përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 2017, duke kujtuar, në këtë kuadër, rëndësinë e transparencës së financave të partive poilitike.

“Rithekson se një dialog konstruktiv, bashkëpunim i qëndrueshëm politik dhe gatishmëria për kompromis është vendimtare për suksesin e reformave dhe për të gjithë procesin e anëtarësimit në BE;”

“Përsërit se një reformë gjithëpërfshirëse e gjyqësorit është një kërkesë madhore e qytetarëve të Shqipërisë për të rikthyer besimin tek përfaqësuesit politik dhe të institucioneve publike, dhe se kredibiliteti e efektiviteti i procesit të reformave në tërësi, duke përfshirë edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, varet nga suksesi i procesit të verifikimit (veting) dhe reformës në drejtësi.”

“Mirëpret strategjinë e re të reformës në drejtësi 2017-2020 dhe planin e veprimit, si dhe rritjen e mjeteve buxhetore për zbatimin; bën thirrje për trajtimin e mëtejshëm të mangësive në funksionimin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë mungesën e pavarësisë nga degë të tjera të pushtetit, drejtësinë selektive, llogaridhënien e kufizuar dhe mekanizmat joefikase të kontrollit, korrupsionin, kohëzgjatjen e përgjithshme të procedurave gjyqësore dhe zbatimit.

“Bën thirrje ndaj Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për Reformën Zgjedhore për të përfunduar rishikimin e kodit zgjedhor duke adresuar të gjitha rekomandimet e mëparshme të OSBE / ODIHR-it; Bën thirrje ndaj autoriteteve kompetente për të siguruar zbatimin e duhur në kohë, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të qershorit 2017; Kujton se të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike në përputhje me standardet ndërkombëtare; I bën thirrje partive politike të Shqipërisë për të respektuar ligjin për përjashtimin e autorëve të veprave penale nga postet publike, në frymë dhe në letër, kur të përcaktojnë kandidatët e listave të tyre;

Ndërsa Kuvendit i kërkohet të miratojë Kodin e etikës dhe të forcojë kapacitetet e mbikqyrjes ndaj qeverisë,  Parlamenti Europian, sipas draftit, do të shqyrtojë mundësitë, përmes programeve egzistuese për vendet e zgjerimit, për të ndihmuar kolegët shqipëtarë,  në këtë kuadër, për ushtrimin e rolit mbikqyrës dhe rritjen e cilësisë së legjislacionit. Vlerësohet përmirësimi i mardhënies së institucioneve shtetërore me shoqërinë civile, por kërkohet rregullimi i kuadrit fiskal për organizatat jofitimprurëse. Toleranca fetare vendase konsiderohet “thelbësore për parandalimin e radikalizmit islamik” dhe luftën kundër terrorizmit. Drafti përsërit gjetjet e raportit të fundit të Komisionit për vendin në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, për administratën publike dhe respektimin e të drejtave themelore, përfshirë për pronat, fëmijët dhe minoritetet, si dhe përsa i takon lirisë së medias.

“Rithekson rëndësinë kritike për media profesionale dhe të pavarur në shërbimin publik dhe privat; është i shqetësuar për ndikimet politike në media dhe vetë-censurën e gjithëpërhapur  mes gazetarëve; vë në dukje zbatimin e ngadalshëm të ligjit për mediat audiovizuale dhe vonesat në plotësimin e vendeve të AMAs; bën thirrje për masa për të rritur standardet etike e profesionale dhe bashkësinë e kontratave të rregullta të punës së gazetarëve, për të rritur transparencën e reklamave qeveritare në media dhe për të siguruar pavarësinë e autoritetit rregullator dhe të transmetuesit publik;”

Ky draft pritet të pësojë ndryshime, pas paraqitjes në Komitetin e Jashtëm, të martën pasdite. Mësohet së eurodeputetët kanë afat deri më 10 Janar 2017 për të dorëzuar amendamentet e tyre dhe draft-rezoluta për Shqipërinë pritet të miratohet nga PE gjatë seancës së ardhshme.

Next Post
Valbona Selimllari tregon një tjetër “sekret” që nuk e dinim… (FOTO)

Valbona Selimllari tregon një tjetër "sekret" që nuk e dinim... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In