• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet Simpoziumi i X i Evropës Juglindore dhe Lindore: Akademik Nazim Gruda nderohet me medalje

by A R
18/05/2026 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hania, Kretë – Ka çelur sot punimet në Hania të ishullit të Kretës (Greqi), Simpoziumi i 10-të i Evropës Juglindore dhe Lindore për Perimet dhe Patatet, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore të sektorit, e organizuar nën kujdesin e Shoqatës Ndërkombëtare për Shkencën Hortikulturore (ISHS). Edhe pse mban një emërtim gjeografik rajonal, simpoziumi ka mbledhur bashkëkërkues shkencorë, studentë dhe profesionistë nga mbarë bota për të diskutuar mbi sfidat e prodhimit, që nga bujqësia organike e deri te teknologjitë e reja të mjediseve të mbrojtura në epokën e ndryshimeve klimatike.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes, Anëtarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr. Nazim Grudës, iu akordua Medalja e ISHS-së, së bashku me kolegun e tij nga Universiteti Bujqësor i Athinës, Profesor Dimitrios Savvas. Ky vlerësim ndërkombëtar dëshmon për punën e tij sistematike dhe përkushtimin e vijueshëm në organizimin e simpoziumeve të ISHS-së. Kjo medalje është e treta për të (Rumani-2023; Gjermani-2025; dhe Greqi-2026).

Gjatë ditëve të simpoziumit, akademik Gruda do të udhëheqë diskutime kyçe, do të prezantojë ligjërata mbi sistemet reziliente ndaj klimës, si dhe do të kryesojë sesione mbi përshtatjen e perimeve ndaj stresit abiotik. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe workshop-it të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) me qendër në Romë, i cili do të zhvillohet më 19-20 maj nën drejtimin e tij, me fokus trajtimin e diversitetit të sistemeve agro-ushqimore në vendet e Evropës Junglindore, Azisë Qendrore, dhe Kaukazit Jugor. Angazhimi i tij do të vijojë deri në mbylljen e punimeve me ndarjen e çmimeve për talentet e rinj.

Pavarësisht këtij suksesi individual të Prof. Grudës, që lartëson shkencën shqiptare, mbetet për t’u shënuar me keqardhje një fakt: në këtë simpozium të rëndësishëm ndërkombëtar, asnjë shkencëtar apo kërkues tjetër nga Shqipëria nuk do paraqesë gjetje apo studime në fushën e perimeve dhe patates.

Next Post
Trump drejt humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, por ka gati manovrën e tij politike

Trump drejt humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, por ka gati manovrën e tij politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Qeveria shtyn afatin për stacionet e plazhit! Kontratat do të lidhen deri në fund të qershorit

May 18, 2026
Tensione në Budapest, presidenti sfidon kërkesën e kryeministrit të ri: Nuk e jap dorëheqjen!

Tensione në Budapest, presidenti sfidon kërkesën e kryeministrit të ri: Nuk e jap dorëheqjen!

May 18, 2026
Rama njofton platformën e re e-Albania: Përdorim më i lehtë edhe për PAK…

Rama njofton platformën e re e-Albania: Përdorim më i lehtë edhe për PAK…

May 18, 2026
Gratë me kallashnikovë në xhami! Çmenduri në TV e Iranit, moderatori qëllon me armë live

Gratë me kallashnikovë në xhami! Çmenduri në TV e Iranit, moderatori qëllon me armë live

May 18, 2026
10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

May 18, 2026
“Times Kuwait”: Shqipëria po kthehet në destinacionin tërheqës për turistët dhe investitorët nga Gjiri

“Times Kuwait”: Shqipëria po kthehet në destinacionin tërheqës për turistët dhe investitorët nga Gjiri

May 18, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Nga puna, te surprizat dhe dashuria, si nis java për 12 shenjat? Horoskopi nga Jorgo Pulla

May 18, 2026
Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton dhunën e kolonëve: Në shënjestër Smotrich dhe Ben-Gvir

Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton dhunën e kolonëve: Në shënjestër Smotrich dhe Ben-Gvir

May 18, 2026
DETAJE / Rama vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Në fokus partneriteti dhe investimet

DETAJE / Rama vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Në fokus partneriteti dhe investimet

May 18, 2026
“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In