• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e negociatave me BE/ Rama nis përgatitjet për një manifestim të madh më 28 korrik në “Skënderbej”. Ja skema e organizimit

by Java News
21/07/2022 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama duket se ka planifikuar që ta mbyllë sezoni politik para pushimeve me një manifestim me pjesëmarrje masive në sheshin “Skënderbej”.

Lëvizja e tij, disi e justifikuar me një festë gjigande për vendimin e Bashkimit Europian për të çelur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, duket se është edhe një përgjigje politike ndaj protestës së 7 korrikut të Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se instruksionet për këtë organizim janë dhënë në takimin djeshëm të Ramës me drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Socialiste.

Kryeministri ka lënë porosi për organizimin e një manifestimi të madh që pritet të mbahet më datë 28 korrik në orën 19:00. pas takimit me Ramën drejtuesit politik të qarqeve kanë zhvilluar takime informale me kryetarët e degëve, ku u kanë lënë porosi që të mbledhin sa më shumë qytetarë në manifestim.

Teksa Sali Berisha dhe opozita e demonstruan forcën e tyre me një protestë para zyrës së Kryeministrit, që pjesëmarrjen e kishte me shifra tepër të larta, Rama nuk do të shkojë në pushime pa treguar se edhe ai ka popullin me vete.

Ndërkohë manifestimi që Partia Socialiste po përgatit vjen vetëm 4 ditë pas largimit të Presidentit Ilir Meta nga posti i Kreut të Shtetit që e mbajti për 5 vite, por edhe pas Kongresit të LSI që do të zhvillohet më 25 korrik./m.j

Next Post
FOTO/ U përfshinë në debate të ashpra në Parlament, pas seancës demokrate e socialiste bëhen bashkë në lokalin e Kuvendit

FOTO/ U përfshinë në debate të ashpra në Parlament, pas seancës demokrate e socialiste bëhen bashkë në lokalin e Kuvendit

Comments 1

  1. Popull real. says:
    4 years ago

    O redaksiaaaaa……
    Lutem, tregojini artikullshkronjësit, se shifra rreth tremijë protestues (të Sali Berishes), nuk quhet SHIFER TEPËR E LARTË….
    Është miopi ose më e keqja, dashakeqesi të shkruash këto fjalë.

    Reply

Leave a Reply to Popull real. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

February 2, 2026
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

February 2, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 2, 2026
“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë…

February 2, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Nga motor i integrimit në amortizator të pushtetit- Roli i shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In