• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e dosjeve sekrete rikthen misterin mbi jetën jashtëtokësore

by A R
17/05/2026 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

170 dokumente të klasifikuara mbi Fenomenet e Paidentifikuara, ose UFO, janë të hapura tashmë për njerëzimin. Sikurse kishte premtuar, presidenti amerikan Donald Trump dha dritën jeshile, dhe Departamenti i Luftës deklasifikoi dokumente, video dhe foto të Pentagonit, FBI-së dhe NASA-s të mbledhura që prej vitit 1947.

Dokumentet e publikuara në war.gov/ufo përfshijnë raporte investiguese, transkriptime të Agjencisë Hapësinore Amerikane NASA, si dhe disa foto, ku shfaqen objekte që lënë vend për shumë dyshime mbi origjinën e tyre. Gjithashtu, dokumente ku analizohen hollësisht raste të shumë viteve më parë, ku trajtohet çështja e vëzhgimeve nga pilotë të US Navy, pra Ushtrisë Amerikane.

Qëllimi i këtij programi, i mbështetur fort nga presidenti aktual i SHBA-ve, ishte pikërisht transparenca mbi shumë sekrete mbi argumentin UFO dhe alienë, kureshtje që njerëzimi e ka të ngulitur dhe gjithnjë ka qenë në kërkim të faktimit të gjithë dëshmive, duke nisur nga shkrimet apo pikturat e lashta e deri në epokën bashkëkohore, duke përfshirë gjithë historinë e species sonë.

Fenomeni i ekzistencës së formave të tjera të jetës inteligjente apo biologjike, por edhe teknologjive që përdorin, është tejet interesant dhe agjencitë e inteligjencës amerikane, ruse, kineze etj., por edhe universitetet dhe studiues të shumtë, janë përpjekur të kuptojnë, të shpjegojnë dhe të faktojnë.

Ndër filet e deklasifikuara rezultojnë edhe skanime e dokumente nga programet Apollo në Hënë, ndër të cilat një shkëndijë drite e pashpjegueshme mbi sipërfaqen e satelitit tonë, dhe do duhet shumë kohë që të shqyrtohen të gjitha. Por elementët e parë që bien në sy janë vëzhgime, vrojtime nga nëpunës federalë amerikanë në vitin 2023 për “disa sfera që lëshojnë sfera të tjera” apo një “sferë e ndritshme e bardhë, jo e rregullt”, e dëshmuar në vitin 2024 në Siri gjatë një misioni të ushtrisë.

Ajo që është më interesante deri tani nga shumë dokumentet sekrete të publikuara, është një imazh që tregon një objekt misterioz rrethor në formë amebe, i filmuar nga Komanda e SHBA-ve në vitin 2024, i përsëritur dy herë brenda vitit, me drita jo të identifikueshme me prejardhje tokësore apo mjet teknologjik të ndërtuar nga njerëzimi.

Ndër imazhet e diskutueshme padyshim janë ato bardh e zi të fotove të shkrepura gjatë misioneve Apollo 11 në vitin 1969 dhe Apollo 17 në vitin 1972, përfshirë edhe një video, ku shihen 3 pika në qiell që lëvizin. Pentagoni, në përshkrimin zyrtar, shkruan se lidhur me këto imazhe nuk ka konsensus mbi natyrën e anomalive, edhe duke pranuar se mund të trajtohet për një objekt.

Më interesante duket imazhi mbi një objekt metalik në formë elipsi, nën të cilin shpjegohet se është një render, i ndërtuar mbi bazën e dëshmive të shumë personave, që kanë deklaruar se kanë parë një objekt të materializohet nga një dritë e shkëlqyeshme në qiell, me madhësi rreth 39m x 58m, që më pas u zhduk menjëherë nga shikimi i tyre. Pra nuk është vetëm një foto, por është një detaj i rindërtuar dhe mjaft domethënës.

Megjithatë, në të gjitha këto dokumente, mbi të cilat është punuar me vite të gjata nga Pentagoni, dhe përtej qindra dëshmive të mbledhura, qeveria amerikane nuk jep ende asnjë provë evidente që vërteton faktimin apo pranimin e ekzistencës së jetës jashtëtokësore. Asnjë detaj i ri mbi Zonën 51 në Nevada të SHBA-ve, bazën ushtarake Top Secret të mbuluar prej dekadash me mister dhe epiqendër e gjithë teorive konspirative mbi alienët, asnjë shpjegim.

Presidenti, në deklaratën e lëshuar në momentin e publikimit të këtij dokumentacioni, që sipas tij do pasohet nga të tjera ndër kohë, tha se ky vendim është marrë me qëllimin e transparencës dhe që populli të krijojë një ide të vetën mbi këto pikëpyetje dhe interesin e madh të treguar mbi argumentin.

Edhe ish-presidenti amerikan Obama pati deklaruar njëherë, kur u pyet nëse jeta jashtëtokësore ekziston dhe provat që disponon qeveria amerikane, ai u përgjigj duke thënë se “Po, ekzistojnë vërtet, por unë nuk i kam parë asnjëherë dhe nuk mbahen trupa alienë në Zonën 51.”

Gjithsesi, ajo çka është publikuar deri më tani, është një arkiv anomalish të pazgjidhura, jo një dosje mbi jashtëtokësorët apo teknologjitë dhe objektet e paidentifikuara, pra as UFO as UAP. Sipas Adam Kovac të Scientific American, dhe ekspertëve të sektorit, nuk qartësohet asgjë më shumë me këto files, por shtohet kureshtja, pasi këtu nuk ka prova që ushtria amerikane të ketë në dorë teknologji me origjinë jo njerëzore, as konfirmime të ekzistencës së jetës në planetë të tjerë në kozmosin e pafundmë.

Next Post
Takimet sekrete të Rubio me “Gaforren”

Takimet sekrete të Rubio me “Gaforren”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com